TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE: Marrëveshja e dialogut nuk përfshin dërgimin e draftit në Komisionin e Venedikut

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
BE: Marrëveshja e dialogut nuk përfshin dërgimin e draftit në Komisionin e Venedikut

Bashkimi Evropian ka thënë të premten se marrëveshja e Brukselit për Asociacionin nuk parasheh që draft-statuti evropian për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të dërgohet për vlerësim në Komisionin e Venedikut, si dhe i bëri thirrje Kosovës ta dërgojë atë në Gjykatën e vet Kushtetuese.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën në një intervistë për A2CNN se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, mund ta dërgojë draftin në Komisionin e Venedikut.

Por, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se “përfshirja e Komisionit të Venedikut nuk është e paraparë si pjesë e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015 për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin: më 2013 dhe 2015.

Vitin e kaluar, BE-ja ua prezantoi palëve një draft-statut për Asociacionin, i cili u pranua në parim.

Më vonë, kryeministri Kurti e cilësoi si “non-paper” këtë draft-statut.

“BE dhe QUINT e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre dhe pritjeve të hapave të radhës që Kosova duhet t’i ndërmarrë në procesin e zbatimit të këtyre dy marrëveshjeve të Brukselit (të viteve 2013 dhe 2015) lidhur me themelimin e Asociacionit, më saktësisht që drafti evropian për statutin t’i dërgohet për shqyrtim Gjykatës kushtetuese për të deklaruar atë sit ë pranueshëm”, tha Stano.

Ai e përsëriti se draft-statuti evropian ishte shkruar nga ekipi i të Lajçakut me ekspertë eminentë ligjorë, sikur edhe ekspertë nga Franca, Gjermania, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi palët nuk ishin në gjendje të angazhohen në procesin e tyre të hartimit, shkruan REL.

“Pas prezantimit të draftit evropian para kryeministri Kurti dhe presidentit [serb Aleksandar] Vuçiq në tetor të vitit 2023, hapi i radhës duhet të bëhet nga Kosova në përputhje me marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015” shtoi ai.

“I takon Kosovës që si pjesë e Komisionit të Venedikut të kërkojë këshilla ligjore për draft legjislaturën, apo legalizimin që tashmë është në fuqi, përfshirë edhe draft-statutin evropian” theksoi Stano.

Në fund, Stano i përsëriti thirrjen dhe pritjet që Kosova të veprojë për këtë çështje “me shpejtësi dhe të ndërpresë vonesat tjera në përmbushjen e obligimeve të saj”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet veshje dhe paisje ushtarake të fshehura në puset në Mitrovicë Veri

Gjendet veshje dhe paisje ushtarake të fshehura në puset në Mitrovicë Veri

Kurti nuk konfirmon nëse sonte do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Kurti nuk konfirmon nëse sonte do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Kurti: Nuk kemi ende marrëveshje politike, qëndrimet nuk përputhen – ka dallim mes rezultatit zgjedhor e kërkesave të LDK-së

Kurti: Nuk kemi ende marrëveshje politike, qëndrimet nuk përputhen – ka dallim mes rezultatit zgjedhor e kërkesave të LDK-së

Abdixhiku zbulon pikën e mosmarrëveshjes me Kurtin: Nuk u dakorduam për çështjen e presidentit

Vapa ekstreme godet Evropën, 42 gradë në Sllovaki, Polonia preket nga kriza energjetike

Vapa ekstreme godet Evropën, 42 gradë në Sllovaki, Polonia preket nga kriza energjetike

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes, kjo rrugë nuk ka zgjidhje

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes, kjo rrugë nuk ka zgjidhje

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se aksidentalisht e plagosi një tjetër

Arrestohet një person i kërkuar, i dënuar me 8 muaj e gjysmë burg për vjedhje në Prizren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën