Sulmuesi Mërgim Berisha ka pësuar një lëndim dhe do t’i mungojë Ausgurgut për disa javë.
Këtë, e ka bërë të ditur të hënën trajneri i Augsbugut, Jess Thorup.
Berisha është kthyer tek Augsburgu në formë huazimi nga Hoffenheimi.
Berisha në 11 paraqitje në Bundesligë këtë sezon me fanellën e Hoffenheimin, ka realizuar një gol kurse tek Augsburgu nuk ka luajtur ende.
Augsburgu, të martën do të përballet me Suttgartin në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.
Pjesë e Augsburgut është edhe mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj.