TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Atiq: Lista Serbe i fitoi zgjedhjet me kërcënime ndaj qytetarëve

by Venhar Isufi
6 muaj ago
2 0
A A

Në katër komunat veriore të vendit, fituese e zgjedhjeve të 12 tetorit doli Lista Serbe.

Ajo u premtoi qytetarëve të komunitetit serbë, se me ardhjen e tyre në qeverisjen lokale, do të rikthehet siç kanë thënë “gjendja e mëparshme”.

Por një gjë të tillë kryetarët aktual shqiptarë, thonë se nuk do ta lejojnë.

Kryetari i Zveçanit nga radhët e PDK-së, Ilir Peci thekson se është i gatshëm ta bëjë dorëzim-pranimin tek kryetari i ri nga Lista Serbe, Dragisha Miloviq, por ka një kusht.

“Deri sa ka shkuar gjithçka sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, momentin kur epet betimi për kryetarin e ri, e komunës do të thotë unë do jem i gatshëm me ia bë dorëzim-pranimin ngjashëm sikur në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Dashtë Zoti nëse pranon edhe ai me bë një gjë të tillë, nëse jo atëherë do të shohim se cfarë hapa do të ndërmarrim”, ka thwnw ai.

Në anën tjetër, kryetari i Mitrovicës së veriut, Erden Atiq thotë se Lista Serbe, edhe në këto zgjedhje fitoi me shantazh dhe kërcënime ndaj qytetarëve.

Në këtë komunë ku fitues doli, Milan Radojeviq, Atiq thotë se ata kanë punuar me lista sociale, për çka edhe bënë thirrje për hetim nga organet e rendit.

“ Është shumë brengosëse fakti që Lista Serbe i instrumentalizon qytetarët edhe i shantazhojnë me lista të pagave me lista të ndihmës së asistencës sociale që i marin nga shteti serb. Shpresoj që institucionet tona do të ndërmarrin diçka në këtë drejtim që në mënyrë që qytetarët serbë në të ardhmen të dalin të votojnë pa presion dhe pa ndikim kështu nga Lista Serbe”, shprehet Atiq.

Për punën e tij rreth 3 vjeçare, Atiq thotë se u shërbeu të gjitha komuniteteve, pa dallim.

“Ne jemi munduar me shpërnda buxhetin te investimet kapitale edhe gjithë punën që e kemi bërë jemi munduar në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët me shpërnda këtë punë. Kjo besoj ka ndikuar në ndryshimin e perceptimit të qytetarëve serbë të kësaj komune në drejtim të institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo e dëshmon rënie e madhe të Listes Serbe për gati 50% në këto zgjedhje lokale në krahasim me zgjedhjet e kaluara”, thotë ai.

Në komunën e Zubin Potokut, kryetar është zgjedhur Milos Peroviq ndërkaq në Leposaviq, Zoran Todiq nga Lista Serbe.

Partitë shqiptare në katër komunat veriore kanë arritur të zënë ulëse në Kuvendet komunale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çështja e presidentit, Glauk Konjufca: Nëse është jo-partiak, jap dorëheqje nga kandidatura

Çështja e presidentit, Glauk Konjufca: Nëse është jo-partiak, jap dorëheqje nga kandidatura

MINTI gjobit KEDS-in me 30 mijë euro për gjashtë njehsorë me afat të skaduar

MINTI gjobit KEDS-in me 30 mijë euro për gjashtë njehsorë me afat të skaduar

10 vjet burgim dhe 30 mijë euro gjobë ndaj tre të akuzuarve për transportim e shitje të narkotikëve

30 ditë paraburgim për katër të arrestuarit në Ferizaj, u kapën me rreth 18 kg drogë

Kryeministria jep detaje për takimin e Kurtit me ministrin belg, Prévot

Kreu i Shtabit të SHBA-së: Marina Amerikane ka bllokuar portet iraniane dhe ka ridrejtuar 13 anije

Prokuroria për rastin në Malishevë: Viktimat u dërguan pa shenja jete, shkaqet ende të panjohura

Prokuroria për rastin në Malishevë: Viktimat u dërguan pa shenja jete, shkaqet ende të panjohura

Pas vdekjes së punëtorit në Ferizaj, Hoti paralajmëron aksion të jashtëzakonshëm inspektimesh në ndërtimtari

​“I gatshëm vetëm si zgjidhje e fundit” – Hoti flet për postin e presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën