TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Parqet eko-industriale do të zhvillohen në të gjitha rajonet e Kosovës, përfshirë veriun

by Tëvë1
14 minuta ago
0
A A
Kurti: Parqet eko-industriale do të zhvillohen në të gjitha rajonet e Kosovës, përfshirë veriun

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe Banka Botërore kanë arritur marrëveshje për zhvillimin e parqeve eko-industriale në Kosovë. Projekti synon krijimin e kushteve më të mira për bizneset, zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe forcimin e infrastrukturës industriale në vend.

Në një fjalë rasti, kryeministri Albin Kurti tha se zhvillimi i parqeve eko-industriale është në përputhje me orientimin strategjik të Qeverisë për një ekonomi qarkore dhe konkurruese.

“Shtylla e parë e programit tonë qeverisës i kushtohet ekonomisë qarkore dhe konkurruese. Prandaj, nisja e projektit për zhvillimin e parqeve eko-industriale është në linjë të plotë me orientimin tonë strategjik dhe lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si do të zhvillohet me industri dhe ekonomi e Republikës sonë në vitet në vijim”, tha ai.

Kurti foli edhe për zhvillimin ekonomik të vendit, duke theksuar rritjen e Bruto Produktit Vendor, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e eksporteve.

“Gjatë viteve të fundit, ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje të ndjeshme. Bruto produkti vendor është rritur mesatarisht me nga 1 miliard euro në vit, ndërkohe që më herët nevojiteshin tre vjet për një rritje të tillë”, tha ai.

Ai tha se, gjatë pesë viteve të fundit, janë krijuar mbi 85 mijë vende të reja pune, eksporti i shërbimeve është gati trefishuar, ndërsa investimet e huaja direkte kanë kaluar për herë të parë vlerën prej një miliard eurosh.

Megjithatë, Kurti e cilësoi deficitin tregtar si një nga sfidat kryesore të ekonomisë së Kosovës.

“Në të njëjtën periudhë, pra gjatë këtyre pesë viteve të fundit, mbi 85 mijë vende të reja të punës janë krijuar, eksporti i shërbimeve gati është trefishuar, ndërkaq investimet e huaja direkte kanë kaluar për herë të parë vlerën prej 1 miliard eurosh. Përkundër rritjes ekonomike që kemi shënuar, na duhet të pranojmë që deficiti tregtar mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë sonë. Gjatë vitit 2025 Kosova importoi mallra në vlerë prej 7 miliard eurosh, ndërsa eksportoi rreth 1 miliard euro. Edhe në vitin 2026, pavarësisht rritjes së eksportit, hendeku tregtar po vazhdon të jetë i madh”,ka thënë ai.

Sipas tij, një nga synimet kryesore është që një pjesë e produkteve që aktualisht importohen të prodhohen në Kosovë, ndërsa parqet industriale do t’u ofrojnë bizneseve hapësirën dhe infrastrukturën e nevojshme për zgjerimin e veprimtarisë.

“E ne duam që sa më shumë mallra që sot i blejmë nga jashtë të prodhohen në Kosovë. Prandaj, parqet industriale i shohim si një nga mekanizmat që mund të na ndihmojnë në arritjen e këtij qëllimi. Atu u ofrojnë bizneseve vendore hapësirën dhe infrastrukturën e nevojshme për t’i zgjeruar kapacitetet prodhuese, ndërsa krijojnë kushte më tërheqëse për investitorët e huaj që dëshirojnë të zhvendosin një pjesë të veprimtarisë së tyre prodhuese në vendin tonë. Për ne është me rëndësi që investimet e tilla të sjellin jo vetëm kapital, por edhe vende të reja pune, teknologji, njohuri dhe mundësi për bashkëpunim me furnizuesit vendorë”, tha Kurti.

Kryeministri theksoi gjithashtu rëndësinë e diasporës në tërheqjen e investimeve dhe krijimin e lidhjeve ndërmjet bizneseve kosovare dhe tregjeve ndërkombëtare.

“Në tërheqjen e këtyre investimeve, mërgata jonë ka një rol të posaçëm. Në Gjermani, Zvicër, Francë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera, kemi shumë ndërmarrës me origjinë nga Kosova që kanë ndërtuar biznese të suksesshme dhe që mund të bëhen urë lidhëse mes ekonomisë sonë dhe tregjeve ndërkombëtare. Ato mund të sjellin në Kosovë jo vetëm kapitalin dhe përvojën e tyre, por edhe partnerët e tyre të biznesit dhe rrjetet e bashkëpunimit. Kosova ka disa përparësi për investime të tilla është pozita e saj gjeografike, afërsia me tregun e Bashkimit Evropian, fuqia punëtore e kualifikuar, rinia shumë gjuhëshe dhe e talentuar, si dhe politikat fiskale konkurruese të cilat padyshim që krijojnë kushte të mira për zhvillimin e veprimtarisë prodhuese. E me rritjen e prodhimit vendor mund të zëvendësojmë një pjesë të mallrave që importojmë dhe të rrisim eksportin e produkteve tona Made in Kosova”, tha ai .

Në këtë kontekst, Kurti përmendi edhe planin prej një miliard eurosh për prodhim dhe industri, i cili, sipas tij, është hartuar në bashkëpunim me sektorin privat dhe synon të lehtësojë financimin e investimeve në kapacitete të reja prodhuese.

“Në këtë frymë, në dialog të vazhdueshëm me sektorin privat dhe prodhuesit vendorë, kemi hartuar edhe planin 1 miliard euro për prodhim dhe industri. Ky plan i hartuar në dialog me bizneset dhe i bazuar në nevojat e tyre, synon të lehtësojë financimin e investimeve në kapacitetet e reja prodhuese dhe zgjerimin e veprimtarisë ekonomike. Sebashku me zhvillimin e parqeve eko-industriale, plani pritet të krijojë kushte më të mira për investime, rritje të prodhimit vendor dhe krijimin e vendeve të reja gjithnjë e më të mira të punës”,theksoi ai.

Ai u ndal edhe te rëndësia e zhvillimit të një industrie më moderne, me shfrytëzim më efikas të burimeve dhe ndikim më të vogël në mjedis, duke theksuar se parqet eko-industriale do të shtrihen në të gjitha rajonet e Kosovës, përfshirë edhe veriun e vendit.

“Përveç krijimit të kushteve për investime dhe zgjerim prodhimit, rëndësi të veçantë ka edhe mënyra se si zhvillohet ky prodhim. Në këtë drejtim parqet eko-industriale krijojnë mundësi për një industri më moderne, më efikase, me shfrytëzim më të mirë të burimeve dhe me ndikim më të vogël negativ në mjedis. Ato plotësojnë përpjekjet tona për të rritur përdorimin e energjisë së ripërtëritshme dhe për t’i përgatitur bizneset për kërkesat gjithnjë e më të larta në tregun evropian. Zhvillimi i parqeve industriale do të shtrihet në të gjitha rajonet e Kosovës pa përjashtim, përfshirë edhe dy parqe në pjesën veriore të vendit tonë. Pas vendosjes së rendit dhe ligjit në veri të Ibrit, po e zhvendosim gradualisht vëmendjen drejt zhvillimit ekonomik, krijimit të vendeve të punës dhe përmirësimit të qytetarëve të cilët jetojnë atje”, shtoi Kurti.

Në fund, Kurti vlerësoi bashkëpunimin me Bankën Botërore dhe Bashkimin Evropian në realizimin e projektit.

“Në fund dua të theksoj rëndësinë e bashkëpunimit me grupin e Bankës Botërore dhe Bashkimin Evropian për realizimin e projektit të parqeve eko-industriale, si dhe shpreh mirënjohjen tonë për përkrahjen e tyre në këtë process”, tha ai./rtk

Tags: albin kurtiMINTtakimTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbyllet përkohësisht një segment i Rrugës B të shtunën për shkak të garës “Criterium Prishtina 2026”, komuna njofton rrugët alternative

Mbyllet përkohësisht një segment i Rrugës B të shtunën për shkak të garës “Criterium Prishtina 2026”, komuna njofton rrugët alternative

Çfarë po ndodh me transferet në Britani?-Përparim Rama jep sqarime

Rama i kundërpërgjigjet Kërçelit për kontratën 10-milionëshe të ndriçimit “Smart”: Po bëni show politik

Gërvalla merr pjesë në Forumin Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme

Gërvalla merr pjesë në Forumin Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme

Sulmohet një grua në Kamenicë, Policia nis hetimet

Sulmohet një grua në Kamenicë, Policia nis hetimet

Mbyllet përkohësisht një segment i Rrugës B të shtunën për shkak të garës “Criterium Prishtina 2026”, komuna njofton rrugët alternative

Mbyllet përkohësisht një segment i Rrugës B të shtunën për shkak të garës “Criterium Prishtina 2026”, komuna njofton rrugët alternative

“Mesditë”- 06.11.2026

“Mesditë”- 06.11.2026

Çfarë po ndodh me transferet në Britani?-Përparim Rama jep sqarime

Rama i kundërpërgjigjet Kërçelit për kontratën 10-milionëshe të ndriçimit “Smart”: Po bëni show politik

Kurti: Parqet eko-industriale do të zhvillohen në të gjitha rajonet e Kosovës, përfshirë veriun

Kurti: Parqet eko-industriale do të zhvillohen në të gjitha rajonet e Kosovës, përfshirë veriun

Gërvalla merr pjesë në Forumin Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme

Gërvalla merr pjesë në Forumin Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme

Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe

Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe

Sulmohet një grua në Kamenicë, Policia nis hetimet

Sulmohet një grua në Kamenicë, Policia nis hetimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën