TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

by Tëvë1
41 minuta ago
0
A A
​Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

Shqipëria parashikohet të ketë buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh më 2027, ndërsa, Qeveria e Kosovës ende nuk ka propozuar projektbuxhetin për vitin 2027, ani se me ligj afatin e fundit e ka deri më 30 tetor.

Sipas të dhënave të paraqitura për periudhën 2020–2027, të dyja vendet shënojnë rritje të buxheteve dhe të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) nominal. Megjithatë, diferenca në vlerë monetare ndërmjet tyre zgjerohet.

Buxheti i Shqipërisë nga 4,44 miliardë euro më 2020 arrin në rreth 9,22 miliardë më 2026, duke shënuar rritje prej afërsisht 108%. Në Kosovë, nga 2,36 miliardë euro buxheti ka arrijë në rreth 4 miliardë, ose rreth 69% më shumë më 2026.

Kështu, hendeku buxhetor ndërmjet dy vendeve nga 2,08 miliardë euro më 2020 zgjerohet në rreth 5,22 miliardë më 2026.

Dallimi rritet edhe në madhësinë e ekonomive. PBB-ja nominale e Shqipërisë nga 13,38 miliardë euro më 2020 parashikohet të arrijë në rreth 29,01 miliardë më 2026. Për Kosovën, shifrat përkatëse janë 6,77 miliardë dhe rreth 11,79 miliardë euro.

Bazuar në këto vlera, ekonomia shqiptare më 2026 do të ishte rreth 2,46 herë më e madhe se ajo e Kosovës, krahasuar me rreth 1,98 herë më 2020. Ky është krahasim i PBB-së së përgjithshme nominale dhe nuk tregon të ardhurat për banor apo rritjen reale ekonomike.

Për 2027, tabela e paraqet buxhetin e Shqipërisë në nivel drafti prej rreth 10,15 miliardë eurosh, ndërsa PBB-në në rreth 30,50 miliardë. Për Kosovën, PBB-ja vendoset në rreth 12,55 miliardë euro, por mungon shifra e buxhetit.

Tags: BuxhetiKosovaShqiperiaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Çitaku i reagon Kurtit pas intervistës në Tëvë1: Po i shërben Prokurorisë së Hagës me sulme ndaj Thaçit dhe Veselit

Mblidhet grupi punues për Apelin në Hagë, Çitaku: Çlirimtarët nuk do t’i lëmë vetëm

Protesta për Arlinda Zekajn përfundon në Prishtinë, kërkesat për drejtësi vazhdojnë edhe nesër

Protesta për Arlinda Zekajn përfundon në Prishtinë, kërkesat për drejtësi vazhdojnë edhe nesër

Qorrolli: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është domosdoshmëri strategjike

Qorrolli: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është domosdoshmëri strategjike

Aleanca kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Strategjia kundër dhunës në familje ka dështuar

Aleanca kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Strategjia kundër dhunës në familje ka dështuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën