TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çka pas Vuçiqit?

by tëvë1
2 vjet ago
11
A A
BE-së i duhet një qasje e re për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Shkruan: Shpat Blakcori

Pas një periudhe shumë të gjatë në pushtet karriga e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ka filluar seriozisht të lëkundet. Mirëpo duhet theksuar se revolta e qytetarëve serbë nuk ka filluar vetëm pas asaj çfarë ndodhi ne qytetin e Novi Sadit ku humbën jetën 15 qytetarë si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor.

Shpërthimi i qytetarëve serbë ndaj regjimit autokratik të Vuçiqit nisi në maj të vitit 2023 kur Serbia u trondit nga vrasjet masive. Një 21-vjeçar vrau nëntë persona dhe plagosi trembëdhjetë të tjerë në një fshat në afërsi të Beogradit. Kurse vetëm pak kohë më parë një i mitur 13-vjeç vrau nëntë nxënës dhe një rojë sigurie me armë zjarri në Shkollën Fillore “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd.

Në atë periudhë protestuesit akuzuan partinë në pushtet për nxitje të dhunës përmes medieve dhe tabloideve të kontrolluara. Protestat masive të organizuara nga qytetarët dhe partitë opozitarë detyruan Vuçiqin të mbante zgjedhje të parakohshme. Pra, vrasjet në masë, kontrolli i medieve dhe korrupsioni qeveritar mes tjerash përbëjnë arsyet kryesore pse shoqëria serbe është kaq e revoltuar.

Protesta e 15 marsit ishte njëra nga protestat më masive të organizuara në historinë e Serbisë. Me qindra mijëra qytetarë nga e gjithë Serbia mbuluan rrugët e Beogradit duke protestuar në mënyrë paqësore. Studentët e bënë të qartë se nuk ka më kthim mbrapa derisa të plotësohen kushtet e tyre. Këtë mesazh të fuqishëm e pranoi edhe vet Vuçiq.

“Kjo ka vazhduar për katër muaj e gjysmë. Katër muaj e gjysmë agoni pas një tragjedie të tmerrshme. E kuptuam mirë mesazhin. Ne do të duhet të ndryshojmë. Dua të besoj se edhe të tjerët e kuptuan që qytetarët duan të ndryshojnë qeverinë në zgjedhje,” – deklaroi ai pas protestës. Tani, në rast se Aleksandar Vuçiq  vendos të lëshoj rrugë dhe të jap dorëheqje nga posti i presidentit, atëherë pyetja lindçka pas tij?

Në shumë raste partitë opozitare përjashto këtu Frontin e Majtë të Gjelbër, kanë qëndrime edhe më nacionaliste se Partia se Progresive Serbe. E pikërisht këtë kartë e ka përdorur Vuçiq gjatë gjithë këtyre viteve në raport me faktorin ndërkombëtar duke e paraqitur veten si një politikan më konstruktiv, pavarësisht faktit se vazhdimisht i ka provokuar shtetet fqinje.

Njësoj sikurse SNS edhe partitë opozitare ne Serbi nuk janë distancuar nga e kaluara, glorifikojnë kriminelet e luftës dhe nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Shpresa e vetme është që pas këtyre protestave historike të lind një lëvizje e re që do ta demokratizonte Serbinë.

Thuhet se përmbysja e një despoti është pjesa më e lehtë por në fakt përmirësimi i gjërave pas revolucionit është gjëja më e vështirë.

Shpat Blakcori është gazetar i politikës në Tëvë1

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Arrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Arrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Deda: Kthimi i Ligjit për Specialen shmangë konfrontimin e Kosovës me  BE-në

Deda: Kthimi i Ligjit për Specialen shmangë konfrontimin e Kosovës me BE-në

Gruda: Qeveria Kurti po e shkatërron administratën publike

Gruda: Ligji për Specialen nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje

Shala: Presidentja bëri shkelje kushtetuese në kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Shala: Presidentja bëri shkelje kushtetuese në kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër Lepenc” të lidhur ngushtë me Vuçiqin dhe Radoiçiqin

Kurti: Presim që Raporti i Komisionit Evropian të pasqyrojë progresin e arritur

Arrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Arrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Nimani: PDK duhet të përgjigjet për ndryshim qëndrimesh për Ligjin për Specialen

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën