TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Begaj reagon për tensionet në protestat në Shqipëri: Dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë

by Tëvë1
35 minuta ago
0
A A
Presidenti Begaj reagon për vrasjen në Gjykatën e Apelit: Atentat ndaj drejtësisë dhe shoqërisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në vend, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që të veprojnë me përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje. Ai ka theksuar se protesta paqësore është një e drejtë themelore në demokraci, ndërsa ka paralajmëruar se as dhuna dhe as përdorimi joproporcional i forcës nga policia nuk mund të justifikohen.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Begaj ka theksuar se e drejta për protestë paqësore është një nga shtyllat e demokracisë dhe se shteti ka për detyrim ta garantojë atë.

Megjithatë, sipas tij, shprehja e pakënaqësisë nuk duhet të shoqërohet me dhunë, ndërsa edhe veprimet e policisë duhet të mbeten brenda kufijve të përcaktuar me ligj.

“Presidenti i Republikës ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje. E drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe detyrim i shtetit për ta garantuar”, ka shkruar Begaj.

Kreu i shtetit shqiptar ka theksuar se ruajtja e qetësisë dhe respektimi i ligjit janë thelbësore në situata të tilla, duke nënvizuar se asnjë palë nuk duhet të veprojë jashtë kornizës ligjore.

“Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit. Në këtë moment, vendit i duhet më shumë përgjegjësi. Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim”, thuhet në reagimin e tij.

Begaj ka bërë të ditur gjithashtu se është i gatshëm të dëgjojë shqetësimet e qytetarëve dhe ka theksuar rëndësinë e dialogut si mënyrë për të adresuar pakënaqësitë dhe për të kontribuar në të mirën e vendit.

“Mbetem i gatshëm të dëgjoj të gjitha shqetësimet. Zyra ime është dhe do të mbetet e hapur për çdo të ri e çdo qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit”, ka përfunduar Begaj në postimin e tij.

Reagimi i presidentit shqiptar vjen në një kohë tensionesh gjatë protestave, ndërsa ai u ka bërë thirrje palëve që të tregojnë përgjegjësi dhe të respektojnë Kushtetutën dhe ligjin.

Tags: bajram begajProtestaShqiperiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta në Tiranë, gurë dhe molotovë drejt Kryeministrisë, dëmtohen objektet e dy ministrive

Protesta në Tiranë, gurë dhe molotovë drejt Kryeministrisë, dëmtohen objektet e dy ministrive

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

Hoxha takon komandantin e ri të KFOR-it, flasin për avancimin e bashkëpunimit

Hoxha takon komandantin e ri të KFOR-it, flasin për avancimin e bashkëpunimit

Kërkesat e studentëve në Tiranë: Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme

Kërkesat e studentëve në Tiranë: Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme

Presidentja Shiroka-Pula takon përfaqësueset e strehimoreve, në fokus mbrojtja e grave nga dhuna

Presidentja Shiroka-Pula takon përfaqësueset e strehimoreve, në fokus mbrojtja e grave nga dhuna

Gucati paralajmëron protesta para zyrave të BE-së nëse nuk realizohet iniciativa për Gjykatën Speciale

Gucati paralajmëron protesta para zyrave të BE-së nëse nuk realizohet iniciativa për Gjykatën Speciale

Maqedonci takon ambasadorin turk në NATO, diskutojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Maqedonci takon ambasadorin turk në NATO, diskutojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Zulfaj takohet me eurodeputetin nga Suedia, diskutojnë statusin kandidat të Kosovës

Zulfaj takohet me eurodeputetin nga Suedia, diskutojnë statusin kandidat të Kosovës

Protesta në Tiranë, gurë dhe molotovë drejt Kryeministrisë, dëmtohen objektet e dy ministrive

Protesta në Tiranë, gurë dhe molotovë drejt Kryeministrisë, dëmtohen objektet e dy ministrive

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

Presidenti Begaj reagon për vrasjen në Gjykatën e Apelit: Atentat ndaj drejtësisë dhe shoqërisë

Begaj reagon për tensionet në protestat në Shqipëri: Dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën