Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policor nga Sektori Rajonal për Trafikim me Narkotik, më datë 27.10.2026 kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Gjakovë mbi bastisjen e një shtëpie dhe objekteve përcjellëse që ndodhen në qytetin e Gjakovës, pronë e të dyshuarit Mashkull/Kosovar (2004).
Gjatë bastisjes në cilësi të provave janë gjetur dhe konfiskuar: Substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë në peshë rreth 1009.35 gram, – Substancë të dyshuar narkotike të llojit Mariuhanë në peshë rreth 4.14 gram, – Një armë automatike, – Një karikator me 24 fishekë të kalibrit 9x19mm, – Dy karikatore me 20 fishekë të kalibrit PPU 32, – Para të gatshme, 1175 euro, 200 franga zvicerane, 1 dollar amerikan, 200 lek dhe 100 rubla ruse, – Një telefon i markës Iphone, një telefon i markës Iphone i dëmtuar.- Një peshore elektrike, – Një fletore me shënime të ndryshme.
“Për të gjeturat gjatë bastisjes është njoftuar Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, i cili ndaj të dyshuarit ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48/h. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, të caktuar sipas detyrës zyrtare”, shkruhet në njoftimin e Policisë.




