TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çitaku për shtyrjen e aktgjykimit në Hagë: Vonesat në Speciale s’kanë më lidhje me drejtësinë

by teve1
1 orë ago
0
A A
Çitaku për shtyrjen e aktgjykimit në Hagë: Vonesat në Speciale s’kanë më lidhje me drejtësinë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas njoftimit të Dhomave të Specializuara në Hagë se aktgjykimi për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të shpallet më 16 shtator të këtij viti.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka kritikuar shtyrjet e përsëritura të procesit gjyqësor, duke thënë se ato nuk kanë më asnjë lidhje me drejtësinë.

Sipas saj, shtyrjet mund ta vonojnë aktgjykimin, por nuk mund ta ndryshojnë të vërtetën.

“16 shtator 2026, ora 10:00. Edhe dita e shpalljes së aktgjykimit po shtyhet sërish. Vonesat mund ta shtyjnë aktgjykimin, por nuk mund ta ndryshojnë të vërtetën. Këto vonesa të turpshme nuk kanë më asnjë lidhje me drejtësinë. Drejtësia e vonuar nuk është drejtësi,” ka shkruar Çitaku.

Ajo ka theksuar se PDK-ja beson në drejtësi të vërtetë dhe jo në drejtësi politike, duke shtuar se “më në fund do të flasë drejtësia për Kosovën dhe UÇK-në.”

“Ne besojmë në drejtësi. Jo në drejtësi politike, por në drejtësi të vërtetë. Drejtësi për çlirimtarët. Drejtësi për historinë. Drejtësi për të ardhmen.
Besojmë se, më në fund, do të flasë drejtësia. Për Kosovën. Për UÇK-në”, ka përfunduar ajo.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftuan të mërkurën se aktgjykimi për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin – do të shpallet më 16 shtator të këtij viti, në orën 10:00.

“Trupi Gjykues shpjegoi se koha e nevojshme për kuvendimet ishte zgjatur në përputhje me Rregulloren, për shkak të vëllimit të madh të provave të marra dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor, dhe se kjo zgjatje përligjej nga nevoja për të bërë një vlerësim të arsyetuar, tërësor dhe të drejtë të dokumentacionit të çështjes”, thuhet në njoftim.

Fillimisht, Trupi Gjykues kishte afat deri më 19 maj për të shpallur vendimin.

Por, duke u thirrur në kompleksitetin e rastit, ai vendosi ta shtynte këtë afat deri më 20 korrik 2026 dhe tani vendosi përfundimisht për 16 shtator.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, akuzohen për vepra si vrasje, torturim dhe përndjekje, gjoja të kryera gjatë viteve 1998-’99 gjatë luftës për pavarësimin e Kosovës nga Serbia.

Që të katërtit i kanë mohuar këto akuza dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që përfshijnë rreth 155 viktima.

Ndërkaq, prokurorët kanë kërkuar që ata të shpallen fajtorë dhe secili të dënohet me nga 45 vjet burgim për krimet e pretenduara./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Ai e shantazhonte tërë kohën” – Vrasja në Ferizaj, avokati i 24-vjeçares tregon detaje të reja

“Ai e shantazhonte tërë kohën” – Vrasja në Ferizaj, avokati i 24-vjeçares tregon detaje të reja

Pas vrasjes së imamit në Zlipotok, shpërthejnë komente fyese në rrjete sociale

Pas vrasjes së imamit në Zlipotok, shpërthejnë komente fyese në rrjete sociale

Digjen 9 kontejnerë në Prishtinë, dëmtohen edhe dy vetura – njëri pronar fajëson Prishtina Parking për dëmin

Digjen 9 kontejnerë në Prishtinë, dëmtohen edhe dy vetura – njëri pronar fajëson Prishtina Parking për dëmin

Krasniqi për 28 Nëntor: Dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin më fort se kurrë

Krasniqi: Më 16 shtator i presim çlirimtarët krahëhapur në Kosovë

Protesta e 32-të kundër investimit në Zvërnec

Pritje deri në pesë orë në aeroporte, BE-së i kërkohet pezullimi i kontrolleve të reja biometrike

Pritje deri në pesë orë në aeroporte, BE-së i kërkohet pezullimi i kontrolleve të reja biometrike

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

Speciale cakton 16 shtatorin për shpalljen e vendimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve, reagon OVL-UÇK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën