TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bajrami: Veprimet e Kurtit nuk po e shtrijnë sovranitetin në veri

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Bajrami: Kurti rriti pagën për vete dhe kabinetin e tij

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar Policia e Kosovës dje ka zhvilluar një aksion policor në veri të vendit ku janë mbyllur pesë objekte të komunave ilegale.

E për këtë ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila tha se si deputete është e obliguar t’i qëndrojë besnike të vërtetës dhe interesave të vendit, duke thënë se kryeministri Albin Kurti e ka gabim.

Postimi i saj i plotë:

Unë si deputete e Kuvendit të Republikës jam e obliguar t’i qendroj besnike të vërtetës dhe interesave të vendit:

Albin Kurti e ka gabim.

Veprimet e tij nuk po e shtrijnë sovranitetin në veri. Që tri vjet e gjysmë Kurti duke mos pasë as edhe një rezultat në ekonomi, drejtësi, arsim dhe shëndetësi, ka kriju skena në veri duke i kthyer kundër nesh pothuaj të gjithë aleatët. Këto veprime janë dënuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë vazhdimisht, na kanë izoluar, na kanë vënë nën sanksione dhe kanë minimizuar mbështetjen për të cilën Kosova ka punuar kaq shumë. Sot Qeveria e Kosovës, rrjedhimisht Kosova ka ngelë pa aleatë. Ndërkohë, Kurti paraqitet si “patriot” përmes këtyre ”aksioneve” duke i dhanë shansë Serbisë dhe Vuçiqit të përfitojnë nga këto sjellje, ka rehabilituar imazhin e Serbisë e po forcon kapacitetet e e saj ushtarake. Marrëveshja e fundit Serbi-Francë për blerjën e avionëve luftarakë në vlerë prej 2.8 miliardë eurosh është pasojë e drejtpërdrejtë e sjelljes së papërgjegjshme të qeverisë sonë. Mjafton të shikoni këtë marrëveshje për të kuptuar se ku është Serbia sot dhe ku është Kosova. Ky nuk është thjeshtë një dështim diplomatik, është një katastrofë strategjike.

E vërteta sado e hidhur dhe jopopullore duhet thënë zëshëm: Kurti po e çon Kosovën drejt një rruge të rrezikshme dhe nuk bëhet fjalë këtu vetëm për izolim. Sot në kohë krizash e fragjilitet sigurie është e qartë më shumë se çdo herë tjetër që na duhet koordinimi me aleatë, sepse KFOR-i është përgjegjës për sigurinë në atë pjesë të vendit. Pse është kaq e vështirë për t’u kuptuar kjo?

Republikës i duhet një udhëheqje që prioritizon stabilitetin, sigurinë dhe pozitën ndërkombëtare të saj. Është koha të rikthejmë aleancat tona, të rindërtojmë marrëdhëniet diplomatike dhe të sigurojmë që Kosova të mbetet një anëtare e respektuar e komunitetit ndërkombëtar. E ardhmja jonë varet nga kjo dhe nuk duhet të pushojmë derisa të kemi një qeveri që interesat e shtetit i vendos para atyre të partisë./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hasani flet për deklaratën e Totajt: Ishte mendim personal, kandidimi im u vendos sipas rregullave të partisë

Hasani flet për deklaratën e Totajt: Ishte mendim personal, kandidimi im u vendos sipas rregullave të partisë

Sveçla për tentimin e 14-të të konstituimit të Kuvendit: Të shohim

Sveçla: Presionet dhe kërcënimet ndaj votuesve në Graçanicë të orkestruara nga Serbia

Konjufca: Kontributi i Alush Gashit do të mbetet i paharruar

Termi “Frizerka”, reagon Konjufca: Deklarata ime u deformua, nuk lidhet me Osmanin

Çitaku-Haxhiut: Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp

Çitaku kritikon gjuhën e Konjufcës ndaj Osmanit: E turpshme dhe denigruese

“Info Nata”- 19.05.2026

“Info Nata”- 19.05.2026

Çitaku-Haxhiut: Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp

Çitaku kritikon gjuhën e Konjufcës ndaj Osmanit: E turpshme dhe denigruese

Konjufca ironizoi me termin “frizerkat”, Mustafa: Një përfaqësues shteti s’duhet të përdorë këtë gjuhë

Konjufca ironizoi me termin “frizerkat”, Mustafa: Një përfaqësues shteti s’duhet të përdorë këtë gjuhë

Arsenali shpallet kampion i Anglisë

Arsenali shpallet kampion i Anglisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën