TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Biden nis vizitën në Izrael

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Biden nis vizitën në Izrael

Presidenti amerikan, Joe Biden, të mërkurën nisi vizitën në Izraelm në një përpjekje diplomatike që lufta me Hamasin të mos shndërrohet në një konflikt më të gjerë, një sfidë që është bërë më e vështirë pasi zemërimi u rrit në mbarë Lindjen e Mesme lidhur me një shpërthim që vrau qindra persona në një spital në Rripin e Gazës.

Fillimisht, Biden ishte paraparë të vizitonte edhe Jordaninë, por takimet e tij me liderët arabë janë anuluar teksa ai u nis nga Uashingtoni.

Reklamë

Tani Biden do të qëndrojë vetëm në Izrael, ku do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu. Izraeli është duke u përgatitur për një pushtim të mundshëm tokësor të Gazës në përgjigje të sulmeve të grupit militant palestinez, Hamas, që kanë lënë të vrarë 1.400 izraelitë.

Zëdhënësi i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve që po udhëtonin me ekipin e Bidenit për në Izrael se presidenti amerikan “dëshiron të marrë qëndrimin izraelit për situatën në terren” dhe “do të bëjë disa pyetje të vëshira”.

“Ai do t’i pyes ata si një mik”, shtoi Kirby.

Presidenti amerikan po ashtu pritet të takohet me ekipet e emergjencave dhe me familjarët e viktimave dhe të pengjeve që janë marrë nga Hamasi gjatë sulmeve të militantëve në Izrael.

Pothuajse 2.800 palestinezë raportohet se janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gazë. Edhe 1.200 persona besohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, të gjallë apo të vdekur, kanë thënë autoritetet shëndetësore.

Këto shifra nuk përfshijnë edhe viktimat e shpërthimit të së martës në spitalin Al-Ahli. Ende nuk është përcaktuar shkaku i shpërthimit.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë, territor që kontrollohet nga Hamasi, tha se një sulm ajror izraelit goditi spitalin. Ushtria izraelite mohoi përfshirjen dhe tha se një sulm i dështuar me raketë nga grupi militant palestinez, Xhihadi Islamik, ishte përgjegjës për sulmin. Megjithatë, ky grup ka mohuar përgjegjësinë.

Biden tha përmes një deklarate se ishte “i zemëruar dhe thellësisht i pikëlluar nga shpërthimi në spitalin Al-Ahli në Gazë dhe për humbjen e tmerrshme të jetës si rezultat i shpërthimit”. Ai po ashtu tha se “kam udhëzuar ekipin tim të sigurisë kombëtare për të vazhduar mbledhjen e informacioneve lidhur me atë se çfarë ndodhi saktësisht”.

Protestat mbërthyen mbarë rajonin pas vdekjeve të raportuara në spitalin e Gazës, në të cilin po trajtoheshin palestinezët e plagosur dhe ku gjendeshin edhe civilë të tjerë që po strehoheshin nga luftimet.

Qindra palestinezë protestuan në qytetet kryesore në Bregun Perëndimor, përfshirë edhe në Ramallah. Protesta janë mbajtur edhe në Bejrut dhe Aman, ku turma të zemëruara u mblodhën para ndërtesave të ambasadave izraelite.

Zemërimi për shpërthimin në spitali bëri që Bidenit t’i aludohej vizita në Jordani, ku Mbreti Abdullah II kishte planifikuar të ishte nikoqir i një takimi me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, dhe presidentit egjiptian, Abdel Fattah el-Sissi. Por, Abbas u tërhoq nga takimi në shenjë proteste dhe më pas samiti u anulua.

Kirby tha se ishte një vendim i “përbashkët” i Jordanisë dhe SHBA-së për të anuluar takimet e presidentit Biden në këtë shtet. Ai tha se lideri amerikan do të ketë mundësi të bisedojë me liderët arabë përmes telefonit kur të kthehet në Uashington.

Vizita e liderit amerikan në Izrael përkon edhe me rritjen e shqetësimeve humanitare në Gazë, territor ku Izraeli ka bllokuar dërgesat me ushqim, karburante dhe ujë. Ndërmjetësuesit po tentojnë që të heqin bllokadën dhe që ndihma të arrijë te civilët dhe spitalet. /rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Operacioni izraelit “Qerret e Gideonit” ka lënë të vrarë 9,073 civilë të paarmatosur në Gaza që nga maji

Koalicioni për Lirinë e Medias kërkon nga Izraeli që të lejojë menjëherë hyrjen e mediave të huaja në Gaza

Koalicioni për Lirinë e Medias kërkon nga Izraeli që të lejojë menjëherë hyrjen e mediave të huaja në Gaza

Ukraina dëshiron sqarime për garancitë e sigurisë para takimit me Putinin

Ukraina dëshiron sqarime për garancitë e sigurisë para takimit me Putinin

Brazili pezullon masën kryesore për mbrojtjen e pyjeve të Amazonës

Brazili pezullon masën kryesore për mbrojtjen e pyjeve të Amazonës

Protesta në Hagë kundër Speciales, OVL-UÇK: Presim pjesëmarrje masive nga diaspora

Protesta në Hagë kundër Speciales, OVL-UÇK: Presim pjesëmarrje masive nga diaspora

24 orë, 10 raste dhune në familje – ekspertët alarmojnë për dënimet e buta

24 orë, 10 raste dhune në familje – ekspertët alarmojnë për dënimet e buta

Rihapet linja hekurudhore Fushë-Kosovë – Ferizaj

Rihapet linja hekurudhore Fushë-Kosovë – Ferizaj

Promovohet libri me rrëfime të bashkëluftëtarve të dëshmorit Ismet Bicaj nga Istogu

Promovohet libri me rrëfime të bashkëluftëtarve të dëshmorit Ismet Bicaj nga Istogu

Seanca vendimtare e Kuvendit – Rohde zbarkon nesër në sallë

Kriza politike në Kuvend, analistët: Kryeparlamentari duhet të ketë mbështetje për të shmangur bllokadën

Hasani për Gërvallen: Deputete që s’përfillet, pa vlera – kandidatura e turpshme

Hasani për Gërvallen: Deputete që s’përfillet, pa vlera – kandidatura e turpshme

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet e 12 tetorit

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet e 12 tetorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X