TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Berisha në pritje të ftesës nga Gjermania

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Berisha në pritje të ftesës nga Gjermania

Të Federata e Futbollit të Kosovës ende shpresojnë që Mërgim Berisha do të vendosë ta përfaqësojë Kosovën. Por sulmuesi 24-vjeçar në mendje ka plane të tjera.  Berisha po ëndërron të luajë për Gjermaninë dhe madje të paraqitet në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

Berisha është i lindur në Gjermani, por është me prejardhje nga Kosova. 24-vjeçari ka luajtur për U21 të Gjermanisë, ndërsa në 13 paraqitje ka realizuar një gol. Ai ende nuk ka luajtur për ndonjë përfaqësuese A dhe kjo ia jep mundësinë të zgjedhë mes Gjermanisë, Kosovës apo edhe Shqipërisë. Natyrisht nëse ftohet. Derisa Kosova ka kohë që e synon, Gjermania nuk e ka ftuar deri më tani. Dhe futbollisti i Augsburgut po e pret pikërisht Gjermaninë. Selektori i Gjermanisë, Hansi Flick, megjithatë nuk e ka kontaktuar ende Berishën.

“Nuk do të kisha asgjë kundër nëse duhet ta ndryshojmë datën. Por kjo mund të ndodhë në të ardhmen”.

Berisha ka gjashtë gola e katër asistime në 14 paraqitje në Bundesligë këtë edicion. Golat e fundit i ka festuar duke formuar shkronjën “E” me gishta. Ka treguar se është shkronja e parë e të fejuarës së tij dhe se festimi është për të. Berisha ka lënë të kuptohet se mund të qëndrojë më gjatë te skuadra e Bundesligës. Tek Augsburgu po ndihet si në shtëpi.

“Po ndiej besimin e trajnerit, përgjegjësve të klubit dhe bashkëlojtarëve. Po mundohem ta shpërblej këtë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Berisha ka shënuar tre gola këtë edicion për fitoret 1:0, pra ka siguruar të paktën nëntë pikë për skuadrën. Gola të tjerë të rëndësishëm shpreson të shënojë në ndeshjet e ardhshme.

Në Bundesligë janë edhe të paktën tre lojtarë që nuk kanë luajtur ende për përfaqësuese seniore dhe që do të ishin të mirëseardhur te Kosova. Por deri më tani ata nuk kanë shfaqur interes për të luajtur për Kosovën. Bëhet fjalë për mesfushorin e Augsburgut, Elvis Rexhbeçaj, portierin e Eintracht Frankfurtit, Diant Ramaj dhe mesfushorin ofenziv të Bayernit, Arijon Ibrahimoviq. Arijoni është ende 17-vjeçar dhe luan për të rinjtë e Gjermanisë. Fundjavën e kaluar debutoi në Bundesligë, derisa ardhmja e tij vlerësohet e ndritur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova dënohet rëndë nga UEFA

Kosova dënohet rëndë nga UEFA

Liga e Parë me risi, Liria – Rilindja 1974 luhet nën reflektorët e dritave

Liga e Parë me risi, Liria – Rilindja 1974 luhet nën reflektorët e dritave

Kurti: Ka mungesë uniteti, por jam optimist i përmbajtur për Lojërat Mesdhetare

Kurti: Ka mungesë uniteti, por jam optimist i përmbajtur për Lojërat Mesdhetare

Muçi gati për duelin e Trabzonsporit në vikend

Muçi gati për duelin e Trabzonsporit në vikend

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi miraton në parim Projektbuxhetin për vitin 2027

Një person raportohet i lënduar nga erërat në Ferizaj, shkaktohen edhe dëme materiale

Një person raportohet i lënduar nga erërat në Ferizaj, shkaktohen edhe dëme materiale

Alijaj: E rëndësishme të kemi një ligj që ndihmon ish-krerët e UÇK-së dhe ruan raportet me BE-në

Alijaj: E rëndësishme të kemi një ligj që ndihmon ish-krerët e UÇK-së dhe ruan raportet me BE-në

Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë, nuk dihet identiteti i të dyshuarit

Një 77-vjeçar vdes në një aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

KEDS njofton për ndërprerje të domosdoshme të energjisë në Ferizaj për shkak të erërave të forta

​Era e fuqishme shkakton dëme, në Krushë të Madhe intervenojnë zjarrfikësit

​Era e fuqishme shkakton dëme, në Krushë të Madhe intervenojnë zjarrfikësit

Hasani: Nisma e re për Ligjin e Speciales mund të jetë pjesë e diplomacisë

Hasani: Nisma e re për Ligjin e Speciales mund të jetë pjesë e diplomacisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën