TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Autoblindat ushtarake “Shota” drejt prodhimit edhe në Kosovë

Autoblindat ushtarake të prodhimit shqiptar “Shota”, tani do të prodhohen edhe në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes në një përgjigje për Tëvë1. Njohësit e sigurisë thonë se kjo marrëveshje është në kuadër të plotësimit të normave për t’u anëtarësuar Kosova në Aleancën Veriatlantike, NATO.

by Venhar Isufi
4 muaj ago
6 0
A A

Marrëveshja u arrit në mars të vitit 2025.

Përveç në Shqipëri, tashmë autoblinda ushtarake “SHOTA” do të prodhohet edhe në Kosovë.

Kjo pajisje ushtarake do t’i shtohet stokut të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas marrëveshjes së darkorduar mes ministrave të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Pirro Vengo.

Këtë e konfirmoi për Tëvë1, zëdhënësja e Ministrisë në detyrë të Mbrojtjes, Liridona Gashi.

“Konfirmojmë se autoblinda ushtarake ‘Shota’ e dizajnuar në Shqipëri do të prodhohet edhe në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit në industri të mbrojtjes të arritur përmes marrëveshjes trelatare ndërmjet Kosovës-Shqipërisë dhe Kroacisë që u nënshkrua në mars të vitit 2025. Sa i përket fillimit të prodhimit, ende jemi në fazën e aspektit logjistik të implementimit të kësaj marrëveshje, megjithatë lajm i rëndësishëm është fakti që kemi dakordim me Shqipërinë që të fillojë prodhimi dhe në Kosovë”, deklaroi ajo.

Këtë marrëveshje e sheh të dobishme ish-deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli.

“Marrëveshjet e bashkëpunimit me Shqipërinë janë shumë të dobishme, shumë të nevojshme sepse përvec që është shtet amë, që jemi një popull një komb, është edhe shtet anëtar i NATO-s dhe përvojat e tyre janë shumë të nevojshme dhe shumë të dobishme për Republikën e Kosovës… Ne pretendojmë që të jemi edhe anëtarë të NATO-s në një afat sa më të shpejt, dhe këto elemente janë një plus i madh”, deklaroi ai.

E njëjtë mendojnë edhe ekspertë të sigurisë.

Njohësi i kësaj fushe, Fatjon Softa nënvizoi se kjo bëhet edhe për të parandaluar çdo tentativë të Serbisë për destabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“Në krijimin e një bashkëpunimi për një mbrojtje edhe kolektive në rast të ndonjë situate të mundshme që mund të agravoj në vendin Ballkanik. Dhe kjo shërben më parë, Mbrojtja është alternimi i doktrinave dhe i aleancës në kuadër të NATO-s për të përgatitur edhe Kosovën që në një moment të dytë të anëtarësohet jo vetëm për dëshirën e saj por edhe qenien e saj, që të jetë pjesë e Aleancës Euroatlantike”.

Autoblinda ushtarake ‘’Shota’’, e projektuar si mjet MRAP (Mine Resistant Ambush Protected), ofron kapacitet transport 2 anëtarë ekuipazhi + deri në 8 ushtarë, blindim balistik BR7, rezistent ndaj municioneve 7.62mm.

Është i projektuar për mbrojtje të lartë ndaj minave dhe ndaj shpërthimeve deri në 6kg TNT nën mjet.

Gjithashtu është i përshtatshëm për terrene të vështira, ka ulëse anti-shpërthim, xhama balisitkë dhe sistem modern sigurie.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Avokati i Popullit iu premton minatorëve që do t’i adresojë kërkesat e tyre

Trafot e vjedhura, deklarohet Trepça: Ishin jashtë funksionit, s’ndikojnë në operimin e ndërmarrjes

Policët ende në pritje të rimbursimit të mjeteve për pagën e 13-të dhe shujtat

Të shtënat me armë në Gjakovë, një i lënduar

​Haradinaj për emërimet e Kurtit: E pahijshme dhe e panevojshme

​Haradinaj për emërimet e Kurtit: E pahijshme dhe e panevojshme

​Feride Rushiti foli nga foltorja e Presidencës, ja arsyetimi i Albulena Haxhiut

Haradinaj: LVV dhe PSD të koordinuara kundër Vjosa Osmanit për interesa politike

Haradinaj: LVV dhe PSD të koordinuara kundër Vjosa Osmanit për interesa politike

Vodhi varëse ari në vlerë prej 12 mijë euro, arrestohet 17-vjeçari

Vodhi varëse ari në vlerë prej 12 mijë euro, arrestohet 17-vjeçari

Këto tri lule mbillen në maj dhe e mbajnë tarracën plot ngjyra gjithë verën

Këto tri lule mbillen në maj dhe e mbajnë tarracën plot ngjyra gjithë verën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën