TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arrestohet një person për deklarim të rremë nën betim pas pretendimeve për ryshfet

by Tëvë1
6 muaj ago
4
A A
Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person, i cili në qershor të këtij viti kishte deklaruar se disa persona zyrtarë po i kërkonin ryshfet për bartjen e aksioneve në pronësinë e tij, tashmë dyshohet se ka bërë deklarim të rremë.

Sipas Policisë, rasti ishte raportuar nga një mashkull kosovar në cilësinë e ankuesit, i cili kishte pretenduar se kërkesa për ryshfet lidhej me bartjen e aksioneve që ai kishte blerë nga bashkëaksionarët e tij.

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në qershor të vitit 2025 nga një person mashkull kosovar në cilësi të ankuesit, kishte pranuar informacion se disa persona zyrtarë janë duke i kërkuar ryshfet me qëllim të bartjes së aksioneve në pronësinë e tij, pasi ky i fundit i kishte blerë nga bashkëaksionarët e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Megjithatë, pas veprimeve hetimore të ndërmarra në koordinim me Prokurorinë kompetente, Policia ka bërë të ditur se janë siguruar dëshmi të cilat tregojnë se pretendimet e ankuesit nuk qëndrojnë.

“Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim dhe me autorizim të prokurorit kompetent, ka ndërmarrë veprime hetimore, gjatë të cilave janë siguruar dëshmi nga të cilat rezulton se personi i lartcekur dyshohet se ka deklaruar rrejshëm”, thuhet më tej në njoftim.

Sipas Policisë, me këto veprime i dyshuari ka konsumuar veprën penale “Deklarimi i rremë nën betim”.

“I dyshuari mashkull kosovar, me datën 22.12.2025, është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, i njëjti është ndaluar për 48 orë”, bën të ditur Policia e Kosovës.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë nga organet kompetente.

Tags: arrestimPoliciaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Arkivi i gazetës Rilindja është historia jonë

Kurti: Arkivi i gazetës Rilindja është historia jonë

Në Kosovë kundërshtohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së më 16 shtator

Në Kosovë kundërshtohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së më 16 shtator

Qorrolli: Duam t’i japim vendit stabilitet institucional, preferojmë konsensus me LDK-në

Qorrolli: Duam t’i japim vendit stabilitet institucional, preferojmë konsensus me LDK-në

Qorrolli: Është e pandershme që opozita të vendos kushte për formimin e institucioneve

Qorrolli: Është e pandershme që opozita të vendos kushte për formimin e institucioneve

Kurti: Arkivi i gazetës Rilindja është historia jonë

Kurti: Arkivi i gazetës Rilindja është historia jonë

Ronaldo me shifër prej 975 golave në karrierë

Ronaldo kundër Modriqit në përballjen historike në Toronto

Portieri Çoriq i bashkohet Gjilanit

Portieri Çoriq i bashkohet Gjilanit

Në Kosovë kundërshtohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së më 16 shtator

Në Kosovë kundërshtohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së më 16 shtator

Qorrolli: Duam t’i japim vendit stabilitet institucional, preferojmë konsensus me LDK-në

Qorrolli: Duam t’i japim vendit stabilitet institucional, preferojmë konsensus me LDK-në

Qorrolli: Është e pandershme që opozita të vendos kushte për formimin e institucioneve

Qorrolli: Është e pandershme që opozita të vendos kushte për formimin e institucioneve

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

AUV: Nuk është marrë asnjë masë për mbylljen e subjektit që merret me përpunimin e qumështit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën