TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çitaku: Përjashtojmë mundësinë e koalicionit me VV-në, preferojmë koalicion me opozitën

by teve1
2 vjet ago
3
A A
Çitaku: Përjashtojmë mundësinë e koalicionit me VV-në, preferojmë koalicion me opozitën

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka përjashtuar mundësinë e koalicionit të PDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje.

Çitaku ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës e preferon një koalicion me partitë opozitare.

“Preferojmë një koalicion me partitë opozitare dhe përjashtojmë mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, mirëpo hapat kushtetues dhe ligjor janë të qartë, të përfundojë procesi i numërimit të votave e të bëhet legjitimimi i deputetëve të rinj e më pas fillojnë konsultat dhe bisedimet me partnerët eventual të koalicionit që do të udhëhiqet nga Bedri Hamza”, ka thënë ajo në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën.

Më tej ajo i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të sigurojë numërimin e saktë të çdo vote dhe të ruajë integritetin e procesit zgjedhor, duke garantuar siç ka thënë respektimin e vullnetit të qytetarëve.

“Integritet i procesit zgjedhor duhet të ruhet, i bëjmë thirrje KQZ-së që të sigurojë numërimin e saktë të çdo vote, duke garantuar respektimin e vullnetit të qytetarëve. Kosova ka zhvilluar një proces shembull demokratik dhe është e domosdoshme që të përfundojë si të tillë. Por do i presim procedurat kushtetuese, ky proces duhet të përmbyllet me integritet”, ka shtuar Çitaku.

Po ashtu Çitaku ka shtuar se PDK-ja është është e gatshme ta marrë përgjegjësinë e qeverisjes së Kosovës.

“Ky rezultat është dëshmi e rikthimit të besimit të qytetarëve dhe e rritjes sonë të jashtëzakonshme. PDK nuk e sheh këtë sukses si përmbyllje, por si një fillim të ri. PDK është e gatshme, me kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamzën, të marrë përgjegjësinë e qeverisjes dhe ta çojë Kosovën përpara,” ka theksuar ajo./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gara për kreun e LDK-së, Rugova paralajmëron kandidatura të tjera serioze

Gara për kreun e LDK-së, Rugova paralajmëron kandidatura të tjera serioze

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken

Vllasi për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Nuk besoj se ishte e rastësishme, duhet të ketë reagim dhe kërkimfalje

Vllasi për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Nuk besoj se ishte e rastësishme, duhet të ketë reagim dhe kërkimfalje

KRU “Gjakova” njofton për rritjen e nivelit të ujit në Liqenin e Radoniqit

“Info Nata”- 16.11.2026

“Info Nata”- 16.11.2026

KRU “Gjakova” njofton për rritjen e nivelit të ujit në Liqenin e Radoniqit

KRU “Gjakova” njofton për rritjen e nivelit të ujit në Liqenin e Radoniqit

Meta bashkëpunon me median për të zgjeruar përmbajtjen e asistentëve të IA

Meta gjobitet me 805 milionë euro në Itali, dyshohet se Facebook kishte akses në fotot private të miliona përdoruesve

Kulla për anulimin e samitit të NATO-s në Shqipëri: Ngjarje e rëndë, por e pritshme

Kulla për anulimin e samitit të NATO-s në Shqipëri: Ngjarje e rëndë, por e pritshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën