TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Avokati i Popullit: Vendimi i ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë është diskriminues

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Avokati i Popullit: Vendimi i ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë është diskriminues

Avokati i Popullit vlerëson se vendimi i ZRRE-së ka elemente të diskriminimit dhe trajtimit të pabarabartë ndaj konsumatorëve.

“Tarifat e ndryshme e të bazuara në nivel të konsumit të energjisë elektrike janë në kundërshtim me nenin 47 të Ligjit Nr. 05/L-084 për Rregullatorin e Energjisë, ku theksohet domosdoshmëria që tarifat të kenë karakter jo diskriminues. Vendimi i ZRRE-së për të përjashtuar konsumatorët e veriut të Kosovës nga shtrenjtimi i rrymës krijon situatë të diskriminimit të pjesës tjetër të konsumatorëve. Gjithashtu, subvencionimi në mes të kategorive të konsumatorëve me çmime të rregulluara vë gjithashtu ZRRE-në në pozicion diskriminues. Vendimi për faturim retroaktiv dhe mos-reflektimi i saj në faturë si dhe mos-reflektimi i nivelit të subvencionimit në faturë përbën gjithashtu shkelje të të drejtës së konsumatorëve për informim. Masat afirmative të vendosura në vendimin e ZRRE-së nuk i gëzojnë njëjtë të gjithë konsumatorët me çmime të rregulluara dhe nga shtrenjtimi nuk preken njëjtë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Tutje, avokati i Popullit ka vlerësuar se vendimi i ZRRE-së për shtrenjtim selektiv të energjisë për vendosje të bllok tarifave dhe vendimi për subvencion, bien në kundërshtim me parimet e vendosjes së tarifave.

“Vendimi i ZRRE-së për shtrenjtim selektiv të çmimit të energjisë, për vendosje të bllok tarifave dhe vendimi për subvencionim gjithashtu selektiv bien në kundërshtim me parimet e vendosjes së tarifave të përshkruara në legjislacionin vendor, me legjislacionin e Komunitetit të Energjisë në Vjenë dhe në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit. Avokati i Popullit e vlerëson të nevojshme që Qeveria e Kosovës të themeloi fondin e konsumatorëve në nevojë. Pakoja e re e paralajmëruar e legjislacionit në fushën e energjisë të përcaktoj qartësisht kufirin e varfërisë energjetike dhe ta ndërlidhë atë me të hyrat familjare në mënyrë që mbështetja për konsumatorët e cenueshëm të jetë e qëndrueshme, dinamike dhe të reflektoi situatën socio-ekonomike të tyre pa diskriminuar të tjerët. Diskriminimi bazuar në nivelin e konsumit duhet të hiqet dhe ZRRE në bashkëpunim me Qeverinë, Agjencinë e Efiçiencës së Energjisë dhe Fondin e Efiçiencës të gjejnë mekanizma tjerë të rritjes së vetëdijes apo nxitjes për efiçiencë pa kufizime të niveleve të konsumit dhe dallim të çmimeve për shfrytëzim të një komoditeti që duhet paguar për njësinë e shpenzimit, jo për volumin e tij”, thuhet në komunikatë.

Avokati i Popullit e vlerëson të nevojshme që i gjithë procesi i përcaktimit të strukturës tarifore dhe lartësisë së tarifave të rikthehet në pikën zero dhe çdo proces i ardhshëm, të ndiqet nga parimet e mos diskriminimit etnik apo regjional dhe barazisë së konsumatorëve në tregun e rregulluar.

Tags: Avokati i PopulitVendimi i ZRRE-së
ShareTweet

Postime të ngjashme

Punë të reja “shtetërore” për kompanitë e Zvonko Vesellinoviqit në Serbi

Punë të reja “shtetërore” për kompanitë e Zvonko Vesellinoviqit në Serbi

Brenda një viti parashtrohen mbi 1600 ankesa për shkeljen e të drejtave të njeriut

Ende asnjë prej 27 subjekteve politike s’e ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë

Konjufca: Serbia e ka goditur Kosovën në mirëbesim

Konjufca: Serbia e ka goditur Kosovën në mirëbesim

Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

Përfshihet nga flaka një banesë në Prishtinë, dyshohet se zjarri nisi nga kuzhina

Presion mbi presidentin francez për zgjedhje të parakohshme ose dorëheqje

Macron insiston se operacionet në Ngushticën e Hormuzit janë vetëm mbrojtëse

Dokumentari i anuluar nga BBC për Gazën fiton çmimin BAFTA

Dokumentari i anuluar nga BBC për Gazën fiton çmimin BAFTA

Punë të reja “shtetërore” për kompanitë e Zvonko Vesellinoviqit në Serbi

Punë të reja “shtetërore” për kompanitë e Zvonko Vesellinoviqit në Serbi

Erdogan: Ndryshimet gjeopolitike theksojnë nevojën për lidhje më të ngushta Turqi-BE

Erdogan: Ndryshimet gjeopolitike theksojnë nevojën për lidhje më të ngushta Turqi-BE

Brenda një viti parashtrohen mbi 1600 ankesa për shkeljen e të drejtave të njeriut

Ende asnjë prej 27 subjekteve politike s’e ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë

Irani paralajmëron Evropën kundër lëvizjes ushtarake në Ngushticën e Hormuzit

Irani paralajmëron Evropën kundër lëvizjes ushtarake në Ngushticën e Hormuzit

Konjufca: Serbia e ka goditur Kosovën në mirëbesim

Konjufca: Serbia e ka goditur Kosovën në mirëbesim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën