TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bajrami: Qeveria Kurti s’ka hy borxh, borxh kanë hy qytetarët për të mbijetuar

by teve1
2 vjet ago
7
A A
Bajrami: Qeveria Kurti s’ka hy borxh, borxh kanë hy qytetarët për të mbijetuar

Ish-ministrja e financave, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se politikat e Qeverisë Kurti i kanë futur qytetarët e Kosovës në borxh.

Bajrami ka reaguar kështu ndaj një deklarate siç e ka quajtur propaganduese të ministrit Hekuran Murati se ‘rritja ekonomike në të kaluarën ka ardhur nga borxhet e marra nga shteti’.

Ajo ka thënë se në të kaluarën shteti merrte borxh dhe ndërtonte infrastrukturë për qytetarët, ndërsa sot sipas saj qytetarët janë ata që po marrin borxh për të mbijetuar.

“Qeveria Kurti s’ka hy borxh, borxh kanë hy qytetarët. Kreditë në banka kanë arritë shumën 5.6 miliardë Euro, 15.7% më shumë se në vitin 2023. Dje, Hekuran Murati paska mbajtë një ligjëratë propaganduese në Gjakovë. Ai u mundua t’i bindë gjakovarët se rritja ekonomike në të kaluarën ka ardhur nga borxhet e marra nga shteti – sipas tij 1.5 miliardë euro. Madje po krenohet se qeveria e tij nuk po bën të njëjtën gjë. Por e vërteta qëndron ndryshe nga deklaratat e Muratit. Qeveria ka vazhdu me marrë borxhe, nuk kanë marrë vetëm kur s’kanë mundur t’i ketë 80 vota në Kuvend. Qeveria nuk ka ndërtuar asgjë me paratë e marra borxh, sepse nuk ka pasur investime kapitale; as autostrada, as spitale, as shkolla, asgjë. Pra në vend se Qeveria të marrin borxhe për zhvillim, falë rritjes enorme të çmimeve kanë marrë më shumë para nga qytetarët, duke i varfëruar ata. Politikat e qeverisë kanë futur qytetarët në borxh. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, kreditë në banka në fund të dhjetorit 2024 kanë arritur shumën pre 5.668 miliardë euro. Vetëm në vitin 2024 janë shtuar 768 milionë euro kredi të reja. Pra, në të kaluarën shteti merrte borxh dhe ndërtonte infrastrukturë për qytetarët. Sot, qytetarët janë ata që po marrin borxh për të mbijetuar, derisa qeveria merr me shumë tatime e taksa falë çmimeve të rrituara. Në katër vitet e fundit infacioni ka qënë 21.5%. Siç e ka thënë Ronald Reagan: “Nuk kemi inflacion sepse njerëzit po jetojnë shumë mirë, kemi inflacion sepse qeveria po jeton shumë mirë.” Qeveria ka bërë përpjekje të mashtroj me numra  katër vite radhazi, por qytetarët e kanë të vërtetën e tyre, atë që e kanë jetuar ata”, ka shkruar ajo në Facebook./teve1.info/

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

A u gjet vaj palme në qumështin Vita? – flet ministri Muja

A u gjet vaj palme në qumështin Vita? – flet ministri Muja

Dy policë lëndohen pasi sulmohen gjatë kryerjes së detyrës në Prizren

Dy policë lëndohen pasi sulmohen gjatë kryerjes së detyrës në Prizren

Arrestohet i kërkuari për disa vepra penale, tentoi të ikte nga policia në drejtim të Serbisë

Arrestohet i kërkuari për disa vepra penale, tentoi të ikte nga policia në drejtim të Serbisë

Haxhiu në hapjen e EtnoFest-it: Festivali është lidhur aq fort me Kukajn, sa vështirë të mendohet diku tjetër

Ekstradohen nga Zvicrra për në  Kosovë i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar

Ekstradohen nga Zvicrra për në Kosovë i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar

KPK merr vendim për shpalljen e konkursit për rekrutimin e prokurorëve të rinj të shtetit

KPK merr vendim për shpalljen e konkursit për rekrutimin e prokurorëve të rinj të shtetit

AUV: Vaji i palmës i pranishëm në gjysmën e rasteve me mospërputhje

AUV: Vaji i palmës i pranishëm në gjysmën e rasteve me mospërputhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën