TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Cramon: Të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon deklaroi se Kosova duhet të bëjë progres në procesin e dialogut, para zgjedhjeve të Bashkimit Evropian më 9 qershor. Ajo përmendi edhe marrëveshjen bazike mes Kosovës dhe Serbisë të muajit shkurt, dhe aneksin e zbatimit, për çka tha se BE ka bërë gabim që nuk ka kërkuar nënshkrim nga palët.

by Shpat Blakcori
3 vjet ago
0
A A

Vizitat në Kosovë i ka të shpeshta.

Të madhe thotë që e ka edhe dashurinë për shtetin më të ri në Evropë, andaj eurodeputetja Viola Von Cramon e cilëson veten si shoqe të mirë të Kosovës.

Nga ky spektër Cramon, u shpreh hapur së dëshiron të shoh progres më të madh në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, para se të mbahen zgjedhjet në BE.

Megjithatë ajo nuk la pa kritikuar edhe Bashkimin Evropian për arsyen se nuk arriti t’i bindë palët ta nënshkruajnë marrëveshjen e Ohrit.

“Gjërat janë shumë dinamike, kemi parë pak progres. Pse unë jam pak në siklet sa i përket kësaj është se ne kemi zgjedhjet me 9 qershor të këtij viti dhe ju e keni parë disa rezultate që partitë e djathta janë duke u fuqizuar, e sidomos të djathtat ekstrem. Unë si shoqe e mirë e Kosovës, dëshiroj të shoh progres brenda këtyre muajve para se të shkojmë në kampanjat në zgjedhje. Pasi Brukseli do të mbyllet dhe të gjitha do të jenë të zënë sa i përket zgjedhjeve”, tha ajo në një konferencë për media të hënën në Prishtinë.

Tutje, Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Von Cramon, duke komentuar për sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë, tha se ka qenë një involvim serioz i grupeve të ndryshme të armatosura nga Serbia.

“Ka qenë një involvim serioz prej grupeve të ndryshme të armatosura nga Serbia dhe ka qenë e rëndësishme të kuptohet se si këto forca të armatosura do të reagojnë dhe si Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të reagojnë dhe a është rrezik i një lufte të shpejt. Fatmirësisht ne i kemi ushtarët e KFOR-it këtu dhe mendoj se është mirë që NATO-ja ka vendosur që të rris praninë e numrit të ushtarëve në Kosovë”, tha eurodeputetja.

E sa i përket masave ndëshkuese që Bashkimi Evropian i ka vendosur ndaj Kosovës, Cramon vlerëson se ato duhet të hiqen.

“Masat duhet të hiqen sepse kemi dëm kolateral dhe kryetarët e komunave të cilët dëshirojnë të aplikojnë për fonde të Bashkimit Evropian janë duke vuajtur për arsye të këtyre masave. Unë jam kundër dhe do të jem kundër dhe shpresoj që të largojmë këto masa sa më shpejt që të është e mundur. Jo të gjithë janë të lumtur me performancën, me të drejtë mendoj se duke krahasuar me shtetet tjera nuk është fare fer”, u shpreh Cramon.

Von Cramon mes tjerash foli edhe për lirinë e mediave dhe mos-transparencën nga institucionet, e gjithashtu përmendi edhe vrasjen e Liridona Ademajt gjatë vitit të kaluar, ku tha se shpreson që prokuroria shpejt ta përmbyll këtë rast dhe të ketë drejtësi për viktimën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Policia njofton zyrtarisht arrestimin e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt

Ramadani vlerëson se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë edhe pas rënies së Vuçiqit

Ramadani vlerëson se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë edhe pas rënies së Vuçiqit

Vrasja “në duart” e shtetit – Detaje tronditëse se si Arlinda Zekaj i paralajmëroi institucionet për ngjarjen tragjike

Raportohet se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës të mërkurën, ja zonat që preken

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident në Gjakovë, pesë të lënduar – Një grua dhe një fëmijë në gjendje më të rëndë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën