TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​De Groot nga Prishtina: Është e papranueshme që qeveritë të vënë në shënjestër gjykatat e pavarura

by Tëvë1
45 minuta ago
0
A A
​De Groot nga Prishtina: Është e papranueshme që qeveritë të vënë në shënjestër gjykatat e pavarura

Kryetarja e Gjykatës Supreme të Holandës, G. (Dineke) de Groot, ka deklaruar se është e papranueshme që qeveritë të vënë në shënjestër institucionet e pavarura gjyqësore dhe të përpiqen të pengojnë administrimin e drejtësisë.

Duke folur në panelin “Standardet ndërkombëtare dhe interpretimi kushtetues”, në konferencën ndërkombëtare të organizuar me rastin e 17-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, De Groot ka shprehur shqetësimin për, siç tha ajo, cenimin e institucioneve të krijuara për të luftuar pandëshkueshmërinë.

Ajo ka përmendur sanksionet e vendosura nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë dhe anëtarëve të saj, duke theksuar se kundërshtimi i ndjekjes penale për krimet më të rënda nuk duhet të jetë një mundësi e pranueshme.

“Është nder për mua të kontribuoj në këtë ngjarje. Në këtë panel kushtuar gjykatave ndërkombëtare dhe institucioneve kushtetuese, dua të ndalem te një çështje që, siç u përmend edhe më herët, është veçanërisht e rëndësishme. Institucionet e krijuara për të na mbrojtur nga pandëshkueshmëria po minohen. Sanksionet e vendosura nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë dhe anëtarëve të saj sugjerojnë se kundërshtimi i ndjekjes penale për krimet më të rënda mund të konsiderohet ende si një mundësi. Por kjo nuk mund të jetë e pranueshme. Para së gjithash, dhe veçanërisht këtu, në Republikën e Kosovës, ku krimet shumë të rënda janë pjesë e historisë së afërt, duhet të theksohet se është e papranueshme që një qeveri të vërë në shënjestër një institucion të pavarur gjyqësor, të krijuar përmes një traktati, dhe të përpiqet të pengojë pavarësinë e gjyqësorit, si dhe administrimin e drejtësisë”, tha Groot.

Ajo ka theksuar se gjykatat duhet t’ua shpjegojnë palëve dhe publikut se zbatimi i standardeve ndërkombëtare nuk e dobëson Kushtetutën kombëtare, por e forcon respektimin e saj.

“Sulmi ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare bie gjithashtu ndesh me interesat e viktimave të mizorive masive, të cilat nuk janë në gjendje të sigurojnë që autorët të ndiqen penalisht në vendin e tyre dhe që varen nga mekanizmi plotësues i parashikuar në Statutin e Romës, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend. Një gjykatë kushtetuese luan një rol të rëndësishëm në forcimin e qëndrueshmërisë përballë zhvillimeve që mund të cenojnë rendin juridik kombëtar, apo edhe atë ndërkombëtar. Në Holandë nuk ekziston një gjykatë e veçantë kushtetuese, por interpretimi kushtetues i standardeve ndërkombëtare është një nga detyrat e gjykatës. Gjatë fjalës sime, dëshiroj të paraqes disa vërejtje lidhur me vetëm një aspekt të ndërthurjes së standardeve ndërkombëtare me interpretimin kushtetues. Ky aspekt ka të bëjë me faktin se standardet ndërkombëtare mund të shërbejnë si burim frymëzimi për interpretimin kushtetues, por ato gjithashtu mund të përcaktojnë kërkesa lidhur me mënyrën se si zbatohet norma kushtetuese kombëtare. Një gjykatë mund të duhet të shqyrtojë se si t’ua shpjegojë palëve dhe publikut, përmes aktgjykimit të saj, se zbatimi i standardeve ndërkombëtare e forcon respektimin e Kushtetutës kombëtare dhe nuk e dobëson atë”, tha ajo./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çeku takohet me ambasadorin e Luksemburgut, në fokus bashkëpunimi në arsim dhe aftësim profesional

Çeku takohet me ambasadorin e Luksemburgut, në fokus bashkëpunimi në arsim dhe aftësim profesional

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

Përparim Rama konfirmon kandidaturën për kryetar të LDK-së, kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Çeku takon ambasadorin e Luksemburgut, në fokus bashkëpunimi në arsim dhe aftësim profesional

Çeku takon ambasadorin e Luksemburgut, në fokus bashkëpunimi në arsim dhe aftësim profesional

Korçë dhe Shkodër, studentët dhe pedagogët vijojnë bojkotin, kërkohet dorëheqja e Ramës

Korçë dhe Shkodër, studentët dhe pedagogët vijojnë bojkotin, kërkohet dorëheqja e Ramës

Nagelsmann, favorit për trajner të Manchester Unitedit

Nagelsmann, favorit për trajner të Manchester Unitedit

Ismajli nuk luan as ndaj Bolognas

Ardian Ismajli rikthehet si titullar te Torino

Çeku takohet me ambasadorin e Luksemburgut, në fokus bashkëpunimi në arsim dhe aftësim profesional

Çeku takohet me ambasadorin e Luksemburgut, në fokus bashkëpunimi në arsim dhe aftësim profesional

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

Përparim Rama konfirmon kandidaturën për kryetar të LDK-së, kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Pse lëkura e grave dhe burrave shërohet ndryshe?

Pse lëkura e grave dhe burrave shërohet ndryshe?

Çeku takon ambasadorin e Luksemburgut, në fokus bashkëpunimi në arsim dhe aftësim profesional

Çeku takon ambasadorin e Luksemburgut, në fokus bashkëpunimi në arsim dhe aftësim profesional

Korçë dhe Shkodër, studentët dhe pedagogët vijojnë bojkotin, kërkohet dorëheqja e Ramës

Korçë dhe Shkodër, studentët dhe pedagogët vijojnë bojkotin, kërkohet dorëheqja e Ramës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën