TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kuvendi i bllokuar: Kurti duhet të marrë përgjegjësinë

by Tëvë1
1 vit ago
9
A A
Kuvendi i bllokuar: Kurti duhet të marrë përgjegjësinë

Shkruan:Flamur Kaçiu
Kërkesa e Albin Kurtit dhe LVV-së që të zgjidhet kryetari i Kuvendit, pozita e tretë më e rëndësishme politike dhe shtetërore, pa asnjë kompromis politik me partitë e tjera, kur nuk i kanë numrat, është planifikim i dështimit.

Llogaritjet që i kanë bërë, se partitë e tjera apo ndonjë deputet mund të veprojë ndryshe, deri më tani nuk kanë dhënë rezultat. Partitë nuk po shohin ndonjë dobi strategjike që të votojnë pro pa përfitime politike.

Partia e parë ka të drejtë të propozojë kandidatin, dhe secili deputet duhet të marrë pjesë në votim, por në asnjë mënyrë kjo nuk e obligon ndonjë deputet të votojë për kandidaten e propozuar. Ky është themeli i sistemit të republikës parlamentare demokratike. Në disa vende të botës, deputetëve mund t’u kërkohet të votojnë bllok sipas vendimit të partisë, por as aty nuk janë të detyruar.

Çka mund të bëjnë partitë në raste të tilla është përjashtimi nga grupi parlamentar, por jo imponimi i votës. Pas dështimeve fillestare, për të ruajtur Albulena Haxhiun, LVV-ja, duke e përdoruar kryesuesin, kanë kaluar në kërkesën për votim të fshehtë. Madje u deklaruan se, nëse nuk marrin votat e mjaftueshme në këtë mënyrë, ajo do të tërhiqet. Kjo është thjesht një lojë politike, njësoj sikurse AAK që thotë se do t’i votojë dy deputete të caktuara nëse propozohen, apo si LDK që bën thirrje për qeveri teknike.

LVV-ja arsyetohet se partitë e tjera duhet ta votojnë kandidaten e tyre sepse ajo është pjesë e Kryesisë së Kuvendit, dhe se kjo duhet të trajtohet njësoj si votimi i nënkryetarëve, që si praktik bëhet në grup. Pozita e kryetarit të Kuvendit, e cila e zëvendëson edhe presidentin, nuk mund të krahasohet me atë të nënkryetarëve.

Nënkryetarët votohen në grup, siç është praktika, dhe në këtë grup do të jetë edhe një nënkryetar nga LVV-ja, njësoj si në përbërjen e kaluar. Për të dalë nga kriza, Albin Kurti duhet të bëjë përpjekje më të mëdha për të arritur marrëveshje me LDK-në, duke e përfshirë në diskutim edhe pozitën e presidentit, meqenëse LDK-ja ka më shumë interes për pozita me prestigj sesa me përgjegjësi reale.

Pasi LDK-ja thotë se nuk e dëshiron një koalicion, ndërsa LVV-ja nuk dëshiron bashkëpunim me PDK-në, një mundësi tjetër është që Albulena Haxhiu të tërhiqet vullnetarisht nga kandidatura si hap i kompromisit personale për t’i hapur rrugë zgjidhjes së krizës.

Si pozita e kryetarit të Kuvendit, ashtu edhe ajo e presidentit, duhet të jenë pjesë e një kompromisi politik për dalje nga ngërçi. Do të ishte e turpshme që zgjidhja të vijë vetëm pas ndërhyrjes së ambasadave.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

Tags: opinioneTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Askush nuk ka monopol mbi shqiptarizmin: rreziku i përçarjes fetare në Kosovë i provokuar nga Lëvizja e Deçanit dhe Lëvizja për Rikthim

Askush nuk ka monopol mbi shqiptarizmin: rreziku i përçarjes fetare në Kosovë i provokuar nga Lëvizja e Deçanit dhe Lëvizja për Rikthim

Kulla: Serbia ka blerë avionët që bombarduan Beogradin

Rrëfenjat e një vere të gjatë, të çuditshme, të nxehtë dhe të ndryshme

Mos harroni se edhe Sava Batarja thërriste në konvertim shqiptarët myslimanë

Mos harroni se edhe Sava Batarja thërriste në konvertim shqiptarët myslimanë

Dosja e intelektualit si kapitull i historisë së Kosovës

Dosja e intelektualit si kapitull i historisë së Kosovës

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën