TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bora i zë “në befasi” ngasësit e automjeteve, kolona të gjatë për ndërrimin e gomave

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Bora i zë “në befasi” ngasësit e automjeteve, kolona të gjatë për ndërrimin e gomave

Sot, me rënien e borës së parë në Kosovë, qytetarët ia kanë mësyrë për ndërrimin e gomave të verës me ato të dimrit. Disa nga shoferët po ankohen për çmimet e larta, e disa të tjerë thonë se çmimet janë të arsyeshme, por se kanë mbetur vonë dhe se janë duke pritur në radhë deri në pesë orë për ndërrimin e gomave.

Nga kompania “Eurogoma” kanë thënë se ndërrimi i gomave të automjeteve duhet të fillojë nga 15 nëntori, por se qytetarët për këtë vit kanë nisur me vonesë.

Një qytetar nga Prishtina, i cili nuk deshi të identifikohet, ankohet për çmimet e larta të gomave dimërore, teksa e pranon se është “vonuar” për të ndërruar gomat.

“Çmimet për treg të Kosovës pak janë të larta. Varet prej firmave, çfarë firme merr. Në përgjithësi janë të larta. Jam vonë, por duke e shtyrë kohën, jo po i ndërroj sot, jo nesër, duke menduar se nuk po bie borë. Gomat duhet ndërruar gjithqysh më mirë për sigurinë tënde”, tha ai.

Edhe një qytetar tjetër thotë se gati pesë orë po pret në radhë për t’i ndërruar gomat.

“Para orës 08:00 këtu jam për t’i ndërruar gomat. Nuk e di për çmimet. Varet nga koha sa i kemi lënë (në përdorim). Faji është te ne, sepse nuk i kemi ndërruar me kohë pas punës. Po kanë kapacitet besoj, ka shumë kërkesa. Herët kam ardhur por kështu ( i zënë) me punë dhe nuk kam mundur”, u shpreh ai.

Ndërsa, një qytetar tjetër thotë se çmimet për ndërrimin e gomave janë të arsyeshme dhe se gomat duhet të ndërrohen me fillimin e sezonit dimëror.

“Çmimet janë të njëjta, sipas standardit tonë të arsyeshme janë. Çdo vit i ndërroj gomat. Vetëm këtë vit jam vonuar për shkak të mos kujdesit. Nuk duhet pritur kohën e caktuar. Fundi na ka mbërritur pa përgatit. Po presim në radhë. Shpresoj se gjithçka do të shkojë në rregull. Qe tri orë jam duke pritur këtu”, tha ai.

Faton Majaci nga auto servisi “EuroGoma”, tregoi se interesimi për ndërrimin e gomave është shumë i madh. Ai tha se sot me fillimin e borës është krijuar tollovi, porse ata janë të përgatitur me staf dhe goma.

“Interesimi është shumë i madh. Me vonesa kanë filluar (ndërrimin e gomave) dhe kjo po shkakton gjithë këtë tollovi në çdo servis për ndërrimin e gomave. Çmimet janë të njëjta. Mund të them se gomat këtë vit janë më të lira se vitin e kaluar… Koha e fundit është 15 nëntori kur duhet ndërruar gomat, por edhe nëse fillon më herët kjo është edhe më mirë për klientin dhe për çdo gjë. Ne si staf jemi në çdo gjë të gatshëm sa i përket sezonit, si në goma dhe në çdo aspekt jemi të gatshëm. Tash edhe tollovia po e bën të veten. Klientëve po u bie të presin më shumë, por kjo është mundësia e jona që mund të bëjmë në shërbim të tyre”, tha Majaci.

Ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh dënime për shoferët që gjatë dimrit, periudhë e cila përfshin kohën ndërmjet 15 nëntorit dhe 15 marsit, ngasin automjetet e tyre pa pajisje dimërore. Shoferi, që drejton automjetin pa pajisje dimërore, dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 40 eurosh./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë të dielën në Kosovë

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Lista Guxo në Mitrovicë emëron kryetarin e ri, largohet Faton Peci

Lista Guxo në Mitrovicë emëron kryetarin e ri, largohet Faton Peci

“Barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë”, reagon Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje

“Barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë”, reagon Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë të dielën në Kosovë

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën