TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Derbi në “paqe”, Llapi e shkërrmoç Ballkanin në transfertë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Derbi në “paqe”, Llapi e shkërrmoç Ballkanin në transfertë

Ka përfunduar xhiroja e 16-të në Superligën e Kosovës në futboll. Derbi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, është mbyllur pa fitues. Në duelin e luajtur të enjten, në të cilën Drita ishte nikoqire, ndeshja përfundoi me shifrat 1:1.

Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Pjesa e parë, u mbyll pa gola edhe pse Gjilani pati një rast të mirë shënimi nëpërmjet Arbnor Ramadanit, i cili qëlloi shtyllën nga gjuajtja e lirë.

Në pjesën e dytë, Gjilani zhbllokoi rezultatin me golin e realizuar nga Baton Zabërxha (67). Ndërsa, Drita barazoi në minutën e 82-të me anë të Almir Ajzerajt.

Ndërsa Llapi ka triumfuar bindshëm ndaj skuadrës së Ballkanit me rezultatin e thellë 4:1. Skuadra mysafire i shënoi dy gola në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën për ta vulosur fitoren e pestë këtë edicion.

Me këtë triumf, Llapi largohet nga pozita e parafundit në tabelë, pasi ka 19 pikë të mbledhura. Në anën tjetër, Ballkani regjistroi humbjen e dytë këtë edicion dhe përkundër saj, mbetet në vendin e dytë në tabelë me 27 pikë.

Llapi e nisi furishëm ndeshjen dhe në minutën e shtatë e zhbllokoi rezultatin me golin e brazilianit Fernandinho. Epërsinë e dyfishoi Francisco Rivera në minutën e 35-të, për t’i dërguar skuadrat në pushim me shifrat 2:0.

Rivera shënoi edhe golin e tretë për Llapin dhe të dytin personal, në minutën e78-të. Golin e katërt për skuadrën llapjane, e realizoi Gerhard Progni që realizoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 89-të.

Krejt çka arriti Ballkani të bëjë në këtë takim, ishte të shënojë golin e nderit në minutën e dytë në kohës shtesë nëpërmjet Lumbardh Dellovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Llapi dhe Gjilani ndahen baras

Llapi dhe Gjilani ndahen baras

​Kompany përfundon në spital pas stërvitjes së Bayernit

​Kompany përfundon në spital pas stërvitjes së Bayernit

Edhe një futbollist e largohet nga Kosova, bashkohet me Shqipërinë

Edhe një futbollist e largohet nga Kosova, bashkohet me Shqipërinë

Ndërprerja e rrymës destabilizon furnizimin me ujë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq

Të shtunën ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën