TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çka thotë dosja e Prokurorisë për Spartak Dërmakun, Blerim Krasniqi e Arian Aliaj?

Tëvë1 ka siguruar dosjen e Prokurorisë Speciale për këta tre të dyshuar e cila tregon se si funksiononin ata si një grup i organizuar në financimin e terrorizmit, shpërlarjen e parasë dhe organizimin e grupit kriminal.

by Lindrit Zejnullahu
9 minuta ago
0 0
A A

FBI doli në teren bashkë me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Speciale.

Synimi ishte arrestimi i tre kosovarëve, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në vepra të rënda penale.

Kështu, nën pranga përfunduan Spartak Dërmaku, Blerim Krasniqi e Arian Alijaj, si të dyshuar për financim të terrorizmit, krim të organizuar e shpërlarje parash.

Në dosjen voluminoze të Prokurorisë Speciale, një pjesë të së cilës e ka siguruar TËVË1, theksohet se nga një kohë e pacaktuar e deri më më 9 qershor 2026, të dyshuarit kishin vepruar në territorin e Zvicrës, Maqedonisë së Veriut, Kosovës e shtete tjera, dhe me dashje dhe dijeni i kryen veprat penale.

Sipas dosjes, i gjithë hetimi nisi kur i dëmtuari F.H takohet një nga të dyshuarit me qëllim blerjen e parave virtuale “Bitcoin” dhe USD.

Për blerjen, F.H u kërkoi të pandehurve kupon fiskal, mirëpo sipas dosjes ata e futën atë në lajthitje duke mos e pajisur me kuponë, dhe përmes llogarive fiktive i tërhoqën paratë nga llogaritë dhe i deaktivizuan më pas.

Për ta sqaruar këtë situatë, F.H erdhi në Kosovë.

Mirëpo, kur u takua me të pandehurit, sipas Prokurorisë ai u rrah dhe u kërcënua.

“Në momentin kur kanë arritur në lagjen Tophane në Prishtinë të dëmtuarit i ishte kërkuar të zbres nga vetura e në momentin kur ka zbritur të pandehurit Median Abazi dhe Arian Aliaj dhe persona tjerë kanë tentuar ta marrin të dëmtuarin me dhunë mirëpo i njëjti ka filluar të bërtasë duke kërkuar ndihmë mirëpo të pandehurit e kanë futur me forcë në veturën ‘Xhip Nissan’ ndërkaq të dëmtuarin të pandehurit kanë vazhduar ta godasin me grushte dhe shqelma, ndërkaq për një moment njëri nga të pandehurit ka kërkuar nga i dëmtuari që ‘deri nesër t’i sjellë 1 milion euro e në të kundërtën nëse nuk i sjellë kena me të vra si ata dy personat në Shkup port u jo me allti por ta heqi kokën me thikë, ty dhe familjes tënde”, thuhet nw dosjen e Prokurorisë.

Nga zbatimi i masave të veçanta hetimore dhe pas një bashkëpunimi juridik ndërkombëtar me disa shtete të huaja, sipas Prokurorisë rezulton se të pandehurit në vazhdimësi e deri në arrestimin e tyre, kanë mashtruar shtetas evropian dhe të tjerë duke realizuar pasuri të konsiderueshme që tejkalojnë vlera ëqindra mijëra euro të qarkullit.

Paratë më pas theksohet se u konvertuan në kriptoasete, dhe u transferuan në xhirollogari të dedikuata për pastrim të parave.

Madje, Dërmaku dhe Krasniqi dyshohet të jenë të implikuar ehe në financim të terrorizmit.

“Po ashtu, nga llogaria e të pandehurit Spartak Dërmaku në Binance e cila është e regjistruar në emër të nënës së tij dhe menaxhohet duke përdorur emailin naf*******@gmail.com me 30 tetor 2024 ka dërguar 646 USDT në adresën ‘Pëshpëritmat e të Harruarve’ e cila shërben për të mbledhë fonde për financimin e terrorizmit duke i kalaur përmes një adrese të ndërmjetme dhe në po të njëjtin grup me 14 tetor po ashtu dërgon edhe një shumë prej 972 USDT”, thuhet tutje në dosjen që ka siguruar Tëvë1.

Në dosje përmenden edhe disa raste të tjera në të cilat të pandehurit dërguan para në xhirollogari të cilat dyshohet se financojnë terrorizmin.

Madje, dosja voluminoze përmend edhe provat e siguruara nga FBI, ku thuhet se Spartak Dërmaku më 29 mars 2025 udhëtoi nga Jeddah e Arabisë Saudite në drejtim të Stambollit në Turqi.

“Gjatë bisedës me NN personin Spartaku i tregon se si në dorë ka pasur 3 milionë euro e që nga do i ka fituar 1250 euro gjysmë për gjysmë me Abdul Hakimin duke shtuar se: Plus kena rreziku jena shku në Shkup i kena marrë i kena pru në të zezën këtu herën e fundit në kerr i kam pas 1 milion euro, i kom pas 500 mijë”, thuhet tutje.

Të pandehurit theksohet se kanë përdorur edhe identitete të rreme, si rasti i Spartak Dërmakut që përdori emrin Boris Nokolvski.

Kërkesën për paraburgim, Prokuroria Speciale e arsyeton me rrezikun që të pandehurit të arratisen.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të uniformuar si para 27 vjetësh, ushtarët e UÇK-së zbarkuan në Prishtinë në Ditën e Çlirimit

Të uniformuar si para 27 vjetësh, ushtarët e UÇK-së zbarkuan në Prishtinë në Ditën e Çlirimit

Kuvendi emëron anëtarët e Bordit të AKP-së

Rasti “MEGA”, Prokurori Kodraliu thotë se AKI dhe FBI luajtën rol kyç

Përfundon asfaltimi i rrugës Terrn–Kosinë në Ferizaj, investim mbi 2 milionë euro

Përfundon asfaltimi i rrugës Terrn–Kosinë në Ferizaj, investim mbi 2 milionë euro

Gojnovci: Nuk ka fitues në këto zgjedhje, qytetarët ndëshkuan të gjitha partitë

Gojnovci: Nuk ka fitues në këto zgjedhje, qytetarët ndëshkuan të gjitha partitë

DASH dënon vendimin e Putin

SHBA vendos sanksione ndaj kompanisë shtetërore të energjisë në Kubë

Nga një muaj paraburgim tre të arrestuarave në operacionin “Mega”

Çka thotë dosja e Prokurorisë për Spartak Dërmakun, Blerim Krasniqi e Arian Aliaj?

Të uniformuar si para 27 vjetësh, ushtarët e UÇK-së zbarkuan në Prishtinë në Ditën e Çlirimit

Të uniformuar si para 27 vjetësh, ushtarët e UÇK-së zbarkuan në Prishtinë në Ditën e Çlirimit

Kuvendi emëron anëtarët e Bordit të AKP-së

Rasti “MEGA”, Prokurori Kodraliu thotë se AKI dhe FBI luajtën rol kyç

Dita e 12-të e protestës në Tiranë, qytetarët sërish në bulevard

Dita e 12-të e protestës në Tiranë, qytetarët sërish në bulevard

Hoxha thotë se protestat e qytetarëve nuk do të kenë ndikim në integrimin e Shqipërisë në BE

Hoxha thotë se protestat e qytetarëve nuk do të kenë ndikim në integrimin e Shqipërisë në BE

Kanadaja propozon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit nën 16 vjeç

Kanadaja propozon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit nën 16 vjeç

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën