TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Banorët e fshatit Trudë të Prishtinës ankohen për vështirësi në qarkullim

Ngricat pas rënies së borës kanë vështirësuar qarkullimin në disa fshatra të Kosovës. Një nga to është Truda e Prishtinës.

by Fëllënza Krasniqi
2 javë ago
1 0
A A

Qarkullimin në fshatin Trudë e kishte më të rrallë.

Ky autobus që bartë udhëtarët nga Prishtina për në Trudë dhe anasjelltas këtë të premte u pa më pak në këtë fshat.

Kësisoj, banorët thonë se rrugët më ngrica e vështirë të kalueshme sollën probleme edhe në qarkullim.

“Sot më rrallë. Sigurisht prej borës edhe nuk ka mundur të dal ndoshta nga akulli u kthy tre a katër herë është shku lartë”, tha banori Avdyl Shala.

Shala, i cili është edhe në moshë të shtyrë thotë se një situatë e tillë po i shqetëson ata.

“E pa pastruar është pa kripë e pa e larguar borën. Po mundemi me ecë, por me dal në rrugë po rrëshqasim se akull krejt po çka me bo. Ata duhet me ardh na e kanë lënë krejt xham e akull”, tha ai.

Kurse, me një problematikë të tillë të rrugëve të pa pastruara, një banorë tjetër thotë se janë përballur edhe në të kaluarën.

“Asnjëherë prej që ka rënë borë nuk janë ardh me pastruar rrugën akull është. Me të vërtetë është vështirë se është rrezik për vetura me kaluar, është rrezik për transport të nxënëseve prej të hënës nëse nuk pastrohet rruga  që është bërë akull krejt e shumë problem ka këtu”, tha banori tjetër Hazir Shala.

Për gjendjen e rrugëve në Prishtinë, kanë reaguar edhe opozita në kryeqytet.

“Këto ditë kam pranuar shumë ankesa për shumë rrugë në lagjet e ndryshme të Prishtinës, ku për shkak të reshjeve të borës kanë mbetur të pa pastruara. E kjo po e vështirëson ecjen për këmbësorët, po ashtu edhe për automjetet. Andaj, Komuna e Prishtinës, urgjentisht duhet t’i pastroj rrugët e po ashtu ta bëjë ‘kriposjen’ e tyre”, deklaroi asamblisti i VV-së, Besart Krasniqi.

Ndërsa, nga Komuna e Prishtinës thonë se janë të informuar për gjendjen dhe se ekipet janë në teren.

“Po është bërë pastrimi i rrugëve, kemi pranuar ankesa edhe ne nga banorët. Ekipet janë në terren dhe po merren më pastrimin dhe lirimin e rrugëve dhe trotuareve”, tha Luftar Braha nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.

Kurse nga drejtoria për mobilitetit në Prishtinë, thonë se të gjithë autobusët kanë qarkulluar këtë të premte si zakonisht dhe asnjë nuk është ndaluar si shkak i rrugëve jo mirë të pastruara.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në Bruksel

Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në Bruksel

Mehmeti: Rama keqpërdori ftesën e Trump për Bordin e Paqes dhe manipuloi popullin

Mehmeti: Rama keqpërdori ftesën e Trump për Bordin e Paqes dhe manipuloi popullin

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Bayerni fiton, Atalanta pëson në shtëpi

Bayerni fiton, Atalanta pëson në shtëpi

Emisioni “Info Nata” 21.01.2026

Emisioni “Info Nata” 21.01.2026

Chelsea, Liverpooli e Newcastle triumfojnë në Champions

Chelsea, Liverpooli e Newcastle triumfojnë në Champions

Barcelona mposht Slavian në Pragë

Barcelona mposht Slavian në Pragë

Juventusi fiton ndaj Benficas, Zhegrova në stol

Juventusi fiton ndaj Benficas, Zhegrova në stol

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën