TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bahtijari pranon fajësinë për një akuzë për pengim dhe një akuzë për frikësim

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Bahtijari pranon fajësinë për një akuzë për pengim dhe një akuzë për frikësim

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se Ismet Bahtijari ka pranuar fajësinë për një akuzë për pengim dhe një akuzë për frikësim.

Sipas njoftimit kjo vjen pas marrëveshjeve për pranimin e fajësisë të publikuara të martën.

Po ashtu, në njoftimin e DhSK-së thuhet se marrëveshja për pranimin e fajësisë bazohet në “faktet e pranuara”.

“Në marrëveshjen për pranimin e fajësisë të publikuar sot, Ismet Bahtijari pranon fajësinë për një akuzë për pengim dhe një akuzë për frikësim. Kjo vjen pas marrëveshjeve të ngjashme për pranimin e fajësisë të publikuara dje, ku dy të pandehurit e tjerë në çështjen gjyqësore gjithashtu pranuan fajësinë lidhur me këto akuza. Marrëveshja për pranimin e fajësisë bazohet në “faktet e pranuara”, me çka z. Bahtijari pranon se disa fakte të paraqitura në aktakuzë do të vërtetoheshin jashtë dyshimit të arsyeshëm dhe janë të vërteta dhe sakta”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se trupi gjykues është duke shqyrtuar aktualisht marrëveshjet për pranimin e fajësisë në këtë çështje gjyqësore.

“Rregullorja e Procedurës dhe e Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës lejon që Prokurori i Specializuar dhe Mbrojtja të arrijnë marrëveshje për pranimin e fajësisë, e cila duhet të miratohet nga Trupi Gjykues para se të hyjë në fuqi. Trupi Gjykues është duke shqyrtuar aktualisht marrëveshjet për pranimin e fajësisë në këtë çështje gjyqësore”, thuhet në fund të njoftimit.

Ndryshe, Haxhi Shala të hënën në Hagë ndryshoi deklarimin rreth fajësisë, ai tani pranoi fajësinë sipas marrëveshjes që ka arritur me Prokurorinë.

“Unë nuk kam qenë asnjëherë i intervistuar nga Prokuroria dhe hetuesit dhe nuk isha i njoftuar plotësisht se çka bëhet fjalë dhe për këtë arsye jam deklaruar i pafajshëm. Tash jam i fajshëm më atë se çka jam pajtuar”, tha Shala.

Haxhi Shala deklarohet fajtor

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori

KEK-u reagon pas paralajmërimeve për grevë: Mirëqenia e punonjësve mbetet prioritet

KEK-u: Vdekjet në ndërmarrje të hetohen mbi bazën e fakteve, pa paragjykime

Gjykata shpall të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen në Gllogjan, Prokurorja paralajmëron vazhdimin e betejës ligjore

Gjykata shpall të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen në Gllogjan, Prokurorja paralajmëron vazhdimin e betejës ligjore

Katër ditë në luftë me zjarrin në Bërnicë të Epërme

Katër ditë në luftë me zjarrin në Bërnicë të Epërme

Dita e 86-të e protestës në Tiranë

Dita e 86-të e protestës në Tiranë

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori

Sadiku pas fitores në “Taranto 2026”: Synoj medaljen e artë

Sadiku pas fitores në “Taranto 2026”: Synoj medaljen e artë

KEK-u reagon pas paralajmërimeve për grevë: Mirëqenia e punonjësve mbetet prioritet

KEK-u: Vdekjet në ndërmarrje të hetohen mbi bazën e fakteve, pa paragjykime

Gjykata shpall të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen në Gllogjan, Prokurorja paralajmëron vazhdimin e betejës ligjore

Gjykata shpall të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen në Gllogjan, Prokurorja paralajmëron vazhdimin e betejës ligjore

Katër ditë në luftë me zjarrin në Bërnicë të Epërme

Katër ditë në luftë me zjarrin në Bërnicë të Epërme

“Matrix” 24.08.2026

“Matrix” 24.08.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën