Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar në rrjetet sociale përmes një mesazhi të shkurtër e të fuqishëm.
Çitaku ka theksuar përkushtimin dhe nderimin e përhershëm ndaj vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sonte e çdo ditë e çdo natë UÇK”, ka shkruar sekretarja e PDK-së në postimin e saj.
Kujtojmë që sonte është mbajtur edhe nata e 11-të e protestës në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, ku mijëra qytetarë vërshuan sheshin me pankartë të ndryshme dhe me flamujt kuq e zinjë si dhe me flamuj të emblemës së UÇK-së.








