TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çeku thotë se restaurimin e shtëpisë së familjes Koroglu “do e paguajnë ata që i vunë flakën”

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Çeku thotë se restaurimin e shtëpisë së familjes Koroglu “do e paguajnë ata që i vunë flakën”

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku bën të ditur se shtëpia e familjes Koroglu në Mitrovicë, që u përfshi mbrëmë nga zjarri, do të restaurohet, por që faturën e saj do ta paguajnë “ata që ia vunë flakën”.

Në një postim në Facebook, ai i ka quajtur barbarë ata që sipas tij, e djegin kulturën dhe historinë e tyre, përcjell teve1.info

“Pas një rezistence të madhe nga familja dhe një tentim rrënimi së fundmi, dje patën filluar ndërhyrjet për shpëtimin e shtëpisë së familjes Koroglu në Mitrovicë. Pasi e kuptuan që nuk zmbrapsemi nga detyrimi ynë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, qyqarët në mënyrë tinëzare pasi ra terri ia vunë flakën shtëpisë së shekullit XIX. Nuk do t’ia dalin, shtëpia do të restaurohet. Dhe do t’i përdorim të gjitha mundësitë ligjore që faturën e restaurimit ta paguajnë ata që ia vunë flakën”, ka shkruar ai.

Tutje, ministri Çeku është shprehur se dënimet e deritanishme për dëmtim të monumenteve “janë vetëm inkurajim për keqbërësit”.

“Pres kapjen dhe ndëshkimin e kriminelëve. Prokuroritë dhe gjykatat tona kanë rol qendror në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Dënimet e deritanishme me gjobë nga 200 deri 700 euro për dëmtim të monumenteve, kur kodi penal parasheh deri në 500 mijë euro e burgim efektiv, janë vetëm inkurajim për keqbërësit. Betejën mes barbarizmit dhe kulturës pa dyshim se do ta fitojë kultura”, ka theksuar ai.

Shtëpia më e vjetër në Mitrovicë, ajo e familjes Koroglu, që gjendet në listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme, është përfshirë mbrëmë nga zjarri, teksa e njëjta ishte dëmtuar edhe para disa muajsh. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbesin pa ujë Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e një pjesë e Prishtinës

Pëlcet gypi i ujësjellësit në Hajvali, gjashtë zona të Prishtinës mbesin pa ujë të pijshëm

Inspektimi në QPS-në e Pejës zbulon shkelje në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore

Inspektimi në QPS-në e Pejës zbulon shkelje në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore

Vdekja e pacientes pas trajtimit në QKMF-në e Klinës, Prokuroria në Pejë nis hetimet

Vdekja e pacientes pas trajtimit në QKMF-në e Klinës, Prokuroria në Pejë nis hetimet

Kurti në Dublin: Kosova kërkon trajtim të barabartë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Kurti në Dublin: Kosova kërkon trajtim të barabartë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Protestuesit në Tiranë bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren

Protestuesit në Tiranë bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren

Milionat për mediat besnike të Vuçiqit

Milionat për mediat besnike të Vuçiqit

Mbesin pa ujë Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e një pjesë e Prishtinës

Pëlcet gypi i ujësjellësit në Hajvali, gjashtë zona të Prishtinës mbesin pa ujë të pijshëm

Për Kombëtaren e Kosovës në futboll, diskutohet edhe në Kuvend

Befasi në përbërjen e Kosovës, Shaipi në portë, Zhegrova nga fillimi, debuton Kamberi

Inspektimi në QPS-në e Pejës zbulon shkelje në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore

Inspektimi në QPS-në e Pejës zbulon shkelje në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore

Vdekja e pacientes pas trajtimit në QKMF-në e Klinës, Prokuroria në Pejë nis hetimet

Vdekja e pacientes pas trajtimit në QKMF-në e Klinës, Prokuroria në Pejë nis hetimet

Kurti në Dublin: Kosova kërkon trajtim të barabartë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Kurti në Dublin: Kosova kërkon trajtim të barabartë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën