tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Çka pritet nga takimi i 14 shtatorit 2023?

tëvë1 nga tëvë1
14/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Milazim Krasniqi

Takimi i 14 shtatorit 2023 në Bruksel duket se do të ketë në qendër vetëm deeskalimin e krizës në veriun e Kosovës.

Pse? Sepse rreziku nga një konflikt i armatosur ndërmjet serbëve lokalë dhe qeverisë së Kosovës është pezull. Gjendja ekzistuese nuk mund të mbahet gjatë, pa shpërthyer me incidente.

Shpërthimi i konfliktit i konvenon regjimit të Vuçiqit, i cili është nën presionin e opozitës për zgjedhje të reja, nën presionin e Perëndimit për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe nën presionin e Rusisë për të mbetur i lidhur pas qerres ruse.

Pra, Vuçiqi është brenda një shtjelle të presioneve të kundërvëna, ku një konflikt i armatosur në Kosovë do ta ndihmonte të mbetej në pushtet dhe të ruante ekuilibrat e tashëm jologjikë dhe artificial.

Fatkeqësisht, konfliktin po e sponsorizon edhe qeveria Kurti, sepse duke u treguar ”i fortë përballë Serbisë”, po fiton poena në sytë e qytetarëve.

Prirja narciziste e Albin Kurtit më shumë e merr para sysh imazhin e tij në publik se sa interesin shtetëror të Kosovës.

(Paradoksalisht politikën e tij narciziste në veri, po e mirëmban duke abuzuar edhe dy minoritarë, njëri ministër i pushtetit lokal e tjetri kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut.)

E treta, viktimë e strategjisë fashiste të Vuçiqit dhe e lojës narciziste të Kurtit, është KFOR, i cili po mbahet peng, veçmas rreth objektit të komunës së Leposaviqit.

Ndërsa SHBA e BE duke kalkuluar që ta realizojnë Asociacionin me Vuciqin e me Kurtin, po i tolerojnë deri në absurditet, sa që po duket se Vuçiqi e Kurti po tallen me ta.

Nuk dihet kush do të qesh i fundit, por nga sa po shihet, Vuçiqi nuk pranon asgjë dhe Kurti nuk guxon ta realizojë Asociacionin.

E kjo do të thotë se takimet janë punë e kotë, për të blerë kohë ndërkombëtarët e për të rritur rejtingun Vuçiqi e Kurti.

Viktima kryesore është dhe mbetet Kosova, e cila është nën masat e BE-së dhe siç ka paralajmëruar sot Gabriel Eskobari, mund të ketë ftohje raportesh me SHBA dhe mbetje në distancë me NATO-n.

Po qytetarët shqiptarë të Kosovës, a janë humbës a fitues? Qytetarët po duken ose indiferentë, ose të kënaqur.

Arsyeja e indiferencës dhe kënaqshmërisë së tyre është se nga propaganda qeveritare po tentojnë ta shërojnë traumën e gjenocisdti serb, pra, po u pëlqen të duket sikur Kosova është e fortë përballë Serbisë (ka që krenohen se Kosova i ka dy drona!)

Shumë qytetarë janë indiferentë ngase më shumë varen nga remitencat, se sa nga politikat qeveritare, e cila thjesht nuk u intereson.

Dhe ajo që është më e hidhura, janë në pritje që të ikin nga Kosova. Po të ishim cinik do të thonim se qeveria ka vendosur të mos lëshojë pe deri sa të ikën edhe shqiptari i fundit nga Kosova.

Në fakt, kur qeveria punon pa presionin e qytetarëve të vet, ajo nuk arrinë ta kuptojë se po e fundosë interesin shtetëror.

Janë filma që janë parë më herët, anekënd botës. (13 shtator 2023)

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

Konjufca: Xhevë e Fehmi Lladrovci u bënë frymëzim për luftën heroike të UÇK-së

22/09/2023

“Ndihma financiare dhe angazhimi politikë i BE-së rifillon kur Qeveria deeskalon situatën në veri”

22/09/2023

Vdes një 32-vjeçar në Tiranë, dyshohet se ra në kontakt me rrymën

22/09/2023

Zelensky: Ukraina do të nisë prodhimin e përbashkët të armëve me SHBA-në

22/09/2023

​SHBA dhe Shqipëria me konsultime për mbrojtjen në Tiranë

22/09/2023

Osmani: Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, dialog dhe partneritet

22/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.