TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE apelon për bashkëpunim rajonal pas tensioneve mes Serbisë e Malit të Zi

by tëvë1
4 javë ago
1
A A
Mirëpritet deklarimi i Kos për shtetet mosnjohëse, Qeverisë i kërkohet të jetë në ofensivë

Bashkimi Evropian kërkon respekt të ndërsjellë dhe dialog në një kohë kur Samiti BE–Ballkani Perëndimor po mbahet në Mal të Zi, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Kështu kanë porositur zyrtarët evropianë, duke reaguar lidhur me ngjarjet e së mërkurës, kur policia malazeze ktheu në Serbi një grup prej 87 shtetasish serbë që mbërritën me fluturim çarter, duke vlerësuar se ata përbënin rrezik për sigurinë. Më pas, disa shtetas malazezë u kthyen mbrapsht nga pikat kufitare me Serbinë.

Këto ngjarje shënuan një rritje të tensioneve mes Beogradit dhe Podgoricës.

Komisioni Evropian konfirmoi se ka marrë dijeni për vendimin e autoriteteve malazeze për të refuzuar hyrjen e një numri të caktuar personash nga Serbia për arsye sigurie, në përputhje me legjislacionin kombëtar. Ndërkohë, KE konfirmon se po monitoron situatën në pikat kufitare në Serbi.

“Kemi marrë dijeni për vendimin e autoriteteve malazeze për të refuzuar hyrjen e disa personave nga Serbia për arsye sigurie, në përputhje me legjislacionin kombëtar. Po monitorojmë situatën në pikat kufitare në Serbi dhe inkurajojmë kthimin në procedurat e rregullta për të shmangur ndërprerje të mëtejshme”, u tha nga shërbimi për shtyp i Komisionit Evropian.

Gjithçka po ndodh në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor, i cili po mbahet për herë të parë në territorin e Malit të Zi.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi se po udhëtonte për në Tivat, qytetin ku mbahet samiti, duke nënvizuar se ishte e rëndësishme për të që të përfaqësonte Serbinë në këtë event.

Vuçiq deklaroi gjithashtu se ishte në dijeni të njoftimit të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë, e cila e kishte këshilluar të mos udhëtonte në Mal të Zi për shkak të, siç u tha, “aktiviteteve armiqësore të shërbimeve të huaja dhe klaneve kriminale” në atë vend.

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi deklaroi se, si një anëtar i përgjegjshëm dhe i besueshëm i NATO-s, Mali i Zi u garanton të gjithë mysafirëve të tij një qëndrim të sigurt, të mbrojtur dhe të këndshëm.

Samiti BE–Ballkani Perëndimor është ngjarja më e rëndësishme politike e nivelit më të lartë që mbahet një herë në vit. Ai zhvillohet kryesisht në Bruksel, por herë pas here organizohet edhe në ndonjë shtet kandidat, jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.

Samiti në Mal të Zi ka peshë të veçantë për këtë shtet, pasi konsiderohet vendi i vetëm në rajon me një perspektivë kredibile për anëtarësim në Bashkimin Evropian para përfundimit të kësaj dekade. Gjithashtu, samiti përkon me jubileun e 20-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi.

Me këtë rast, autoritetet malazeze po organizojnë sonte një darkë solemne. Në këtë darkë nuk do të marrë pjesë presidenti serb, i cili po ashtu kishte refuzuar pjesëmarrjen në ceremoninë e shënimit të 20-vjetorit të pavarësisë, të mbajtur më 21 maj./RTK/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Avokati i Thaçit: Specialja sapo miratoi një apel tjetër të Prokurorisë, të gjitha apelet tona janë refuzuar

Avokati i Thaçit: Specialja sapo miratoi një apel tjetër të Prokurorisë, të gjitha apelet tona janë refuzuar

Maqedonci: FSK-ja dëshmoi profesionalizëm në stërvitjen ndërkombëtare “Combat Power 26” në Kroaci

Maqedonci: FSK-ja dëshmoi profesionalizëm në stërvitjen ndërkombëtare “Combat Power 26” në Kroaci

Policia gjobit një kompani në Prizren, kamioni qarkullonte me ngarkesë të pasiguruar

Policia gjobit një kompani në Prizren, kamioni qarkullonte me ngarkesë të pasiguruar

PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe

PZAP refuzon të gjitha ankesat për rinumërimin e votave, KQZ-së i hapet rruga për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Dy të vdekur nga zjarri që përfshiu qytetin e Selanikut në Greqi

Dy të vdekur nga zjarri që përfshiu qytetin e Selanikut në Greqi

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Kosova ekstradon në Gjermani një shtetas gjerman të kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar

Shtrenjtimi i biletave, VV: LDK e PDK po ua kalojë qytetarëve koston e dështimeve të veta

Shtrenjtimi i biletave, VV: LDK e PDK po ua kalojë qytetarëve koston e dështimeve të veta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën