TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çitaku-Kurtit: Çlirohu nga mllefi dhe urrejtja

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Çitaku-Kurtit: Çlirohu nga mllefi dhe urrejtja

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për sulm ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi me të cilin siç ka thënë është e lidhur pashmangshëm Pavarësia e Kosovës.

Çitaku ka reaguar kështu pas deklaratës së Kurtit se skandali më i madh që e ka kuptuar kur e ka marrë postin e kryeministrit ka qenë zotimi i ish-presidentit Thaçi për mosdërgimin e Forcës së Sigurisë (FSK) në veri të Kosovës.

“Mbrëmë zgjodhe sërish të sulmosh Hashim Thaçin. Keqardhje për ty. Historia nuk rishkruhet as me fjalë, as me urrejtje. Ushtria e Kosovës e ka gjenezën në UÇK-në, TMK-në dhe FSK-në. Në të gjitha këto faza të transformimit, ti ke qenë një vrojtues destruktiv ose pasiv. Pavarësia e Kosovës është e lidhur pashmangshëm me Hashim Thaçin, me të gjitha sukseset dhe sfidat që e shoqëruan atë proces”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Më tej, ajo i ka kërkuar Kurtit të çlirohet nga mllefi dhe urrejtja pasi sipas saj populli nuk e ka zgjedhur për të ndarë fajtorë apo për të ushqyer urrejtje, por për të dhënë zgjidhje dhe për të ndërtuar të ardhmen’

“Por ti, Albin, çfarë ke bërë? Pse nuk shkrove historinë tënde? Pse nuk e bëre Kosovën anëtare të Këshillit të Evropës, të NATO-s, apo të organizatave të tjera ndërkombëtare që i sigurojnë vendit përparim dhe stabilitet? Sot, Kosova është në terr, pa rrymë, e izoluar dhe e përjashtuar. Populli nuk të zgjodhi për të ndarë fajtorë apo për të ushqyer urrejtje, por për të dhënë zgjidhje dhe për të ndërtuar të ardhmen. Çlirohu nga mllefi dhe urrejtja, Albin. Kjo të bën mirë – dhe do t’i bëjë mirë edhe Kosovë”, ka shtuar ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Berisha për Ligjin për Specialen: Është lojë politike, nuk ua hap dyert e burgut të akuzuarve në Hagë

Berisha për Ligjin për Specialen: Është lojë politike, nuk ua hap dyert e burgut të akuzuarve në Hagë

Rrecaj: Ka dështuar Qeveria në rastin e Arlinda Zekajt, seanca në Kuvend ishte e turpshme

Rrecaj: Ka dështuar Qeveria në rastin e Arlinda Zekajt, seanca në Kuvend ishte e turpshme

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

Kreu i KFOR-it takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

“Info Nata”- 28.10.2026

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Rashiq: Lista Serbe s’po reagon për humbjen e Vuçiqit, pret udhëzime nga lart – mund të ketë dorëheqje të kryetarëve të komunave

Rashiq: Lista Serbe s’po reagon për humbjen e Vuçiqit, pret udhëzime nga lart – mund të ketë dorëheqje të kryetarëve të komunave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën