TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çfarë ndodhi në 10 ditët e grevës së minatorëve?

Është ndërprerë pas 10 ditësh greva e minatorëve të Trepçës. Dakordimi mes tyre dhe anëtarëve të bordit të kësaj ndërmarrje erdhi pas shumë orë negociatash. Ata pranuan të dalin nga miniera, por paralajmëruan se në rast të moszbatimit të marrëveshjes, do të kthehen prapë.

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Çfarë ndodhi në 10 ditët e grevës së minatorëve?

Foto ilustruese

Në mesnatë u nis e në mesnatë mbaroi.

Greva 10 ditore e minatorëve të minierës së Stantërgut, u ndërpre në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Për t’u arritur marrëveshje mes anëtarëve të bordit të Trepçës dhe qindra grevistëve u deshën dhjetëra orë negociata.

Në fund, minatorët ranë dakord për plotësim të pjesshëm të kërkesave të tyre.

Kërkesa që pagat të dalin nga data 6 deri 10 të muajit, u pranua.

Derisa, kërkesa e grevistëve për shkarkim të menjëhershëm të u.d. të kryeshefit, Enis Abdurrahmani, nuk u pranua ashtu siç u kërkua.

Ata ranë dakord që Abdurrahmani ta mbajë këtë detyrë edhe për gjashtë muajt e ardhshëm, deri në shpalljen e konkursit të ri për kryeshef.

E një kërkesë e re u shfaq nga minatorët grevistë.

Ata kërkuan që mos të ketë suspendim të asnjë minatori për grevën që e mbajtën.

Por, çka ndodhi përgjatë 10 ditëve grevë.

Qëndrimi në kushte të rënda dhe pa ushqim, bëri që gjendja shëndetësore e tyre të përkeqësohet.

300 grevistë besohet se morën trajtim mjekësor përgjatë kësaj periudhe.

Bile, kishte nga ata që në perimetrin e 10 të minierës, 700 metra nën tokë, pësuan edhe sulm në zemër.

E të tjerë u bartën nën kushte të rënda për t’u mundësuar dhënia e ndihmës mjekësore.

Derisa puna është kthyer normalisht, nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrje nuk kanë dhënë qëndrime tash e 10 ditë për gjithçka që ndodhi me grevën e punëtorëve të Trepçës.

Ndërkohë, Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka shprehur falënderim dhe mirënjohje ndaj atyre që i mbështeten gjatë kohës së grevës.

Sipas kësaj sindikate, greva zgjati shumë, minatorët nuk u dorëzuan dhe shpresa për ditë më të mira u kthye. Por, siç thuhet në reagimin e kësaj sindikate, minatorët nuk do të harrojnë asgjë.

Kronikë e realizuar nga gazetari, Arton Rama.

Tags: Grevaminatoretshëndeti i minatorëve
ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori kritikon Kurtin për raportet me SHBA-në dhe VV-në për Specialen: Po krijohet pasiguri

Drenori kritikon Kurtin për raportet me SHBA-në dhe VV-në për Specialen: Po krijohet pasiguri

Ish-aktivisti i SNS-së së Vuçiqit: Banditë të paguar, blerje votash dhe para në dorë për operacione politike në Serbi

Ish-aktivisti i SNS-së së Vuçiqit: Banditë të paguar, blerje votash dhe para në dorë për operacione politike në Serbi

Maqedonci: Vendimmarrja në operacionet luftarake duhet të mbetet njerëzore

Maqedonci: Vendimmarrja në operacionet luftarake duhet të mbetet njerëzore

Arrestohen dy persona në Fushë-Kosovë, njëri serb dyshohet se kërcënoi një qytetar me armë

Arrestohen dy persona në Fushë-Kosovë, njëri serb dyshohet se kërcënoi një qytetar me armë

Drenori kritikon Kurtin për raportet me SHBA-në dhe VV-në për Specialen: Po krijohet pasiguri

Drenori kritikon Kurtin për raportet me SHBA-në dhe VV-në për Specialen: Po krijohet pasiguri

Pezullohen pesë zyrtarë policorë pas publikimit të videos ku 19-vjeçari me këmbë të thyer tërhiqej zvarrë

Pezullohen pesë zyrtarë policorë pas publikimit të videos ku 19-vjeçari me këmbë të thyer tërhiqej zvarrë

Përplasja me policinë në protestën e dhunshme, të riut i thyhet këmba

Përplasja me policinë në protestën e dhunshme, të riut i thyhet këmba

Rrahmani shënon, Napoli pëson nga Villarreali

Rrahmani shënon, Napoli pëson nga Villarreali

Berisha: Protesta e studentëve përballje epike

Berisha: Protesta e studentëve përballje epike

Arsenali triumfon thellë ndaj Lillet

Arsenali triumfon thellë ndaj Lillet

Vikingu barazon me Bayernin

Vikingu barazon me Bayernin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën