TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Brenda pak ditësh funksionalizohet qendra për qentë endacakë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Brenda pak ditësh funksionalizohet qendra për qentë endacakë

Qentë endacakë rrezikojnë banorët e kryeqytetit. Prezenca e tyre nëpër rrugët e kryeqytetit është bërë diçka e zakonshme, ndërsa Komuna e Prishtinës e ka gati qendrën për trajtimin e kafshëve në Hajvali.

Menaxheri i Qendrës së Trajtimit të qenve endacakë, Habib Qorri, ka deklaruar se si pasojë e motit të ligë, janë detyruari t’i ndërpresin punimet.

Kjo qendër, sipas tij do të jetë në funksion shumë shpejtë dhe se kanë mbetur disa punë të lehta brenda objektit.

“Qendra për trajtimin e kafshëve, më saktësisht të qenve endacakë, është të them në fazën finale të realizimit të punimeve”.

Ai tregon se për shkak të temperaturave të ulëta, janë disa punë ndërtimore të cilat janë ndalë për shkak se kërkohen kushte klimatike më optimale për t’u përfunduar.

“Në temperatura nën zero ato punë veç dështojnë, kështu që nuk kemi guxuar të vazhdojmë. Janë shumë të ndjeshme sidomos pjesa e dyshemesë që është material shumë i ndjeshëm. Pra, jemi në finalizim të punëve brenda qendrës, domethënë jemi krejt në përfundim të punëve”, ka deklaruar Qorri.

Ai shton se bashkëpunim kanë edhe me Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit.

“Ne jemi në bashkëpunim të ngushtë me institucionin e veterinarisë, dhe do t’iu përshtatemi të gjitha kushteve dhe specifikave të cilat kërkohet sipas udhëzimeve administrative dhe Ligjit për Përkujdesjen ndaj Kafshëve të cilat janë në fuqi. Në bazë të tyre, ne duhet të përgatisim edhe funksionalizimin e qendrës, mandej përgatitja e stafit për arsye se ne kemi pasur kontrata të gatshme me operatorët të cilët i kanë plotësuar të gjitha kushtet për t’u marrë me këtë veprimtari që edhe tani kemi kontrata të tilla në realizim. Mirëpo që ne drejtpërdrejt të merremi me këtë proces, s’kemi brenda komunës kuadro të gatshme. Kështu që të gjitha këto janë duke u bërë përgatitje pas përfundimit të punëve ndërtimore, të vijë faza e funksionalizimit të qendrës”, u shpreh Qorri.

E kostoja e kësaj qendre kap shifrën e afër 500 mijë eurove.

“Komplet ndërtimi i qendrës me të gjitha punët ndërtimore, është 249 mijë euro kontrata dhe si e tillë është veç pa punë shtesë, vetëm ashtu si ka qenë projekti është realizuar. Tash jemi duke e bërë një përshkrim të punëve për arsye se ne deri më tani kemi pasur operatorë të cilët i kanë plotësuar të gjitha kriteret dhe ne jemi marrë vetëm me menaxhimin, monitorimin e punës së operatorëve, kurse tash ne do t’i marrim të gjithë edhe stafi që do të merret me kapjen e qenve edhe ata që do të merren me mirëmbajtjen e qendrës, pastrimit, ata që do të merren me trajtimin që duhet të jetë së paku një veterinar dhe dy ndihmës të profesionit të njëjtë, të profilit të njëjtë kështu që jemi duke e bërë një përshkrim të pozitave të punës, mandej është edhe sigurimi, është një numër i konsiderueshëm i stafit që duhet kompletuar, për të funksionalizuar qendrën”, u shpreh ai.

Teksa ka folur për funksionimin e kësaj qendre, Qorri tha se një veteriner do të përkujdeset për 8 qen brenda ditës. Thotë se do të kenë kapacitete të mjaftueshme.

“Kapaciteti është i mjaftueshëm ashtu siç parashihet me udhëzime administrative për arsye se aty vazhdimisht duhet të kemi një veterinar, varësisht prej nevojës mund të rritet kapaciteti për intervenime mirëpo, sipas përvojës që kemi deri më tani operatorët që kemi pasur një veterinar mund të trajtojë 7 deri në 8 qen brenda ditës, aty nëse çdo ditë trajtohet një numër i tillë qysh kemi pasur, gjithmonë i referohem përvojës që kemi pasur deri më tani që është një përvojë goxha e mirë dhe e suksesshme se janë kryer të gjitha punët ashtu siç kanë qenë të planifikuara dhe të parapara me udhëzimet administrative që janë në fuqi”, deklaroi Qorri./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Agron Bajrami emërohet kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë

Bajrami: Kosova duhet ta ketë mundësinë të ecë e pavarur nga Serbia drejt BE-së

Dallavere më patentë shoferë, detaje nga aksioni ku u arrestuan 6 persona

Dyshohet se sulmoi fizikisht bashkëshorten dhe vajzën, burri arratiset

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Pengoi policët në kryerje të detyrës, arrestohet një person në Vushtrri

Të “pakapshmit” e shtetit

​Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i

19 të vdekur dhe 27 të plagosur nga një përplasje autobusësh në Sirinë qendrore

19 të vdekur dhe 27 të plagosur nga një përplasje autobusësh në Sirinë qendrore

Futbollistet e Mitrovicës me fitore të thellë në Champions League

​Mitrovicaset sonte përballë Ludogoretsit për një vend në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve

Një shtetase kanadeze me origjinë kineze arrestohet në Belgjikë nën dyshimet për spiunazh në NATO

Një shtetase kanadeze me origjinë kineze arrestohet në Belgjikë nën dyshimet për spiunazh në NATO

Linjat ajrore austriake dhe italiane anulojnë fluturimet drejt Izraelit për shkak të shqetësimeve të sigurisë

Linjat ajrore austriake dhe italiane anulojnë fluturimet drejt Izraelit për shkak të shqetësimeve të sigurisë

Aksident në Stamboll, 30 të plagosur dy në gjendje të rëndë

Aksident në Stamboll, 30 të plagosur dy në gjendje të rëndë

Agron Bajrami emërohet kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë

Bajrami: Kosova duhet ta ketë mundësinë të ecë e pavarur nga Serbia drejt BE-së

Dallavere më patentë shoferë, detaje nga aksioni ku u arrestuan 6 persona

Dyshohet se sulmoi fizikisht bashkëshorten dhe vajzën, burri arratiset

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën