TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çnjerëzorja është mësimi që shumëkush e merr në familje

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Pushteti – dorëlirë me deputetët, dorështrënguar me mësimdhënësit

Shkruan: Agron Halitaj

Desha të shkruaj një ditë më parë, por nuk munda. Kisha një përzierje në lukth dhe truri nuk i dirigjonte gishtat për t’i renditur si duhet shkronjat në fjalë, e përmes fjalëve ta nxirrja atë që kisha përbrenda. Ishin shuplakat mbi fytyrën e nënës së dëshmorit që më dukeshin se po godasin kokën time, apo siç shumëkush e tha: më dukej se e godisnin nënën time, paçka se ajo nuk është në jetë. Paramendoja sikur të ishte e gjallë, përballë përbindëshave, dhe të kërkonte ndihmë nga Zoti.

Megjithatë, ngushëllimin se ende nuk ka vdekur njerëzorja, e gjeta fillimisht te personi që e ka sinjalizuar dhunën; tek ai/ajo që nuk e la ndërgjegjja të qëndronte indiferent/e ndaj asaj që ka parë se çfarë po ndodhë në një azil të pleqve në Pejë, e që ato pamje i përcolli te një aktore – po aq njerëzore, e cila e alarmoi gjithë shoqërinë me publikimin e videos.

Reagimi i masës kundër dhunës – si çdo herë dhe jo vetëm në këtë rast – është inkurajues. Por, sa prej nesh mund ta ketë bërë pyetjen e njëjtë: si ka mundësi që në një shoqëri të dalin njerëz aq të pashpirt?

Dhemb, por duhet ta pranojmë: jemi rritur në një ambient ku personi me probleme mendore trajtohet si objekt talljeje nga të “mençurit”. Kur ai futet në mes të “normalëve”, të gjithë qeshin me të. E shtyjnë të shajë, të këndojë a të bëjë ndonjë gjest të turpshëm. Më kujtohet si i vogël, kur një burrë me të meta mendore kalonte nëpër fshat dhe turma e fëmijëve e ndiqte nga pas duke e shpotitur me fjalë – e besa edhe duke e gjuajtur me gurë të vegjël. Sakaq, të mëdhenjtë e sfidonin me ngrënie të kavanozave me speca djegës apo me kastravecë, sa për t’ia dhënë dy cigare apo pak para të imta. Pastaj, ishte një grua që askujt s’i bënte keq, por fëmijët iknin prej saj si prej dreqit. Iknin, sepse të mëdhenjtë u thoshin: mos dilni në rrugë se nëse ajo kalon andejpari ju merr dhe ju futë në thes. Kështu të mëdhenjtë ua fashitnin të vegjëlve ndjenjën e dhembshurisë ndaj kategorisë së njerëzve që kërkojnë trajtim të veçantë.

Nuk mund të mohohet se respekti për të moshuarit është këshillë e përhershme që u bëhet të rinjve, por më shumë se fjalët ndiqen veprimet. Kot thua se duhet të jesh i mirësjellshëm me të tjerët, nëse i vogli të sheh duke çuar dorë në grua – në nënën e tij;  të dëgjon duke treguar “heroizma”  e duke mos i thirr njerëzit në emër, por duke ua vënë llagapet përçmuese. Kur udhëzohesh kështu: shko te ai kryemadhi, pyete atë shurdhanin, thirre atë çopanin, tregoi atij qorrit, dërgoja atij llucit, mos rri me atë budallën, mos të shoh me atë ciganin … padyshim se të rritet indiferenca ndaj të tjerëve. E, kur je indiferent, nuk të bën përshtypja as dhuna, siç nuk u bënte përshtypja atyre infermiereve kur e shihnin 70-vjeçaren duke u rrahur shuplaka.

Rasti i dhunës ndaj nënës së dëshmorit është sinjal i degradimit të madh shoqëror. Po, sepse dhuna u shndërrua në zbavitje. Kur Roma e ndërtoi Koloseumin për ta shndërruar krimin në zbavitje për masat, atëherë veç nis fundi i një perandorie. Sepse, shkatërrimi më i madh vjen nga brenda.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spektakli emocional i Edi Rames për të mbuluar kalbëzimin e “demokracisë” shqiptare!

Spektakli emocional i Edi Rames për të mbuluar kalbëzimin e “demokracisë” shqiptare!

Faza përmbyllëse, përballjet dhe pritja legjitime për pafajësi

Faza përmbyllëse, përballjet dhe pritja legjitime për pafajësi

Shkodra: Gjykata Kushtetuese nuk dha zgjidhje për ngërçin

Nga Qeveria Kurti 3 presim rezultatet, jo narrativa

Vizita e Milorad Dodik në Shtëpinë e Bardhë dhe rreziku i keqinterpretimit politik

Vizita e Milorad Dodik në Shtëpinë e Bardhë dhe rreziku i keqinterpretimit politik

Sadiku: Emri i Familjes Jashari është keqpërdorur politikisht

Sadiku: Emri i Familjes Jashari është keqpërdorur politikisht

Imeri: Nëse s’zgjidhet presidente, Osmani ndahet përfundimisht nga Kurti

Imeri: Nëse s’zgjidhet presidente, Osmani ndahet përfundimisht nga Kurti

Aksident i rëndë në Tropojë, ndërron jetë një person

Aksident i rëndë në Tropojë, ndërron jetë një person

Emisioni “Info Nata” 23.02.2026

Emisioni “Info Nata” 23.02.2026

Rihanna shfaq stil minimalist në darkën pas festës së ditëlindjes së saj të 38-të

Rihanna shfaq stil minimalist në darkën pas festës së ditëlindjes së saj të 38-të

Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut: Gaza drejt një katastrofe humanitare të paprecedentë

Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut: Gaza drejt një katastrofe humanitare të paprecedentë

Parashikimi i motit për të martën

Parashikimi i motit për të martën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën