TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Avancimi i Shqipërisë dhe presidenca irlandeze rrisin pritjet e Kosovës për statusin kandidat në BE

by teve1
1 orë ago
0
A A
BE-ja kërkon formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

Kosova po synon të përfitojë nga momentumi i ri gjeopolitik në Bashkimin Evropian për të avancuar kërkesën e saj për statusin e vendit kandidat.

Derisa të martën, Brukseli do të jetë nikoqir i katër konferencave ndërqeveritare mes Bashkimit Evropian dhe katër vendeve kandidate, Shqipërisë, Malit të Zi, Ukrainës dhe Moldavisë, institucionet në Kosovë e cilësojnë këtë si një moment të rëndësishëm që thekson se zgjerimi i unionit tashmë po merr dimension politik e strategjik.

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, thotë për KosovaPress se momenti aktual paraqet një mundësi të rëndësishme edhe për Kosovën.

Ai thotë se zgjerimi nuk po trajtohet më vetëm si proces teknik, por edhe si domosdoshmëri gjeopolitike, ndërsa përparimi i vendeve të rajonit, veçmas Shqipërisë, sipas tij, është në interes të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Ai kërkon që progresi i Kosovës të matet sipas reformave dhe rezultateve të arritura, duke argumentuar se vendi ka shënuar avancim në indikatorët e demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Sipas tij, Kosova nuk duhet të kushtëzohet me zhvillimet në dialogun me Serbinë apo me progresin e këtij shteti në rrugën drejt integrimit evropian.

“Jemi në një moment gjeopolitik, përgjigjja e BE-së po ashtu është gjeopolitike dhe, sigurisht, ne i gëzohemi anëtarësimit edhe të Shqipërisë. Sa më shumë që ecën përpara Shqipëria, aq më mirë. Dhe është vlerësim i Bashkimit Evropian se çfarë konsiderohet. Anëtarësimi përbëhet prej dy komponentëve: është vlerësimi në aspektin e meritës, pra reformat që kërkohen dhe që duhet të bëhen, por edhe aspekti politik. Ju e dini, ta zëmë, që Maqedonia e Veriut kishte disa ngecje për shkak të disa kërkesave politike në proces. Dhe po ashtu edhe ne e kemi dialogun pjesë përbërëse, progresin në dialog, prandaj edhe keni parë deklaratat e kryeministrit Kurti që të ketë vlerësim real të reformave edhe të progresit të Kosovës pa e lidhur me progresin e Serbisë. Serbia jo vetëm që nuk po ecën përpara, por ka edhe një mosdëshirë për të ecur përpara, prandaj edhe ka rënë kaq mbrapa në indekset e demokracisë dhe të sundimit të ligjit. Kjo nuk është problem për ne, në kuptimin e tyre të brendshëm, sado që problemet e brendshme të shteteve tentojnë të shpërfaqen si agresivitet i jashtëm. Por për ne është e rëndësishme që të mos kapemi nga mungesa e vullnetit të Serbisë për normalizim apo edhe nga progresi i tyre. Ne duhet të kemi rrugën tonë të progresit dhe të vlerësohemi në bazë të meritës sonë, e që në të gjithë indikatorët del se kemi përparim të theksuar”, deklaron ai.

Duke folur për presidencën irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian, Zulfaj thotë se institucionet e Kosovës po intensifikojnë përpjekjet diplomatike për të siguruar mbështetjen e shteteve anëtare, me synimin që kërkesa e Kosovës për statusin e vendit kandidat të vendoset në agjendën evropiane.

Sipas tij, megjithëse vendi po bën përpjekje maksimale, vendimi përfundimtar mbetet në duart e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Jemi në një fazë më dinamike të procesit. Po mundohemi të shtyjmë përpara konsensusin e BE-së dhe po punojmë në këtë drejtim. Nuk i kemi ne si një shtet me kapacitete të kufizuara, në kuptimin e dinamikës që kërkohet të lobimit me të gjitha vendet e BE-së dhe institucionet e BE-së, ku kërkohet shumë energji, kapital dhe shumë njerëz. Ne po bëjmë maksimumin që në këtë moment gjeopolitik të zgjerimit të shfrytëzojmë edhe presidencën e Irlandës, e cila është pro zgjerimit, që të shtyhet përpara në agjendë statusi i vendit kandidat. Sa do të arrijmë këtë varet shumë edhe nga i gjithë pozitiviteti që e krijojmë si shtet dhe shoqëri karshi agjendës së reformave dhe zgjerimit. Duhet të ketë reflektim shtetëror dhe shoqëror, po ashtu edhe reflektim të BE-së, pasi vendimin duhet ta marrin ata”, shton ai.

Ndërkaq, njohësja e integrimeve evropiane, ish-diplomatja Alma Lama, vlerëson se presidenca irlandeze përbën një zhvillim pozitiv për Kosovën, duke pasur parasysh mbështetjen që Irlanda i ka dhënë vazhdimisht shtetësisë së saj.

Pavarësisht kësaj, ajo shton se politika e zgjerimit të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet e pandryshuar dhe përparimi i secilit shtet do të varet nga përmbushja e standardeve dhe reformave, e jo nga ndonjë qasje favorizuese.

Ajo thekson se Irlanda mund të ndihmojë që kërkesa e Kosovës për anëtarësim të shqyrtohet më shpejt, por paralajmëron se kriza e brendshme politike dhe mosformimi i institucioneve të reja mund të ndikojnë negativisht në këtë proces.

“Është lajm i mirë për Kosovën, është vend njohës dhe miqësor ndaj Kosovës. Sa kam parë unë, prioritetet e kësaj presidence do të jenë një lloj vazhdimësie e politikave të BE-së pothuajse në të gjitha fushat. Sa i përket Ballkanit Perëndimor, është evidente se politika e BE-së nuk ka ndryshuar dhe vendet do t’i afrohen BE-së sipas përmbushjes së standardeve. Nuk do të ketë ndonjë anëtarësim në bllok apo për hatër. Sa i përket Kosovës, nuk ka ndonjë lëvizje apo shqyrtim të kërkesës së saj për anëtarësim. Sigurisht, Irlanda, me një diplomaci të mirë nga shteti i Kosovës, do të mund ta shtynte çështjen përpara, së paku për t’u shqyrtuar kërkesa e Kosovës. Por, nëse vazhdon kriza institucionale, siç e kemi parë, dhe Kosova s’ka përfaqësues legjitimë të institucioneve, por qeveri në detyrë dhe s’ka një parlament që funksionon, atëherë nuk besoj se do të ketë ndonjë ndryshim në raport me Bashkimin Evropian”, deklaron ajo.

Presidenca gjashtëmujore e Këshillit të Bashkimit Evropian kaloi nga Danimarka te Irlanda më 1 korrik dhe do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2026.

Nën moton “Strength With Unity” (Forcë përmes unitetit), Dublini ka vendosur zgjerimin e BE-së ndër prioritetet kryesore të mandatit të tij. Irlanda synon të çojë përpara negociatat me vendet kandidate, duke punuar për përfundimin e bisedimeve me Malin e Zi dhe për avancimin e negociatave me Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën, krahas vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën.

Në anën tjetër, Kosova ka aplikuar për statusin e vendit kandidat në dhjetor të vitit 2022, por ende ky aplikacion nuk është shqyrtuar nga unioni evropian.

ShareTweet

Postime të ngjashme

QKUK formon komision ad-hoc për rastin në Klinikën e Pediatrisë, suspendon një punëtor dhe merr masa ndaj katër infermierëve

QKUK formon komision ad-hoc për rastin në Klinikën e Pediatrisë, suspendon një punëtor dhe merr masa ndaj katër infermierëve

Vazhdojnë pritjet në kufi – Gjendja aktuale në pikat kryesore kufitare

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet në Prishtinë një shtetas gjerman i kërkuar nga INTERPOL-i

KFOR zhvillon stërvitje reagimi me ulje ajrore pranë Kampit Bondsteel

KFOR zhvillon stërvitje reagimi me ulje ajrore pranë Kampit Bondsteel

QKUK formon komision ad-hoc për rastin në Klinikën e Pediatrisë, suspendon një punëtor dhe merr masa ndaj katër infermierëve

QKUK formon komision ad-hoc për rastin në Klinikën e Pediatrisë, suspendon një punëtor dhe merr masa ndaj katër infermierëve

Laporta konfirmon se Barcelona e synon sulmuesin Adeyemi

Laporta konfirmon se Barcelona e synon sulmuesin Adeyemi

Vazhdojnë pritjet në kufi – Gjendja aktuale në pikat kryesore kufitare

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet në Prishtinë një shtetas gjerman i kërkuar nga INTERPOL-i

Zyrtare: Talenti Brajan Gruda e vendos të ardhmen

Zyrtare: Talenti Brajan Gruda e vendos të ardhmen

KFOR zhvillon stërvitje reagimi me ulje ajrore pranë Kampit Bondsteel

KFOR zhvillon stërvitje reagimi me ulje ajrore pranë Kampit Bondsteel

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se aksidentalisht e plagosi një tjetër

Arrestohet një 19-vjeçar i dyshuar për tentimgrabitje në një argjendari në Gjilan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën