TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, harmonizimi me politikat e Bashkimit Evropian dhe vazhdimi i reformave mbeten ndër kushtet kryesore për përparimin e Serbisë drejt anëtarësimit në BE.

Këto ishin mesazhet kryesore të presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë vizitës së tij në Beograd, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zyrtarë të tjerë shtetërorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, deklaroi në Beograd se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të Serbisë, por se përparimi drejt anëtarësimit kërkon reforma konkrete, bashkëpunim rajonal dhe ndërtimin e besimit.

Në konferencën e përbashkët për media me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Costa theksoi se Serbia duhet të vazhdojë përparimin në tri fusha kyçe: normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, harmonizimin me politikat dhe vlerat e BE-së dhe zbatimin e reformave në sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe procesin zgjedhor.

“Së pari, kultivimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal. Dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, janë kyçe në këtë drejtim. Së dyti, harmonizimi me politikat dhe vlerat e BE-së, veçanërisht me politikën tonë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë.”

Costa tha gjithashtu se BE-ja pret përshpejtimin e reformave në drejtësi, lirinë e medias dhe legjislacionin zgjedhor, përfshirë zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe ODIHR-it.

Në delegacionin evropian ishte edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Beograd–Prishtinë, Peter Sørensen, duke konfirmuar rëndësinë që Brukseli i kushton procesit të dialogut.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe vazhdimit të reformave të kërkuara në procesin e integrimit.

“Nga reformat në drejtësi deri te çështja e Organit Rregullator për Mediat Elektronike, ne po vazhdojmë punën për përmbushjen e obligimeve tona. Do të miratojmë edhe dy ligje të tjera që kanë të bëjnë me financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore, si dhe me luftën kundër korrupsionit.”

Pas vizitës në Beograd, Costa udhëton për në Tivat për Samitin BE–Ballkani Perëndimor, ku merr pjesë edhe Vuçiq. Pjesëmarrja e tij vjen në një moment tensionesh mes Beogradit dhe Podgoricës, pasi policia malazeze ndaloi në aeroportin e Tivatit dhe më pas ktheu në Serbi një grup prej rreth 90 shtetasish serbë, për të cilët dyshon se kanë të kaluar kriminale dhe se kishin ardhur për të organizuar pritjen e presidentit serb.

Rasti ka shkaktuar reagime në Serbi, ku opozita e cilëson atë si një skandal për të cilin përgjegjësinë e mban pushteti./RTK

ShareTweet

Postime të ngjashme

Këta janë kandidatët LDK-së për deputetë nga Prishtina

LDK paralajmëron masa ndaj zyrtarëve për presion ndaj delegatëve para Kuvendit të jashtëzakonshëm.

Polici që u godit për vdekje nga vetura në Vërmicë ishte duke patrulluar në këmbë, Policia jep detaje për rastin

Arrestohet kosovari, kapet në Vërmicë duke kontrabanduar tre pakistanezë

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohen dy persona për plagosje në Prishtinë

Vazhdon ngritja e çmimit të derivateve në Kosovë

Këta janë kandidatët LDK-së për deputetë nga Prishtina

LDK paralajmëron masa ndaj zyrtarëve për presion ndaj delegatëve para Kuvendit të jashtëzakonshëm.

Polici që u godit për vdekje nga vetura në Vërmicë ishte duke patrulluar në këmbë, Policia jep detaje për rastin

Arrestohet kosovari, kapet në Vërmicë duke kontrabanduar tre pakistanezë

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohen dy persona për plagosje në Prishtinë

Përplasje e re mes FIFA-s dhe UEFA-s, evropianët kërcënojnë bojkotimin e grave të FIFA-s

Përplasje e re mes FIFA-s dhe UEFA-s, evropianët kërcënojnë bojkotimin e grave të FIFA-s

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Dy tërmete goditën Elbasanin në orët e para të mëngjesit, ja sa ishin magnitudat

Vazhdon ngritja e çmimit të derivateve në Kosovë

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet një person në Kaçanik, u ofroi ryshfet policëve për t’i shpëtuar gjobës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën