TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ballkani e Drita luajnë ndeshjet evropiane në “Fadil Vokrri”

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ballkani e Drita luajnë ndeshjet evropiane në “Fadil Vokrri”

Stadiumi “Fadil Vokrri” do t’i mirëpresë dy ndeshjet e rrethit të tretë kualifkues të Ligës së Konferencës, që zhvillohen më 8, përkatësisht 15 gusht, si dhe ndeshjen e javës së parë të Superligës, Prishtina – Suhareka. Presidenti I FFK-së, Agim Ademi ka bërë të ditur se e ka dhënë “dritën e gjelbër” që këto ndeshje të zhvillohen në stadiumin e rinovuar.

“Kemi vendosur që të lejojmë zhvillimin e ndeshjeve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, përkundër faktit që fushës ende i duhet kohë, por stafi i stadiumit e ka bërë të pamundurën që ajo të përgatitet në kushte optimale. Nuk kemi dashur që klubet tona të vijnë në situatë që t’i zhvillojnë ndeshjet e këtij rrethi jashtë vendit. Uroj që ato të kenë sukses në fushën e re të stadiumit ‘Fadil Vokrri’ dhe të kalojnë tutje në Ligën e Konferencës”, ka theksuar kreu i FFK-së.

Ademi po ashtu ka uruar edhe të gjitha klubet për kampionatin e ri, i cili nis më 10 gusht.

“Ne si FFK i kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura për edicionin e ri garues dhe besoj se edhe klubet janë të gatshme. Uroj të gjitha skuadrat për një kampionat të rregullt, të frytshëm dhe të suksesshëm, e mbi të gjitha përplot emocione. Për një promovim sa më mirë të edicionit të ri edhe ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Suharekës 23 do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’”, ka shtuar Ademi.

Pas këtyre ndeshjeve, fusha do të rikuperohet në mënyrë që të jetë e gatshme për ndeshjen e Kombëtares së Kosovës kundër Rumanisë në fillim të shtatorit në kuadër të Ligës së Kombeve.

 

I pari që do të zbresë në stadiumin “Fadil Vokrri” do të jetë ekipi i Ballkanit, që ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues kundër skuadrës nga Irlanda e Veriut, Larne e luan si vendas, më 8 gusht, derisa më pas më 11 gusht, Prishtina do të luajë kundër Suharekës, si dhe më 15 gusht Drita do të jetë mikpritëse e skuadrës FK Auda nga Letonia.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Caktohen lokacionet për projektet e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Caktohen lokacionet për projektet e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Shaqiri në formacionin e javës në Zvicër

Shaqiri në formacionin e javës në Zvicër

Mehmeti pritet të ftohet nga Pochettino te SHBA

Mehmeti pritet të ftohet nga Pochettino te SHBA

Uzuni mund të rikthehet në futbollin evropian

Shqipëria pa Uzunin në Ligën e Kombeve

Humolli për vendimin e Hagës: Është e vështirë të pritet drejtësi nga një gjykatë politike

Humolli për vendimin e Hagës: Është e vështirë të pritet drejtësi nga një gjykatë politike

Prenkaj për tërheqjen e Sejdiut: Emri i tij u keqpërdor nga partitë politike

Prenkaj për tërheqjen e Sejdiut: Emri i tij u keqpërdor nga partitë politike

“Info Nata”- 14.09.2026

“Info Nata”- 14.09.2026

Padia kundër OpenAI për vjedhje të “sekreteve tregtare”

OpenAI po mendon të vendosë “frena” në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale

Kulla tregon rolin e Pacollit në përpjekjet për t’i ndihmuar ish-krerët e UÇK-së

Kulla tregon rolin e Pacollit në përpjekjet për t’i ndihmuar ish-krerët e UÇK-së

LVV reagon pas tërheqjes së Sejdiut nga kandidatura për president

LVV reagon pas tërheqjes së Sejdiut nga kandidatura për president

Kulla para aktgjykimit në Hagë: Ajo që nisi me padrejtësi, mund të përfundojë me padrejtësi

Kulla para aktgjykimit në Hagë: Ajo që nisi me padrejtësi, mund të përfundojë me padrejtësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën