TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë

by teve1
2 vjet ago
0
A A
BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian e ka miratuar pakon e 15-të të sanksioneve ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, që përfshin masa më të ashpra ndaj entiteteve kineze dhe anijeve nga e ashtuquajtura flotës “hije” të Moskës, tha Komisioni Evropian në një deklaratë të hënën.

Pakoja e re e sanksioneve shton 52 anije nga flota që përpiqet të shmangë kufizimet perëndimore për të transportuar naftë, armë dhe grurë. Kjo e çon numrin total të anijeve të listuara në 79.

BE-ja filloi të shtojë në listë këto anije më herët gjatë këtij viti si përgjigje ndaj një rritjeje të numrit të anijeve që transportojnë ngarkesa të cilat nuk sigurohen nga ofruesit e zakonshëm perëndimorë. Lista përfshinte edhe anijet që dorëzuan municione koreano-veriore në Rusi.

Kufizimet e reja shtojnë 84 individë dhe entitete të reja, përfshirë shtatë persona dhe entitete kineze, si dhe entitete ruse në Serbi.

“Një individ dhe dy entitete që lehtësojnë shmangien e sanksioneve të BE-së, dhe katër entitete që furnizojnë komponentë të ndjeshëm për dronë dhe komponentë mikroelektronikë për ushtrinë ruse”, thuhet në deklaratë, në pjesën ku iu referohet entiteteve kineze.

Kjo do të jetë hera e parë që entitete kineze përballen me sanksione të tilla për ndalimin e udhëtimeve dhe ngrirjen e aseteve, raporton Radio Evropa e Lirë.

“Hapi drejt sanksioneve të mirëfillta jep një sinjal të rëndësishëm për kinezët. Ne e marrim këtë shumë seriozisht”, tha një diplomat i BE-së.

Shefi i sanksioneve të BE-së, David O’Sullivan, dhe zyrtarë ukrainas kanë fajësuar Kinën për shitjen e teknologjisë së huaj në Rusi.

Diplomatët thanë se listimet e mëparshme kineze në pakon e sanksioneve ruse përfshinin vetëm kontrollin e eksporteve, në vend të një sanksioni të përgjithshëm.

Lista tani përfshin drejtues të lartë në sektorin energjetik të Rusisë, dy zyrtarë të lartë koreano-veriorë, si dhe 20 kompani dhe entitete ruse në Indi, Iran, Serbi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Komisioni po përgatit një pako të 16-të sanksionesh për janar, e cila mund të përfshijë masa më të gjera si ndaj gazit natyror të lëngshëm rus dhe kufizime të eksporteve për filialet e kompanive të BE-së në vendet e treta, thanë burime për Reuters.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident tragjik në Ksamil, humb jetën i riu

Hyjnë në fuqi rregullat reja të BE-së për etiketimin e përmbajtjes së krijuar me IA

Hyjnë në fuqi rregullat reja të BE-së për etiketimin e përmbajtjes së krijuar me IA

Italia pezullon marrëveshjet e Shengenit të BE-së me Spanjën pas fluksit të emigrantëve

Italia pezullon marrëveshjet e Shengenit të BE-së me Spanjën pas fluksit të emigrantëve

Irani mohon pretendimet e Trumpit për zhvillimin e bisedimeve sot

Irani mohon pretendimet e Trumpit për zhvillimin e bisedimeve sot

Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” punon për sanimin e defektit

Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” punon për sanimin e defektit

“Matrix”- 03.08.2026

“Matrix”- 03.08.2026

Gjurmë të krimeve të luftës në Kalludër të Vogël, vazhdojnë gërmimet për varrezën masive

Gjurmë të krimeve të luftës në Kalludër të Vogël, vazhdojnë gërmimet për varrezën masive

Pesë ditë u paralajmërua bllokimi, por rruga “Ilir Konushevci” vazhdon të mbetet e mbyllur

Pesë ditë u paralajmërua bllokimi, por rruga “Ilir Konushevci” vazhdon të mbetet e mbyllur

Serbia ngrit monument për Brigadën e 37-të, Kosova kërkon hapjen e arkivave

Serbia ngrit monument për Brigadën e 37-të, Kosova kërkon hapjen e arkivave

Therret me thikë një person në Prishtinë

Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Gjakovë–Klinë

Po bënin përgatitjet për tu rikthyer në shtëpinë që jetuan para 28 vite – detaje nga sulmi mbi shtëpinë e familjes Berisha në Zveçan

Po bënin përgatitjet për tu rikthyer në shtëpinë që jetuan para 28 vite – detaje nga sulmi mbi shtëpinë e familjes Berisha në Zveçan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën