TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dajaku shënon për Hajduk Split

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Dajaku shënon për Hajduk Split

Hajduku i Splitit ka filluar kampionatin në Kroaci me pesë fitore rresht. Udhëheq në tabelë me 15 pikë, ndërsa tifozët e zjarrtë nga Spliti shpresojnë që skuadra e tyre ta fitojë titullin pas një kohe të gjatë.

Fitoren e fundit Hajduku e shënoi ndaj Varazhdinit. Të shtunën mbrëma në Varazhdin, skuadra e “Torcidës” së famshme fitoi 2:1.

Golin e fitores e shënoi kosovari Leon Dajaku në minutën e 86-të. Ai mori top të bukur në zonë dhe gjuajti saktë për 2:1. Dajaku në lojë hyri në minutën e 65-të në vend të Emir Sahitit, lojtarit tjetër nga Kosova.

Dajaku ende është vetëm rezervist te Hajduku. Në të gjitha pesë ndeshjet e deritashme është aktivizuar si zëvendësues. Por ka nisur të bëhet i rëndësishëm. Goli i fitores ndaj Varazhdinit e dëshmon këtë. Ai kishte shënuar edhe në fitoren 3:0 ndaj Slaven Belupos.

“Mikanoviq u kujdes që ta kem të lehtë të shënoj gol. Më dha top të shkëlqyer. Jam i lumtur që kam mundur ta ndihmoj skuadrën kur kam hyrë. Edhe për mua është me rëndësi që kam shënuar edhe një gol tjetër dhe që kemi fituar. Ishte fitore e rëndësishme, pasi ndeshje si kjo do ta vendosin kampionatin. Ishte vështirë, kundërshtar i fortë. Varazhdini ishte i mirë, por e kemi ditur se duhet të qëndrojmë të qetë deri në minutën e 90-të apo 95-të dhe që rasti ynë do të vijë”, ka thënë Dajaku.

Ndeshjen e ardhshme Hajduku e luan ndaj Istrës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Myrto Uzuni rikthehet me gol në MLS

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizon dy gola për skuadrën amerikane

Sonte zhvillohet “El Clasico”

Sonte zhvillohet “El Clasico”

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Berisha: Rama zbatoi porosinë e Vuçiqit, policët “vrasës të paguar”

Berisha: Rama zbatoi porosinë e Vuçiqit, policët “vrasës të paguar”

“Kush thyen, paguan” – Rama paralajmëron gjoba deri në 500 mijë lekë për dëmet e parashikuara

“Kush thyen, paguan” – Rama paralajmëron gjoba deri në 500 mijë lekë për dëmet e parashikuara

“Masat e Ramës”: Protestat mund të kufizohen deri në 72 orë, ndëshkohen thirrjet për dhunë në rrjetet sociale

“Masat e Ramës”: Protestat mund të kufizohen deri në 72 orë, ndëshkohen thirrjet për dhunë në rrjetet sociale

Regjistër i posaçëm elektronik për personat nën hetim, Rama: Mund t’u ndalohet dalja jashtë vendit

Regjistër i posaçëm elektronik për personat nën hetim, Rama: Mund t’u ndalohet dalja jashtë vendit

Rama: Pezullim për mësuesit që nxisin protestat, deri në 2 vite burg për personat që kapen me armë apo sende të rrezikshme

Rama: Pezullim për mësuesit që nxisin protestat, deri në 2 vite burg për personat që kapen me armë apo sende të rrezikshme

Sinani me thirrje për qytetarët: Dilni sot votoni, është ditë jetike për shqiptarët e Luginës

Sinani me thirrje për qytetarët: Dilni sot votoni, është ditë jetike për shqiptarët e Luginës

Mbi 27% pjesëmarrja në zgjedhjet në Serbi deri në orën 11:00

Mbi 27% pjesëmarrja në zgjedhjet në Serbi deri në orën 11:00

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën