TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Cameron emërohet sekretar i Jashtëm i Britanisë

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Cameron emërohet sekretar i Jashtëm i Britanisë

Ish-kryeministri i Britanisë, David Cameron, është emëruar në postin e sekretarit të Jashtëm, pasi kryeministri britanik, Rishi Sunak, riformatoi Qeverinë.

Cameron, 57 vjeç, që kishte qenë kryeministër nga 2010 deri më 2016, dha dorëheqje pas rezultatit të referendumit që çoi në largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Zyra e Sunakut tha më 13 nëntor se Mbreti Charles ka miratuar kërkesën që Cameronit t’i jepet ulëse në Dhomën e Lartë të Parlamentit, duke i lejuar atij të kthehet në Qeveri si ministër, pavarësisht se nuk është zgjedhur si anëtar i Parlamentit.

Më herët gjatë ditës, Sunak shkarkoi Suella Braverman nga posti i sekretares së Brendshme. Ajo u përball me kritika pasi akuzoi policinë se ishte shumë e butë nga protestuesve pro-palestinezë.

Në postin e sekretarit të Brendshëm u emërua James Cleverly, i cili deri më tani kishte qenë sekretar i Jashtëm.

Sunak është përballur me presion që ta shkarkojë Braverman, e cila ishte përgjegjëse për migrimin dhe policinë.

Në një sulm të pazakonshëm ndaj policisë javën e kaluar, Braverman tha se policia e Londrës po injoronte “bandat pro-palestineze” që po shkelnin ligjin. Ajo i përshkroi protestuesit që bënin thirrje për armëpushim në Gazë si “marshues të urrejtjes”.

Të shtunën, protestuesit e krahut të djathtë u përleshën me policinë dhe tentuan që të përlesheshin me protestuesit pro-palestinezë në Londër. Kritikët thanë se Braverman ka ndihmuar në nxitjen e tensioneve./Rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Franca sinjalizon gatishmëri për të diskutuar dëmshpërblimet për masakrat koloniale në Niger

Franca sinjalizon gatishmëri për të diskutuar dëmshpërblimet për masakrat koloniale në Niger

Sulmet ajrore izraelite vrasin 12 persona në Liban, pavarësisht armëpushimit

Sulmet ajrore izraelite vrasin 12 persona në Liban, pavarësisht armëpushimit

OKB raporton rritje të sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar

OKB raporton rritje të sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar

Liderët turq nderojnë sakrificën e popullit në përvjetorin e përpjekjes për grusht shtet në Turqi

Liderët turq nderojnë sakrificën e popullit në përvjetorin e përpjekjes për grusht shtet në Turqi

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Reagon më në fund FC Drita, por i del në mbrojtje drejtorit që rrahu kryetarin e tifozëve

Drita skuadra e parë kosovare që siguron kualifikimin në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve

Kosova U20 kualifikohet në çerekfinale të Evropianit të basketbollit

Kosova U20 kualifikohet në çerekfinale të Evropianit të basketbollit

Prishtina dënohet me 1200 euro, shkak hedhja e mjeteve ndezëse nga “Plisat”

Prishtina nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Sheriffit

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

Emisioni “Këndi i Debatit” 15.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 15.07.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X