TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Cili ishte qëllimi i vizitës së shefit të CIA-s në rajon, përfshirë Kosovën?

Vizita e shefit të CIA-s, sipas njohësve të sigurisë, dëshmon se SHBA-ja është e përkushtuar për sigurinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor, derisa situatë më e ndjeshme vlerësohet se është në Bosnjë e Hercegovinë.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Cili ishte qëllimi i vizitës së shefit të CIA-s në rajon, përfshirë Kosovën?

Situata e brishtë e sigurisë në Ballkanin Perëndimor ka alarmuar Uashingtonin.

Andaj një zyrtar shumë i lartë amerikan ka zbarkuar në rajon.

Bëhet fjalë për Drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA), William Burns.

Ai gjatë së enjtes ka qëndruar në Kosovë ku ka zhvilluar takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

E para se të vinte në Prishtinë, Burns ishte në Bosnje dhe në Serbi, ku pati takime me krerët shtetëror të të dyja vendeve.

Ish – zëvendës ministri i punëve të brendshme, Valdet Hoxha,  thotë se kjo vizitë e shefit të CIA-s dëshmon se SHBA-ja është shumë e përkushtuar për sigurinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Vizita e shefit të CIA-s në rajon ka rëndësi të madhe strategjike sepse e demonstron fuqishëm angazhimin dhe vullnetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që njëherë e mirë të stabilizohet kjo pjesë e Ballkanit. SHBA-ja i ka vënë disa vija të kuqe dhe këtë e shohim më së miri nga deklaratat që i dha Milorad Dodik, i cili theksoi se nuk do të shkëputje të Republikës Sërpska nga Bosnja Hercegovina”, është shprehur Hoxha.

Kurse eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se situata e sigurisë është e shume e ndjeshme në Bosnje Hercegovinë dhe se ka tendenca të qarta nga nacionalistët serbë të udhëhequr nga Dodik për shkëputje.

Mirëpo sipas Ibishit, Uashingtoni nuk do të tolerojë që në asnjë formë që shkelet Marrëveshja e Daytonit.

“Kjo vizitë tregon më së miri se sa e brishtë është situata në Ballkan. Kur po flas për këtë situatë të brishtë e kam në mendje veçanërisht Bosnje dhe Hercegovinën sepse atje ka më të vërtetë tendenca për ndarje të vendit nga nacionalistet serbë në krye me ekstremistin, Milorad Dodik” , thotë Ibishi.

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në rajon vjen në kohën kur ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se shteti i tij është sfiduar në disa aspekte nga Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin.

Tags: Shefi i CIA-stakimi me Osmaninvizita ne rajon
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Kurti takohet me Hamzën dhe Abdixhikun të premten – ja oraret

Drenori: Aleanca po vetëpërjashtohet nga një proces ku do të mund të jepte kontribut

Drenori: Aleanca po vetëpërjashtohet nga një proces ku do të mund të jepte kontribut

Ramadani: Shpresojmë që Kurti t’i marr seriozisht kërkesat tona, s’kemi vullnet për bashkëqeverisje

Ramadani: Shpresojmë që Kurti t’i marr seriozisht kërkesat tona, s’kemi vullnet për bashkëqeverisje

Franca bëhet gjysmëfinalistja e parë, eliminon Marokun

Franca bëhet gjysmëfinalistja e parë, eliminon Marokun

Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Të shtëna me armë zjarri në Laç, vritet 40-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri në Laç, vritet 40-vjeçari

Rihapet Galeria Kombëtare

Rihapet Galeria Kombëtare

Shpërthime në disa pjesë të Iranit

Shpërthime në disa pjesë të Iranit

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Kurti takohet me Hamzën dhe Abdixhikun të premten – ja oraret

“Ditari” 09.07.2026

“Ditari” 09.07.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën