TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Dallaveret me njehsorët” – MINT gjobit KEDS-in me 40 mijë euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka dënuar KEDS-in me 40 mijë euro gjobë për njehsorët elektrikë. E qytetarët shpresojnë që inspektime e tilla të vazhdojnë e mos të pësojnë më shumë.

by Fëllënza Krasniqi
46 minuta ago
0 0
A A

Është kompania që i dërgon faturat e rrymës tek konsumatorët.

Por, të mërkurën, vet KEDS-it, i arriti një e tillë.

Kjo meqë për herë të pestë, kompania që e shpërndan energjinë elektrike në Kosovë, u gjobit nga Ministria e Tregtisë.

E gjitha kjo pas parregullsive me njehsorët elektrikë.

Për këtë, kësaj radhe KEDS duhet të paguaj edhe 40 mijë euro të tjera.

“Vlen të theksohet se po vazhdon procesi i verifikimit të njehsorëve elektrikë të konsumatorëve që kanë paraqitur ankesa. Vetëm gjatë dy ditëve të fundit, në laboratorin e Agjencisë së Metrologjisë janë verifikuar 19 njehsorë, prej të cilëve 7 kanë rezultuar pa afat të vlefshmërisë, ndërsa një njehsor është konstatuar pa lejim tipi. Raportet zyrtare të laboratorit janë proceduar në Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut për ndërmarrjen e masave ligjore dhe shqiptimin e gjobave ndaj KEDS-it, në vlerë prej 40,000 eurosh”, thuhet në njoftimin e MINTI-it.

E vet qytetarët kërkojnë që inspektime të tilla të njehsorëve të bëhen me shpesh.

“Te ne nuk kanë ardh ende, por shumë mirë që po shkojnë me i kontrollu se me të vërtete rryma për këtë standard që e kemi është shtrenjtë edhe duhet me i kontrollu këta njehsorë. Turqia çka është duke bërë po dihet po i keqpërdorë edhe rrymën që e kanë shitë edhe tash plus dallavere me ora. Për këtë send është dashur çdo shtëpi e banesë me i kontrollu”, u shpreh një qytetar.

“Unë jetoj vetë banesa diku afër 50 metra katrorë nuk kam shporetë, ngrohëse vetëm një e kam  e deri tash më ka ardh 60 euro. Nuk rri askush nuk e shfrytëzojmë por është shumë shtrenjtë. Unë vitin e kaluar i kam bërë një kërkesë këtu, por këta nuk janë ardh me shiku tash pasi u bë kjo inshalla bëjnë diçka”, ka thënë një qytetar tjetër.

Por këta të fundit, KEDS thotë se do t’i kompensojë.

E gjitha kjo, nëse verifikohet se lëvizja e orës në njehsor e ka dëmtuar konsumatorin.

“Ritheksojmë se konsumi i energjisë elektrike matet me saktësi të plotë, çka është vërtetuar edhe nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, siç është bërë e ditur përmes njoftimeve. Pra, njehsorët elektrik bëjë matje të saktë të konsumit të energjisë elektrike. Devijimet e vërejtura në kohë janë një karakteristikë teknike e njohur e kohës së njehsorëve dhe përbëjnë problem teknik të cilin deri në një masë e parasheh edhe rregullorja. Çdo njehsor që ka tejkaluar këtë normë do të verifikohet, në qoftë se vërtetohet që lëvizja në orë e ka dëmtuar konsumatorin në fjalë, ndaj tij do të aplikohen korrigjimet sipas procedurave në fuqi”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Se KEDS duhet t’i kompensojë qytetarët në rast se verifikohen defektet në njehsorët e tyre, e thonë edhe njohësit e ligjit.

“Në rast se bëhet një lloj ekspertimi nga ana e inspektorëve të MINT, në këtë situatë duhet që të njëjti të bëjnë një përllogaritje të përafërt të dëmit që ju ka shkaktuar qytetarëve. E përtej kësaj duhet të detyroj KEDS që të ju kompensoj atyre qytetarëve dëmin e shkaktuar si rezultat i vendosjes së gabuar të orës e cila e ka bërë llogaritjen e gabuar”, theksoj Bytyqi.

Ndryshe, MINTI-i ka bërë të ditur se procesi i verifikimit të njehsorëve elektrik është duke vazhduar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Takohen Ulutash dhe Carai, flasin për situatën e sigurisë rajon

Takohen Ulutash dhe Carai, flasin për situatën e sigurisë rajon

Komuna e Prishtinës njofton për Shërbime Falas Shëndetësore në Germi, çdo të shtunë

Komuna e Prishtinës njofton për Shërbime Falas Shëndetësore në Germi, çdo të shtunë

Punëtorët teknikë pezullojnë grevën

Punëtorët teknikë pezullojnë grevën

“Do të përdoret karrota dhe shkopi” – Qeveria paralajmëron masa për menaxhimin e mbeturinave, ndan 1 milion euro

Begaj në Bratisllavë: Sllovakia, partner i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të Shqipërisë

Begaj në Bratisllavë: Sllovakia, partner i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të Shqipërisë

KEDS: Të shtunën nis shkyçja e bizneseve pa kontratë me furnizues të licencuar

“Dallaveret me njehsorët” – MINT gjobit KEDS-in me 40 mijë euro

“Beogradi po ushtron presion ndaj serbëve në Kosovë”, Kurti flet pas arrestimeve në Graçanicë

“Beogradi po ushtron presion ndaj serbëve në Kosovë”, Kurti flet pas arrestimeve në Graçanicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën