Mbrojtësi i krahut, Elseid Hysaj po vazhdon të jetë pa skuadër dhe pritet që për të ardhmen e tij, të vendos pas ndeshjeve me Kombëtaren e Shqipërisë në Ligën e Kombeve.
Hysaj është grumbulluar me Shqipërinë për ndeshjet e këtij muaji, pasi është stërvitur rregullisht me ekipin e të rinjve të Empolit.
Prej muajit qershor, Hysaj është futbollist i lirë dhe kohët e fundit, ka refuzuar ofertat për të vazhduar karrierën në Rusi apo Emiratet e Bashkuara Arabe.
Thuhet se synimi i Hysajt është të mbetet në Itali pas aventurave që kishte me Lazion, Napolin dhe Empolin.
Ai ishte opsion për Leccen e Bolognan në Serie A, si dhe skuadrën e Ascolit në Serie B kurse mbetet të shihet se cili do të jetë ekipi i tij i ardhshëm.









