TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Barcelona reagon për dëshmitë e Real Madridit në UEFA

by teve1.info
1 muaj ago
1
A A
Barcelona reagon për dëshmitë e Real Madridit në UEFA

FC Barcelona ka reaguar për rastin e ashtuquajtur “Negreira” dhe përfshirjen e UEFA-së e Real Madridit së fundit.

Të enjten, Konfederata evropiane e futbollit (UEFA), konfirmoi se ka pranuar dokumente nga Real Madridi që lidhen me rastin Negreira.

UEFA ka theksuar se ato dokumente do t’i shqyrtojë si pjesë e hetimeve që janë duke vazhduar.
Rasti Negreira ka hyrë në një tjetër fazë të hetimeve dhe UEFA ka theksuar se ka pranuar shumë dokumente të dërguara nga Real Madridi.

Ato janë të lidhura për hetimet ndaj Barcelonës dhe Jose Maria Enriquez Negreira, ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve të Federatës së Futbollit të Spanjës.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, më herët ka paralajmëruar se kanë bërë gati dosje prej afro 500 faqeve.
Perezi ka qenë kritik i madh për këtë rast dhe e ka ftuar UEFA-n të reagojë. Ai e ka quajtur rastin Negreira, si “korrupsionin më të madh të historisë së futbollit”.

Rasti Negreira lidhet me pagesa të kryera për disa vjet nga Barcelona nëpërmjet kompanive që lidhen me ish-zëvendëspresidentin e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve.
Ato pagesa e kalojnë shifrën e 7 milionë eurove, prej vitit 2001 deri në vitin 2018.

Nga Barcelona kanë thënë se nuk është një rast dhe një hetim i ri, por vetëm procedurë në vazhdim.

Por për shkak të komenteve nga Florentino Perezi, Barcelona mori veprime ligjore. Klubi nga Katalonia nisi procedurat për padi për shpifje ndaj Perezit.
Dokumentet e reja të dorëzuara nga Real Madridi tani do të përfshihen në hetimin që vazhdon të jetë i hapur dhe vazhdon të shqyrtohet nga Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Kickers” raporton se Albian Hajdari nuk pritet të kthehet deri në janar

“Kickers” raporton se Albian Hajdari nuk pritet të kthehet deri në janar

Portieri Kolaj shpallet ” Ylli i Javës”

Portieri Kolaj shpallet ” Ylli i Javës”

Galatasaray kërkon 35-40 milionë euro për yllin e skuadrës

Galatasaray kërkon 35-40 milionë euro për yllin e skuadrës

Raçi në formacionin e javës në Kroaci

Raçi do të largohet nga Hajduku

Ukshini: Nëse PDK-ja ka guxim, le ta kërkojë anulimin e Marrëveshjes së vitit 2013 pas vendimit të Speciales

Ukshini: Nëse PDK-ja ka guxim, le ta kërkojë anulimin e Marrëveshjes së vitit 2013 pas vendimit të Speciales

Kërkohet grant i veçantë për shërbimet sociale në Kosovë

Kërkohet grant i veçantë për shërbimet sociale në Kosovë

Emisioni “InfoNata” 02.09.2026

Emisioni “InfoNata” 02.09.2026

12 milionë euro për rrugën Kijevë-Dollc, Ministria rihap tenderin për zgjerimin e saj

12 milionë euro për rrugën Kijevë-Dollc, Ministria rihap tenderin për zgjerimin e saj

Sa po ndryshon telefoni mënyrën si funksionon truri ynë?

Sa po ndryshon telefoni mënyrën si funksionon truri ynë?

Rama për investimin në Sazan: Nuk ka akoma një marrëveshje përfundimtare

Rama për investimin në Sazan: Nuk ka akoma një marrëveshje përfundimtare

​Pakt Kombëtar për Arsimin dhe rritje e buxhetit, Hoxhaj thekson prioritetet për transformimin e arsimit

​Pakt Kombëtar për Arsimin dhe rritje e buxhetit, Hoxhaj thekson prioritetet për transformimin e arsimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën