TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ky është gjyqtari i Speciales që do të vendosë në gjyqin e dytë të Thaçit

by Tëvë1
30 sekonda ago
0
A A
Ky është gjyqtari i Speciales që do të vendosë në gjyqin e dytë të Thaçit

Gjykata Speciale në Hagë pritet që nesër, në orën 10:00, të shpallë aktgjykimin në rastin e dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të akuzuarve të tjerë, lidhur me pretendimet për pengim të drejtësisë.

Përveç Thaçit, në këtë proces gjyqësor janë të përfshirë edhe ish-drejtori i AKI-së, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, veterani i UÇK-së, Fadil Fazliu, si dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Në këtë rast, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar dënime me burgim për të akuzuarit. Për Thaçin është kërkuar gjashtë vjet burgim, ndërsa për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun nga tri vjet burgim. Për Hajredin Kuçin, prokuroria ka kërkuar nëntë muaj burgim.

Në rast se Thaçi shpallet fajtor, dënimi eventual do të ishte i dyti për të, pas atij të shqiptuar në procesin tjetër gjyqësor.

Aktakuza në këtë çështje ishte dorëzuar më 5 dhjetor 2024, ndërsa gjykimi është zhvilluar para gjykatësit të vetëm, Christopher Gosnell.

Procesi gjyqësor ka përfshirë gjithsej 11 ditë seanca në sallën e gjyqit, gjatë të cilave janë dëgjuar katër dëshmitarë, si dhe janë administruar pesë dëshmi me shkrim.

Në seancën e fjalëve përfundimtare, të mbajtur në shtator, mbrojtja e Thaçit kishte kërkuar që vendimi të mbështetej vetëm në prova dhe jo në spekulime, duke insistuar në lirimin e tij nga të gjitha akuzat.

“Ne kërkojmë që vendimi juaj të bazohet në prova dhe jo spekulime, dhe të jetë lirim nga të gjitha akuzat”, kishte deklaruar avokatja Sophie Menegon.

Vendimi i nesërm pritet të përcaktojë epilogun e këtij procesi gjyqësor ndaj pesë të akuzuarve.

Tags: Hashim ThaciTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ngrihet aktakuzë ndaj 4 personave, dyshohen për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Ngrihet aktakuzë ndaj 4 personave, dyshohen për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Ndalohet një person, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Ndalohet një person, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Rama: Dialogu Kosovë – Serbi i dështuar për shkak të formatit

Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, Rama: Nuk duhet të kalojë në heshtje, Serbia duhet të njohë Kosovën

Kandiq reagon pas skandalit me këngën serbe në Bruksel: E turpshme

Kandiq reagon pas skandalit me këngën serbe në Bruksel: E turpshme

Ky është gjyqtari i Speciales që do të vendosë në gjyqin e dytë të Thaçit

Ky është gjyqtari i Speciales që do të vendosë në gjyqin e dytë të Thaçit

Modriq hyn në histori, barazon një rekord historik të Messit

Modriq hyn në histori, barazon një rekord historik të Messit

Kina konfirmon takimin historik Xi-Trump-Putin: Cilat çështje pritet të jenë në agjendë?

Kina konfirmon takimin historik Xi-Trump-Putin: Cilat çështje pritet të jenë në agjendë?

Ngrihet aktakuzë ndaj 4 personave, dyshohen për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Ngrihet aktakuzë ndaj 4 personave, dyshohen për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Ndahet nga jeta kryetari i parë i Shkëndijës së Tetovës

Ndahet nga jeta kryetari i parë i Shkëndijës së Tetovës

Ndalohet një person, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Ndalohet një person, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë

U21: Kosovë – Luksemburg, publikohet formacioni i “Dardanëve”

U21: Kosovë – Luksemburg, publikohet formacioni i “Dardanëve”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën