TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bayern – Real, derbi i mbrëmjes së Championsit

by teve1.info
7 muaj ago
0
A A
Bayern – Real, derbi i mbrëmjes së Championsit

MADRID, SPAIN - APRIL 07: Kylian Mbappe of Real Madrid is challenged by Konrad Laimer of FC Bayern Munich during the UEFA Champions League 2025/26 Quarter-Final First Leg match between Real Madrid CF and FC Bayern München at Estadio Santiago Bernabeu on April 07, 2026 in Madrid, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

Sot në mbrëmje, mbyllet faza çerekfinale e Ligës së Kampionëve, ku do të përcaktohen edhe dy skuadrat e fundit që avancojnë në gjysmëfinale.

Megjithatë, vëmendja do të jetë në Munchen, ku në stadiumin “Allianz Arena” me fillim në orën 21:00, do të përballen Bayerni me Real Madridin.

Ndeshja e parë, e luajtur javën e shkuar në Madrid, ka përfunduar me fitoren 2:1 të Bayernit dhe Reali kërkon përmbysjen e madhe në duelin e kthimit për të prekur gjysmëfinalen.

Megjithatë, misioni i madrilenëve do të jetë i vështirë për faktin se Bayerni nuk e ka në favor vetëm rezultatin dhe përparësinë e terrenit, por edhe synon ta eliminojë Realin për ta lënë pa trofe këtë sezon.

Championsi është gara e vetme që i jep mundësinë Realit për të fituar trofe, pasi në La Liga është prapa Barcelonës, që mbetet favorite për titullin e kampionit.

Dueli në Munchen pritet të jetë i fortë, me të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren në këtë përballje që vlerësohet “finale para finales”.

Përderisa Bayerni është i kompletuar për këtë ndeshje, Reali do të jetë pa të lënduarit Thibaut Courtois e Rodrygo, si dhe të suspenduarin Aurelien Tchouameni.

Skuadra që avancon tutje, në fazën gjysmëfinale të Championsit do të përballet me Paris Saint-Germainin, që në çerekfinale eliminoi skuadrën e Liverpoolit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KOK-u: Ekziston rreziku për humbjen e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

KOK-u: Ekziston rreziku për humbjen e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Sunderlandi të paktën një muaj pa Xhakën

Xhudistët kërkojnë medalje në Zagreb, një emër i ri në ekip

Xhudistët kërkojnë medalje në Zagreb, një emër i ri në ekip

Hysaj e Laçi optimistë për duelin në Varshavë

Hysaj i vendosur të mbetet në futbollin italian

Kurti në Francë kërkon statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

Kurti në Francë kërkon statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

KOK-u: Ekziston rreziku për humbjen e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

KOK-u: Ekziston rreziku për humbjen e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

KRU Prishtina njofton shkyçjen e afro 50 konsumatorëve për borxhet e mbetura

KRU Prishtina njofton shkyçjen e afro 50 konsumatorëve për borxhet e mbetura

Arrestohet ish-ministri serb i Ekonomisë, Rade Basta

Arrestohet ish-ministri serb i Ekonomisë, Rade Basta

KGJK i propozon presidentes riemërimin e 15 gjyqtarëve me mandat të përhershëm

KGJK i propozon presidentes riemërimin e 15 gjyqtarëve me mandat të përhershëm

Shiroka-Pula dhe IRI diskutojnë për zhvillimin demokratik dhe forcimin e institucioneve

Shiroka-Pula dhe IRI diskutojnë për zhvillimin demokratik dhe forcimin e institucioneve

Republikanët bllokojnë përpjekjen për të shkarkuar shefin e Pentagonit, Pete Hegseth

Republikanët bllokojnë përpjekjen për të shkarkuar shefin e Pentagonit, Pete Hegseth

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën