Sekretarja e PDK-sw, Vlora Çitaku, ka publikuar foto nga protesta e sontme në Prishtinë.
Në foto shihen numër i madh i qytetarëve që kanë dalë për të protestuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. “Populli në këmbë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të katërtën natë me radhë, janë mbledhur shumë qytetarë për të kundërshtuar aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Edhe në natën e katërt numër i madh qytetarësh janë mbledhur për ta kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale, e cila dënoi ish-krerët e UÇK-së.
Protestuesit shihen të mbajnë flamuj të ndryshëm me UÇK-në, e figurat e luftës.







