TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, kërkon zhbërjen e Gjykatës Speciale: Duhet të veprojmë sa më shpejt

by Teve1
1 muaj ago
2
A A
Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, kërkon zhbërjen e Gjykatës Speciale: Duhet të veprojmë sa më shpejt

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Sala Jashari, ka kërkuar nisjen e procedurave institucionale për zhbërjen e Gjykatës Speciale, pas vendimit të sotëm ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Jashari ka bërë thirrje që Kuvendi të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme dhe të ndërmerren hapa institucionalë për kundërshtimin e vendimit.

“PDK do t’u marrë të gjitha hapat, por, unë si Sala Jashari kam bërë thirrje kryesueses së Kuvendit që të bëjmë thirrje të menjëhershme që nesër ta fillojmë seancën. Të gjithë deputetet do të kthehen nga Haga dh e të fillojmë me seancë. Të fillojmë në formën institucionale që të ju dalim në zë çlirimtareve tanë. Do të kërkojmë gjitha format që të zhbëjmë Gjykatën. Por, mbi të gjitha shumë e nevojshme të dërgohet mesazhi që çlirimtaret nuk dënohen në emrin e popullit. Ajo që dëgjuam sot është tragjike për Kosovën. Është e rëndësishme që gjitha partitë pulitke të bashkohen sidomos ato shqiptare e të diskutojnë, është moment shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës”, nënvizoi Jashari.

Ajo ka kërkuar gjithashtu miratimin e një rezolute, përmes së cilës, sipas saj, do t’u dërgohej mesazh ndërkombëtarëve se UÇK-ja nuk duhet të dënohet në emër të popullit shqiptar.

“Sigurisht që Gjykata është krijuar dhe çlirimtarët kanë shkuar me idenë që gjithçka le të jetë e drejtë, por, deri tash e kemi parë që gjykata nuk ka qenë asnjë formë e drejtë, ka qenë krejtësisht politike. Dhe, madje është bërë një thirrje prej avokatit të Hashim Thaçit që deputetet menjëherë të fillojnë procedurat për zhbërjen e kësaj gjykate, e po ashtu duhet të fillohet menjëherë një seancë e jashtëzakonshme. Unë madje edhe kam bërë thirrje tashmë, ne duhet të krijojmë një rezolutë që t’i tregohet të gjithë ndërkombëtarëve e të gjithë të tjerëve që asnjë moment UCK nuk dënohet në emrin e popullit shqiptar. Duhet të fillojë çdo procedurë sa më shpejtë”, thekson Jashari.

Jashari ka bërë thirrje edhe për qetësi dhe maturi nga protestuesit, duke kërkuar që të shmangen përplasjet me Policinë e Kosovës.

“Kam ardhur këtu me idenë dhe qëllimin, që gjithëve këtu, po e shoh që shumica janë të rinj, me ju thanë që ne duhet me ruajt qetësinë dhe maturinë, për shkak se Kosova po kalon në një situatë shumë të vështirë, dhe ne duhet me qenë ata që me ditë formën edhe mënyrën qysh kemi me dalë përballë vendit. Në këtë moment askush nuk e kemi prit këtë vendim të gjykatës, ne si deputet të gjithë e kemi për obligim që t’i marrim hapat institucional që sa më shpejtë të gjejmë formën që të zhbëjmë këtë gjykatë dhe t’i dalim në ballë çlirimtarëve, ata që kanë dashur të japin gjithçka për vendin e vet. Po shpresoj që secili ka me tregu maturi dhe qetësi për shkak se kjo duhet të na bashkojë të gjithëve… Kërkoj qetësi prej protestueseve, kjo është diçka që na prek të gjithëve dhe duhet të na bashkojë të gjithëve. Në asnjë formë të lëndojmë policët dhe njerëzit tanë.”, tha Jashari. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

Ibishi: Siguria nuk duhet të jetë çështje kursimi, Kosova duhet të integrohet sa më parë në NATO

Ibishi: Kosova nuk mund t’i shesë mend Amerikës, duhet t’i pranojë ofertat e saj

Ibishi: Kosova nuk mund t’i shesë mend Amerikës, duhet t’i pranojë ofertat e saj

Vdes kryetari i parë i Këshillit të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur

Vdes kryetari i parë i Këshillit të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Kush ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit?!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën