TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Banorët e Lebanës kërkojnë që të mos mbyllet shkolla e fshatit

Banorët e fshatit Lebanë të Prishtinës kanë kundërshtuar një ide që shkolla e fshatit të mbyllet. Kryetari i këtij lokaliteti ka thënë se kanë dorëzuar edhe peticion në Drejtorinë Komunale të Arsimit që në vend të mbylljes, të investohet.

by Lindrit Zejnullahu
3 muaj ago
1 1
A A

Qëndron e hapur tash e 20 vite.

Por së fundmi, kjo shkollë në Lebanë të Prishtinës, rrezikon të mbyllet.

Kjo për shkak të numrit të vogël të nxënësve.

Mirëpo një gjë të tillë po e kundërshtojnë banorët e këtij fshati.

Madje për këtë, ata kanë dërguar edhe një letër Drejtorisë së Arsimit në këtë Komunë, njofton Gani Dobratiqi, kryetar I fshatit Lebanë.

“Jo me u mbyllë, por këtu duhet të ndërtohet një shkollë ose aneks t’i bashkëngjitet kësaj. Arsyeja e zvogëlimit të numrit të nxënësve është numër 1 mosinvestimi në shkollë, ka disa vite që nuk është investu në këtë shkollë as në stufa, hala nxehen me dru këtu nxënësat, janë të klasës së parë, të dytë më duket, ka edhe ndërrim të paradites dhe pasditës. Pra numër një fajtor kryesor është që nuk është bërë investimi në shkollë”, tha Dobratiqi.

E derisa kërkesa t’u realizohet, Dobratiqi thotë se nuk do të ndalen.

“Vend kemi, nëse ndërtohet shkolla atëherë gjallërohet ky vend edhe nxënësat pse me u maltretu me ardhë kombi prej fshatit Trudë vjen i merr disa në Lebanë pastaj i dërgon në Besi, pastaj prej Besie i dërgon në Bardhosh dhe ai komb fatkeqësisht privat e paguajnë prindërit, sepse nuk kemi qarkullim nuk ka pagesë prej Komune”, theksoi ai.

Në anën tjetër, Xhevrije Osmani, drejtoreshë e kësaj shkolle fillore “Nexhmi Mustafa”, thotë se nuk ka veprime në këtë drejtim, por që propozimi është i kahmotshëm.

“Jo jo, s’ka vendim. Si propozim është që disa vjet, jo veç një vit por vendim nuk ka dhe pa u marrë vendim nuk mundemi me thënë që po mbyllet. Aktualisht është sikur viteve tjera. Mundësia me u bë një çerdhe aty është vetëm nëse mbyllet për këta fëmijët 1 deri 5, përndryshe s’ka se s’ka hapësirë të mjaftueshme”, deklaroi Osmani.

Tëvë1 ka kërkuar një përgjigje për këtë çështje edhe nga drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm për televizionin.

E para se të mbyllet një shkollë, sipas njohësit të arsimit, Ismet Potera, duhet bërë vlerësim i detajuar, pasi dëmet mund të jenë të mëdha.

“Nëse nuk ka asnjë zgjidhje atëherë duhet menduar paraprakisht se çfarë duhet bërë me ata nxënës, si t’iu ofrohet më së pari siguri e transportit, bartjes etj., sepse në aspektin pedagogjik të organizimit të mësimit, mësimi me 2-3 nxënës nuk është efektiv”, potencoi Potera.

Kjo dukuri e rënies së numrit të nxënësve tashmë është evidente në shumë fshatra të vendit, ku si rrjedhojë ka pasur mbyllje të atyre shkollave.

 

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protestat në Tiranë: 320 të lënduar në 9 ditë, mes tyre 192 policë dhe 92 protestues

Protestat në Tiranë: 320 të lënduar në 9 ditë, mes tyre 192 policë dhe 92 protestues

Komisioni për Buxhet shqyrton ndryshimet në Buxhetin e Kosovës për 2026

Komisioni për Buxhet shqyrton ndryshimet në Buxhetin e Kosovës për 2026

Rama kërkon sërish dialog me protestuesit: Kush shkatërron, do të paguajë

Rama kërkon sërish dialog me protestuesit: Kush shkatërron, do të paguajë

Tiranë: 59 protestuesve sot pritet t’u caktohen masat e sigurisë, prindërit mblidhen para gjykatës

Tiranë: 59 protestuesve sot pritet t’u caktohen masat e sigurisë, prindërit mblidhen para gjykatës

Jashari përfundon operimin, disa javë jashtë fushe

Jashari përfundon operimin, disa javë jashtë fushe

“Mesditë”- 21.10.2026

“Mesditë”- 21.10.2026

​Punëtorët teknikë vazhdojnë grevën në Prishtinë, paralajmërohet edhe grevë tërëditore

​Punëtorët teknikë vazhdojnë grevën në Prishtinë, paralajmërohet edhe grevë tërëditore

Sezoni i Championsit nis të martën

Bayern – Arsenal, derbi që mbyll xhiron e Championsit

Arrijnë vaksinat kundër gripit sezonal në Kosovë, nis shpërndarja në QKMF

Arrijnë vaksinat kundër gripit sezonal në Kosovë, nis shpërndarja në QKMF

Protestat në Tiranë: 320 të lënduar në 9 ditë, mes tyre 192 policë dhe 92 protestues

Protestat në Tiranë: 320 të lënduar në 9 ditë, mes tyre 192 policë dhe 92 protestues

PSG mbetet pa tre lojtarë kyç, Kvaratskhelia humb sezonin

PSG mbetet pa tre lojtarë kyç, Kvaratskhelia humb sezonin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën