TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bach i IOC, thotë se Kosova është histori suksesi

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Bach i IOC, thotë se Kosova është histori suksesi

Me rastin e dhjetëvjetorit të pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), kreu i IOC-së, Thomas Bach po qëndron për vizitë në Kosovë.

Në konferencën e mbajtur të hënën, Bach tha se Kosova është shembulli më i mirë se si brenda një kohe të shkurtër mund të arrihen suksese të mëdha.

Sipas tij, medaljet olimpike të fituara nga Kosova në xhudo, janë dëshmi e angazhimit të KOK-ut për zhvillimin e sportit të vend.

Kosova ka fituar pesë medalje olimpike, tri të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë falë Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës, Distria Krasniqit dhe Laura Fazliut.

“Këto dhjetë vite kanë dëshmuar histori suksesi në shumë aspekte. Sigurisht, kemi pesë medalje olimpike që janë fituar, pastaj në tri Lojëra Olimpike, Kosova ka marrë pjesë në to dhe për këtë i gjithë populli i Kosovës mund të jetë shumë krenar së bashku me Komitetin Kombëtar Olimpik sepse këto suksese nuk vijnë nga qielli por falë punës së palodhshme”, ka thënë Bach.

Ndërkohë, kreu  i Komitetit Olimpik të Evropës, Spyros Capralos shtoi se një sukses tjetër të madh Kosova e shënoi edhe vitin e kaluar kur fitoi të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare në vitin 2030.

Ai insistoi se ky do të jetë një tjetër moment që Kosova do të avancojë edhe më tutje në sport, duke ndërtuar infrastrukturë të re sportive por edhe të promovojë disiplina të reja të sporteve.

“Do të jeni nikoqir te Lojërave Mesdhetare të vitit 2030, kjo është e rëndësishme, një ligj i ri është miratuar, ai do të ndihmojë në ndërtimin e infrastrukturës, organizimin e kësaj ngjarje”, shtoi ndër të tjera Capralos.

Në fund, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi theksoi se në këto dhjetë vite, të gjitha sukseset e arritura janë bërë falë mbështetjes dhe bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare sportive.

Gjatë ditës së hënë, Bach dhe Capralos, të shoqëruar nga drejtuesit e KOK-ut, janë mirëpritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që ishte i shoqëruar nga zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vedat Muriqi, kapiteni i ri i Kosovës

Vedat Muriqi, kapiteni i ri i Kosovës

Reali mbetet pa mesfushorin Valverde

Reali mbetet pa mesfushorin Valverde

Hendboll, kundërshtar nga Italia për Kastroitin

Hendboll, kundërshtar nga Italia për Kastroitin

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Hoffenheimi paralajmëron Kosovën për Asllanin

Drenori: Deklarata e Kurtit për Specialen në takimin me Kallasin rrëzon tezat se nuk po bën mjaftueshëm për ish-krerët e UÇK-së

Drenori: Deklarata e Kurtit për Specialen në takimin me Kallasin rrëzon tezat se nuk po bën mjaftueshëm për ish-krerët e UÇK-së

Lirohet nga autoritetet maqedonase ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

Lirohet nga autoritetet maqedonase ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

Kadrijaj: Institucionet e Kosovës duhet të ndjekin modelin e Kroacisë për mbrojtjen e luftëtarëve

Kadrijaj: Institucionet e Kosovës duhet të ndjekin modelin e Kroacisë për mbrojtjen e luftëtarëve

“Info Nata”- 22.09.2026

“Info Nata”- 22.09.2026

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian

Shkodra: Ndryshimi i ligjit për Specialen është i pamundur

Shkodra: Ndryshimi i ligjit për Specialen është i pamundur

​Ramë Lahaj thërret për unitet dhe bën Betimin e Ushtarit të UÇK-së

​Ramë Lahaj thërret për unitet dhe bën Betimin e Ushtarit të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën