TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çfarë qëndrimi mbante Shiroka-Pula ndaj vendimit të Speciales para se të zgjidhej presidente e Kosovës

by Tëvë1
34 minuta ago
0
A A
Çfarë qëndrimi mbante Shiroka-Pula ndaj vendimit të Speciales para se të zgjidhej presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula, e cila më 7 tetor u zgjodh presidente e Kosovës, kishte reaguar më 26 shtator, përmes një shkrimi në Facebook, ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).Në reagimin e saj, Shiroka-Pula kishte shprehur rezerva të thella ndaj mënyrës se si është konceptuar dhe perceptuar kjo gjykatë, duke theksuar se drejtësia duhet të jetë e barabartë, gjithëpërfshirëse dhe e paanshme.

“Vendimi i fundit ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na obligon të reflektojmë jo vetëm mbi verdiktin gjyqësor, por edhe mbi vetë natyrën, mandatin dhe mënyrën e funksionimit të Dhomave të Specializuara”, kishte shkruar ajo.Shiroka-Pula kishte thënë se qëndrimi kritik ndaj Dhomave të Specializuara buron nga bindja se besueshmëria dhe qëndrueshmëria e drejtësisë varen edhe nga perceptimi për barazinë dhe paanshmërinë e saj.

“Çdo mekanizëm i drejtësisë që trajton periudha të ndjeshme historike duhet të jetë veçanërisht i kujdesshëm që të mos krijojë perceptimin e një drejtësie selektive apo të një trajtimi të pabarabartë të viktimave dhe përgjegjësive”, kishte deklaruar Shiroka-Pula.Ajo kishte theksuar se respektimi i procedurave juridike nuk e përjashton të drejtën për kritikë ndaj institucioneve të drejtësisë.

“Respekti për të drejtën dhe për procedurat juridike nuk përjashton të drejtën për kritikë institucionale. Përkundrazi, në një shoqëri demokratike, legjitimiteti i institucioneve të drejtësisë forcohet pikërisht përmes transparencës, llogaridhënies dhe debatit të argumentuar publik”, kishte thënë më tutje.Shiroka-Pula kishte vlerësuar gjithashtu se proceset gjyqësore ndaj individëve nuk duhet të interpretohen si gjykim i përgjithshëm ndaj UÇK-së apo ndaj historisë së luftës në Kosovë.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është pjesë e një kapitulli vendimtar të historisë sonë. Proceset penale ndaj individëve nuk duhet të shndërrohen në gjykim të përgjithshëm të një lëvizjeje, të një periudhe historike apo të aspiratës së një populli për liri”, kishte deklaruar ajo.Po ashtu kishte theksuar se, pavarësisht respektimit të së drejtës për proces të rregullt dhe të mjeteve juridike në dispozicion, ajo mbetet kritike ndaj mënyrës së funksionimit dhe perceptimit të Dhomave të Specializuara.

“Shprehim rezervat tona të thella ndaj mënyrës se si kjo gjykatë është konceptuar dhe perceptuar, si dhe ndaj pasojave që mund të ketë në kujtesën historike, besimin publik dhe ndjenjën e drejtësisë”, kishte shkruar Shiroka-Pula.

Tags: justina shikora pulaligji dhomat e specializuaraTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama takon drejtoreshën e Këshillit të Evropës, diskutojnë për demokracinë lokale dhe fondet evropiane

Rama takon drejtoreshën e Këshillit të Evropës, diskutojnë për demokracinë lokale dhe fondet evropiane

Policia në Ferizaj shqipton mbi 200 gjoba brenda 24 orëve

Policia në Ferizaj shqipton mbi 200 gjoba brenda 24 orëve

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?

​85 vota pro Reformës Territoriale, Kuvendi i Shqipërisë e miraton pas një seance maratonë

​85 vota pro Reformës Territoriale, Kuvendi i Shqipërisë e miraton pas një seance maratonë

Policia në Ferizaj shqipton mbi 200 gjoba brenda 24 orëve

Policia në Ferizaj shqipton mbi 200 gjoba brenda 24 orëve

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Çfarë qëndrimi mbante Shiroka-Pula ndaj vendimit të Speciales para se të zgjidhej presidente e Kosovës

Çfarë qëndrimi mbante Shiroka-Pula ndaj vendimit të Speciales para se të zgjidhej presidente e Kosovës

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?

IHMK paralajmëron reshje lokale, stuhi dhe mundësi për breshër në disa rajone të Kosovës

​Moti sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën